Enciklopedike

Hapat gjigandë që bëri njerëzimi: Motorri me avull – Britani, shekulli 18

Screen Shot 2015-07-20 at 11.24.21

Jeremy Black

Ndryshe nga bomba atomike, në rastin e motorrit me avull nuk kishte një shpikje të vetme. Fillimisht ishte motorri i palëvizshëm me avull, ku personi më i rëndësishëm ishte Thomas Newcomen. Më pas, James Watt përmirësoi efiçencën dhe kapacitetin e tij për të prodhuar energji. Më vonë, motorri i palëvizsshëm me avull u transformua në lokomotivën me George Stephensonin.

Motorri me avull solli transformimin e njerëzce poërtej pengesave ekzistuese të përdorimit të energjisë, që do të thoshte se shoqëria njerëzore mund të zhvillohej në gjithfarësoj mënyrash. Tani ne e dimë se poasojat afatgjata mjedisore të industrializimit kanë qenë të dëmshme, por nga ana tjetër, jeta do të kish qenë krejt ndryshe nëse do të kishim mbetur pa sistemet e prodhimit, energjisë dhe komunikimit.

Pasojat afatgjata të motorrit me avull ishin gjithcka që ne kuptojmë me modernitet. Na dha mundësinë të përshpejtojmë ekzistencën dhe kapërcejmë penegesat që hasin të gjithë speciet e tjera. Për pjesën më të madhe të hsitorisë, ne nuk kemi qenë shumë të ndryshëm nga pikëpamja organizative nga kafshët e tjera, që kanë gjuhën, aftësinë për të vepruar në grup dhe sistemet e hierarkisë. Ne kështu kemi qenë për pjesën më të madhe të historisë, por ne u zhvendosëm në një nivel krejt tjetër kur kishim gjithcka që nënkuptohet në fjalën modernitet. Ishte motorri me avull që e vuri këtyë në lëvizje./History Today – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button