Enciklopedike

Hapat gjigandë që bëri njerëzimi: Raporti Montagu-Chelmsford – Perandoria Britanike, 1918

Screen Shot 2015-07-20 at 11.26.08Peter Robb

Pas Luftës së Parë Botërore, kishte një ndjesi në Britani se duhej bërë diçka për të rikompensuar Indinë sa u përket përpjekjeve të saj për luftë. Në të njëjtën kohë, kishte një rritje të organizimit dhe acarimit politik në vend, dhe punët e qeverisë ishin zgjeruar aq shumë sa që autoriteteve kolonialë u duhej që të përfshinin më shumë indianë.

Ishte kjo origjina e një raporti të shkruajtur nga Lordi Chelmsford, nënmbret i Indisë dhe Edvin Montagu, sekretar shteti i Indisë. Raporti thoshte se britanikët duhej të ndërmerrnin hapa vendimtarë drejt dhënies së lirisë së vetëqeverisjes për indianët. Ky ishte i pari pranim formal, të paktën prej britanikëve, që popujt joeuropianë mund të vetëqeveriseshin sipas një modeli modern qeverisjeje. Të gjithë diskutimet e mëvonshëm nuk ishin më nëse India duhej të qeverisej, por kur India do të vetëqeverisej.

Shumica e britanikëve mendonin se do të ndodhte diku në 100 vitet e ardhshëm. Ata nuk e imagjinonin që mund të ndodhte në 1947, por pasi ishte hyrë në valle, tashmë qe e vështirë të dilej. Indianët nuk mendonin se po u ofrohej aq sa duhej, apo që oferta ishte e sinqertë; kështu që ata po organizoheshin, sidomos nën Gandin, duke krijuar një shembull për lëvizjet e ardhshme politike.

Asgjë e tillë nuk ish bërë ndokund tjetër në 1918 dhe askush nuk kish pranuar se mund të bëhej. Atëherë, tendenca e të gjithë vendeve evropianë ishte të bënin sa më shumë koloni. Sigurisht që askush nuk hiqte dorë prej tyre. Mund t’u jepeshin disa të drejta, por askush me autoritet nuk mund të thoshte se ata do të vetëqeverieshin. Por, raporti Montagu-Chelmsford thoshte pikërisht këtë.

Ishte një ndryshim i thellë psikologjik. Në një farë kuptimi, i gjithë dekolonizimi britanik vazhdoi që nga ai moment dhe nga ideja e tij që një shtet-komb i ri mund të krijohej nga joeuropianë, që disa njerëz mendonin se nuk ishin të aftë të vetëqeveriseshin.

India ishte vendi më i madh nën dominimin europian, dhe kur u duk se po fitonte të drejtën e vetëqeverisjes, të gjithë të tjerët nisën të flasin për dekolonizim. Raporti i dha forcë pikëpamjes që perandoria ishte e paligjshme dhe që ishte e mundur të transferohej pushteti tek shtetet e rinj. Shembulli u kap në ajër ehde nga shtete të tjerë dhe vetë India ishte një forcë madhore në komitetin e dekolonizimit të Kombeve të Bashkuara./History Today-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button