Enciklopedike

Hapat gjigandë që bëri njerëzimi: Themelimi i Shoqërisë Mbretërore – Angli, 1660

Screen Shot 2015-07-20 at 11.20.37Patricia Fara

Kur Mbreti Karli II erdhi sërish në pushtet, një grup njerëzish që kishin punuar në Oksford u rikthyen në Londër dhe vendosën të krijojnë një shoqëri për të kryer kërkime eksperimentale. Ishte e para shoqëri kombëtare shkencore që u krijua në Europë.

Ndonëse ishte më shumë si një klub xhentëlmenësh, ajo lejoi njerëzit të mblidheshin për të kryer eksperimente, të bënin kërkime, të shpërndanin teori të reja dhe të grumbullonin të dhëna. Brenda pak viteve pati një shoqëri të ngjashme në Paris, dhe shumë shpejt ato nisën të përhapen në të gjithë Europën.

Organizatat që i përkushtohen kërkimeve shkencore janë shumë të rëndësishme dhe unë mendoj se historianët duhet të shkruajnë më shumë se si arrihet shkenca, dhe jo thjeshtë për arritjet më të mëdha. Ka patur shumë histori shkence për heronj si Neëtoni apo Darëini, dhe jo aq sa duhet për institucionet. Për pua, pyetja e madhe është se si shkenca është bërë kaq shumë integrale me shoqërinë e sotme: unë besoj se Shoqëria Mbretërore ka qenë themeli isntitucional që bëri të mundur shkencën moderne. History Today-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button