Allan Chapman
Qarkullimi i gjakut mund të tingëllojë si dicka që të gjithë ne e pranojmë, por në fakt ai nuk u zbulua para vitit 1628. Përpara këtij viti besohej se gjaku vinte nga ushqimi në mëlçi, më pas hynte në zemër ku ngrohej përpara se të shjkonte në vena, dhe jo në arterie. Kjo është arsyeja përse Shekspiri dhe të tjerë flasin për “gjak që u përshkon venat” në vend të arterieve.
Ëilliam Harvgey ishte mjeku i james I. Përmes një studimi të hollësishëm të kraharorit ai arriti në konkluzionin që zemra nuk e ngrohte gjakun, ajo e pomponte drejt arterieve. Ai edinte nga Fabricius se venat kishin shkallëza, që Harvey kuptoi se ndihmonin gjakun të rikthehej në zemër, duke përfunduar kështu qarkun. Harvey punoi para se të shpikej mikroskopi dhe nuk dinte se si gjaku shkonte nga arteriet në vena, por ai bëri një hamendësim shumë të guximshëm që kjo ndodhte ndoshta nga enë aq të vogla, saqë ai nuk mund t’i shihte. Kishte të drejtëm, dhe ne i quajmë këta kapilarë.
Ishte një zbulim me rëndësi kolosale. Ka patur shumë përparime që atëherë, por unë do të thoja se zbulimi i qarkullimit ishte kaq i rëndësishëm sepse pa të, të tjerë nuk do të kish patur. Nuk mund të kryhej operacioni modern apo të kryhej një injeksion pa qarkullimin, dhe a mund të imagjinohet një zbulim mjekësor modern pa patur dijeninë që gjaku pompohet prej zemrës?
Teoria e Harvey u botua në vitin 1628 në një libër të quajtur “Mbi lëvizjen e zemrës dhe gjakut” dhe mund të mendohet se pas kësaj, atij i janë dyndur pacientët. Megjithatë, kjo për pak sa nuk i hkstaërroi karrierën si doktor. Në ato kohë, doktorët ishin shumë konservatorë dhe nuk bënin shpikje – këto bëheshin vetëm nga mashtruesit. Mendohej se doktorët e mirë e zbatonin mjekësinë dhe diagnostikonin në pajtim me mësimet e të lashtëve. Kështu që, zbulimi më i madh mjekësor i shkaktoi një telash të madh financiar zbuluesit!NewScientist-Bota.al