Enciklopedike

Hapat gjigandë që bëri njerëzimi: Zbulimi i shumë të voglës – Europë, shekulli 17

Screen Shot 2015-07-20 at 11.22.26Jim Bennett

Eshtë një ide kaq themelore e shkencës moderne fakti që ne shpjegojjmë veçoritë e gjërave dujke shkuar nën aparencën sipërfaqësore në mikro-botë. Por, ashtu si cdo gjë që e marrim për të mirëqenë, është arritur në histori.

Mikroskopi njihej që nga dekadat e hershme të shekullit 17. Në fillim ishte vetëm një lodër që mund të shkoje e ta blije në Pazar. Nuk të thoshte asgjë për botën natyrore sepose, ndonëse mund të shihje gjërat e vogla, askush që ishte i interesuar në shpjegimin e botës nuk thoshte që cdo gjë varej prej tyre. Megjithatë, mnikroskopi ishte teknologjia që bëri njerëzit të besojnë se kishtenjë rrugë drejt shumë të voglës. Nuk ishte më thjeshtë çështje spekulimi. Mund të merreshe me të nëmënyrë empirike.

Një mënyrë e re shpjegimi që pranonte një mikrorealitet të fshehur niosi në fund të shekullit dhe një prej eksponentëve parësorë ishte Robert Hooke, autor i Micrographia. Ai artikuloi shumë qartë se mikrobota është pak a shumë si një orë me shumë susta dhe mekanizma. Ashtu si mund të hapim një orë, Hooke tha se mund të hapim edhe botën reale për të parë se si funksionon, dhe mjetet për ta bërë këtë do të ishin mikroskopët gjithjnë e më të fuqishëm. Shumë gëjura ët tjera duhej të ndodhnin përpara se të mbërrinim aty ku jemi sot, në besimin tonë për të shpjeguar makron me anë të mikros, por unë mendoj se gjithçka nisi në shekullin 17. History Today – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button