Horizonti.al

Hëna e përgjakur e Janomamo Sanema-s

Mitet e krijimit të botës, po aq të çuditshme sa edhe Bibla

hena

Fisi i Sanema-s, është pjesë e grupit të fiseve Janomamo që jetojnë në pyllin e Amazonës. Çdo fis ka folklorin e vet, të përcjellë gojarisht nga brezi në brez. Për shkak të kësaj, mitet e tyre të krijimit ndryshojnë. Megjithatë, në përgjithësi Sanema-t besojnë se të gjitha gjallesat kanë zbritur nga “paraardhësit origjinale”, shpirtrat e të cilëve banojnë ende në pyll.

Një prej historive ka në qendër Peribon, Hënën që ha shpirtrat e fëmijëve. Kjo e zemëroi Suharinën, që e qëlloi Peribon me një shigjetë në bark. Gjaku i tij u derdh në tokë, duke formuar pellgje nga të cilat u krijuan njerëzit e vdekshëm. Qëniet njerëzore më ndërluftuese u krijuan aty ku ranë sasitë më të mëdha të gjakut, ndërsa ku pati vetëm disa pika, lindën njerëzit më pak të dhunshëm.

Në një tjetër mit, Naro (I Kundërti), i cili ishte i shëmtuar dhe mbante erë të keqe, qe xheloz për vëllain e tij, Jamonamariva (Bleta e Mjaltit), i cili ishte i bukur dhe kishte dy gra. Naro e vrau Jamonamarivën. Vëllai i tretë, Reha, e zbuloi tradhtinë e Naros dhe e denoncoi atë. Paraardhësit e shkatërruan Naron dhe transformuan veten në shpirtrat dhe kafshë, duke e pikturuar veten me gjakun e tij. Megjithatë përtacia u krijua me një sasi të vogël të jashtëqitjeve të Naros./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button