Horizonti.al

Herman Gëring: “Më vrisni si ushtar!” Dhe kuriozitete të tjera

Banorëve mbi 21-vjeç në Singapor, u merren automatikisht organet pas vdekjes, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Gjatë dënimit me vdekje, me akuzën e krimeve të luftës, Hermann Gëring (një nga ushtarakët më të lartë të Hitlerit) kërkoi të qëllohej si një ushtar, dhe të mos varej si një njeri i zakonshëm. Gjykata e Nurenbergut e refuzoi këtë kërkesë, ndaj ai kreu vetëvrasje duke gëlltitur një kapsulë cianidi të kaliumit, të fshehur në një stilograf.

Shërbyesja e epokës viktoriane, Keit Uebster vrau dhe e copëtoi të dashurën e saj, e zjeu në një kazan dhe pastaj i vodhi identitetin. Trupi i saj u zbulua në kopshtin e natyralistit anglez Dejvid Atenborou 130 vite më vonë.

Një studim i vitit 2004 i 43 frutave dhe perimeve, zbuloi se vlera e tyre ushqyese ishte zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme gjatë 50 viteve të fundit.

Në ishullin Lambej, jashtë brigjeve të Dublinit, Irlanda ka një popullsi kangurësh të vegjël. Ata janë pasardhësit e kafshëve, për të cilat Kopshti Zoologjik nuk mund të kujdesen, për shkak të mbipopullimit.

Nëse jeni një qytetar i Singaporit mbi moshën 21-vjeç, kur të vdiqni, organet tuaja do t’i dhurohen automatikisht njerëzve që kanë nevojë për to.

Para se të këndonin në një koncert në Japoni, grupi britanik Beatles morën një mesazh anonim:”Mos shkoni në Tokio. Jeta juaj është në rrezik!”. 35.000 policë u ngarkuan për të mbrojtur grupin e famshëm muzikor. Por audienca japoneze ishte kaq e sjellshme dhe e qetë, sa që të pranishmit qenë në gjendje të dëgjonin se sa keq performonte live ky grup muzikor

Qentë e prerive, kanë një mekanizëm kompleks të komunikimit, që mund të përmbajë përshkrime të grabitësve brenda sistemit të tyre të sinjalizimit. Dhe madje edhe një alarm specifik për të përshkruar një burrë me armë.

Një vajzë 9-vjeçare në Australi që iu nënshtrua një transplanti të mëlçisë, nuk pati nevojë për marjen e imuno-supresantëve. Dhe kjo pasi grupi i saj i gjakut ndryshoi spontanisht nga O negativ në O pozitiv, për të mirëpritur mëlçinë e dhuruesit.

Leave a Reply

Back to top button