“Ndoshta është për shkak të moshës, ose të lodhjes. Nuk e di, por unë kam arritur në një pikë të jetës sime, në të cilën nuk ma ndjen për asgjë. I lejoj të tjerët të bëjnë çfarë të duan. I lejoj të thonë çfarë tëduan. Nuk debatoj me të tjerët për të më kuptuar mua, për të kuptuar ndjenjat, emocionet, apo frikërat e mia. I lë të tjerët të mendojnë se kanë të drejtë. Mbi të gjitha, kam mësuar të heq dorë. Nëse dikush dëshiron të dalë nga jeta ime, nuk kapem pas tij apo pas saj. Thjesht e lë të largohet dhe vazhdoj jetën time me personat që më mbeten pranë. Nuk kërkoj të mbaj me zor askënd pranë vetes.
Të mos përdorësh fjalë nuk do të thotë të mos shohësh, apo të mos ndjesh. Heshtja është shpesh një shenjë e reflektimit, vlerësimit dhe respektit për veten. Unë hesht atëherë kur e shoh se nga debati me dikë, nuk do të kem asnjë lloj përfitimi. Unë hesht sepse e respektoj veten mjaftueshëm, sa për të mos humbur kohë me dikë që nuk më kupton.
Dhe kur arrin në një moshë të caktuar, realisht nuk të intereson se çfarë bëjnë, apo se çfarë mendojnë tëtjerët. Dëshiron vetëm të ndihesh mirë me veten, të bësh atë që të intereson dhe gjithçka tjetër ta shumëzosh me zero. Nëse më parë ke shpenzuar kohë me gjëra dhe persona që nuk kishin vlerë për ty, me kalimin e kohës fillon dhe i shmangesh shpenzimeve të tilla të kohës së lirë. Fillon të investosh më tepër tek qetësia dhe lumturia jote e brendshme. Gjithçka fillon realisht të rrotullohet rreth vetes.
Nëse në moshë të re mundohesh t’u bësh mirë të gjithëve, kur fillon të moshohesh, mendon më tepër për veten. Dhe këtë gjë nuk e konsideroj egoizëm, por investim në atë çfarë vërtet ka rëndësi”. – Anonim