Analiza

Hilari 2.0 / Rrjetet sociale dhe të rinjtë, për ta rikthyer në Shtëpinë e Bardhë

Ish-zonja e parë, ish-sekretare e shtetit, do të përpiqet përsëri pas disfatës së vitit 2008 kundër Obamës. Sot shpall kandidaturën e saj për presidencën e SHBA-së me një video që ia ka besuar “Facebook” dhe “YouTube”. Dhe për të bindur elektoratin më radikal, do të fokusohet tek pabarazia sociale, pagat dhe lëvizshmëria sociale e bllokuar

Screen Shot 2015-04-11 at 8.33.44 PM

Nju Jork-Tashmë armiku që duhet mposhtur quhet: pashmangshmëri. Dje stafi i Hilari Klintonit bëri me dije, atë që të gjithë e dinin. Shtatë vjet pas të tmerrshmit vitit 2008, kur më e favorizuara në kampin demokrat, u mund në garën kryesore për të fituar emërimin nga i riu Barak Obama, ajo po përpiqet sërish. Sot do t’i drejtohet kombit, me një mesazh të shpërndarë nëpër rrjetet  e njohura sociale: YouTube, Facebook etj.

Screen Shot 2015-04-14 at 10.16.29

Që në atë mesazh do të kërkojë të ketë një ton njerëzor, dashamirës, ​simpatik, joshës dhe motivues. Të vënë pikat mbi “i” një fushate, që duhet të jetë shumë më e ndryshme nga e para.

Klinton niset prapë e para. Por është e vetëdijshme, sesa e rrezikshme është të garosh duke qenë në krye. Këtë e ka provuar në lëkurën e saj. Nuk ka ende asnjë rival të deklaruar në kampin demokrat. Ka kohë, megjithëse kjo vetmi në krye të jep idenë e forcës së saj.

Lëvizjet në bazën e së majtës bëjnë bujë. Organizata si “Move On” apo “Democracy for America”, kanë promovuar Elizabet Uoren si një konkurrente të mundshme, shumë më radikale se Klinton. Por tani për tani Uorren heziton. E megjithatë, Hilari e merr seriozisht këtë sfidë në të majtën e saj. Ndaj, ajo flet gjithnjë e më shpesh për pabarazitë sociale, pagat që nuk po rriten më, lëvizshmërinë e bllokuar sociale, arrogancën e të privilegjuarve: pikërisht çështjet që e bënë të famshme Uorrenin, e cila ishte pranë lëvizjes “Occupy Wall Street”.

Kalibrimi i një mesazhi dhe një programi më majtas, mbi të gjitha në raport me qendrën, me të cilën qeverisi bashkëshorti Bill, është pjesë e ndërtimit të një “Hilari 2.0”. “Hilari Klinton e Re”, duhet të arrijë të përsërisë dy sukseset e Obamës: fitoret e këtij të fundit në vitet 2008 dhe 2012, u ndërtuan mbi një “koalicion laraman”: gratë, të rinjtë, zezakët, hispanikët, aziatikët, homoseksualët.

Përveç grave, që ndaj Hilarit do të kenë një vëmendje të veçantë, pakicat, ato që i dhanë një shtysë vendimtare fitores së Obamës, janë të gjitha për t’u rifituar. Të rinjtë, emigrantët, zezakët: nuk është e thënë të ndjehen me domosdo të tërhequr nga një zonjë 67-vjeçare, një profesioniste e politikës me një karrierë të gjatë, e lidhur me fije të dyfishta me establishmentin politik të vendit, me dellin “dinastik” që vjen nga mbiemri i bashkëshortit ish-president.

Ky është imazhi i vjetër i zonjës Klinton. Ai i riu, duhet të ndërtohet pjesë pas pjese, duke filluar nga video-shpallja. Në Amerikë, prej kohësh zgjedhjet fitohen kryesisht në sajë të përqindjes së pjesëmarrësve në votime. Rregulli është fare i thjeshtë: në qoftë se rritet pjesëmarrja, kjo do të thotë se po votojnë kryesisht të bardhët e moshuar, elementi më i disiplinuar dhe besnik, domethënë një elektorat në shumicë republikane.

Që të fitojë kandidati demokrat, duhet të shkojnë masivisht në votime të gjithë të tjerët: Amerika e Re, d.m.th pakicat etnike dhe të rinjtë. Hilari duhet të përqëndrohet pikërisht tek ata, duke patur parasysh se “Tea Party”, ka një kontroll të fortë mbi Amerikën Grenxë (e bardhë, anglo-saksone dhe protestante) në moshë të mesme. Paradoksalisht, është mungesa e rivalëve – të paktën tani për tani – në kampin demokrat, që kërcënon ta bëjë detyrën e saj më të vështirë.

Një debat i brendshëm e i gjallë në garën paraprake, gjeneron vëmendjen, ushqen pasionet, pra krijon një dinamikë që mund të rrisë pjesëmarrje në zgjedhje. Pashmangshmëria, nëse arrin të shndërrojë pjesën e parë të fushatës së Hilarit në një shëtitje të qetë drejt kurorëzimit nga partia si kandidate zyrtare, do të shkaktojë më shumë përplasje, sesa entuziasëm. Për fat të mirë, do të mendojnë republikanët që ta përqëndrojnë mbi të furinë kryesore të goditjeve, në mënyrë që të krijohet të paktën një ngacmim i vogël.

Nga ngjarja tragjike në konsullatën amerikane në Bengasi, tek e-mailet e zhdukuara, kanë filluar tashmë të ngrenë në këmbë skandale. Mbi një aspekt republikanët, duhet të jenë tejet të kujdesshëm: tundimi nga seksizmi. Mjerë ata, nëse sulmet kundër Hilarit do të perceptohen si një sulm kundër një gruaje. Ky gabim, mund të jetë fatal në Amerikën e vitit 2016.

Misioni më i rëndësishëm për Hilarin, është pikërisht ky: të tregojë se mund të thyejë “tavanin e fundit të qelqtë”, sikurse e quajnë amerikanët atë kufi të padukshëm ndonëse real, që pengon ngritjen e grave në postin më të lartë. Ky është edhe aspekti më entuziast i fushatës së saj: i jep një dimension historik, gara për të thyer pengesën e fundit.

Ndërsa videoja e saj publikohet sot, Hilari do të jetë tashmë në terren. Në shtetin e Ajouas, i pari që mikëpret garat paraprake (në formën e një “grupimi parlamentar”), ai që në vitin 2008 i imponoi një vend të tretë poshtërues, pas Obamës dhe Xhon Eduards. Këtë herë Hilari nuk do që të rrezikojë, nuk do t’i lërë asgjë rastësisë, do të jetë e kujdesshme të mos snobojë asnjë kategori votuesish.

Programi i saj elektoral do të fokusohet në mënyrë të veçantë tek çështjet ekonomike, për të tentuar të fitojë mbështetjen e klasën së mesme të varfëruar, e frikësuar dhe e pakënaqur, që edhe pas 5 vjetësh rimëkëmbjeje dhe 15 milionë vendeve të reja të punës, vazhdon të vuajë nga pasiguria: fuqia e saj blerëse ka ngecur prej gati 30 vjetësh. Ndërkohë, strategu i saj elektoral Xhon Podesta, ka promovuar një stil të ri raportesh me shtypin: duke përgatitur makarona spageti për gazetarët. Një tjetër “element përbërës”, që në të kaluarën nuk ka pasur marrëdhënie të lehta me klanin e Klintonëve./la repubblica – Bota.al/

Screen Shot 2015-04-14 at 10.23.19

Leave a Reply

Back to top button