Histori

HISTORI / Delfi: Sekretet e Orakullit në “Kërthizën e botës”

I emërtuar sipas gjarprit të madh, ky gardian i zgjedhur u quajt Pitia – Orakulli. Komunikimi me një perëndi nuk qe një gjë e vogël, dhe jo gjithkush mund të lejohej ose t’i besohej për të shërbyer në atë pozitë të nderuar. U vendos që një virgjëreshë e re dhe e ndershme, do të ishte më e përshtatshmja për një rol të tillë hyjnor. Megjithatë, nuk kishte një pengesë – vajzat e bukura të reja qenë të prirura për të tërhequr vëmendjen negative ndaj burrave që kërkonin këshillin e tyre, çka bëri që në jo pak raste orakujt të rrëmbeheshin dhe përdhunoheshin. Gratë e moshuara, të paktën 50-vjeç, filluan të zënë vendin e tyre, dhe si një kujtesë e asaj që duhet të ishte, ato do të visheshin me rrobat e lashta virgjërore

Screen Shot 2016-06-19 at 9.17.26 AM

Greqia e lashtë ishte një botë e dominuar nga meshkujt. Burrat mbanin pozitat më të larta në shoqëri, ata luftonin në fushën e betejës dhe sundonin perandoritë e forta. Megjithatë, të gjithë ata burra, nga fshatari më i thjeshtë deri tek vetë perandori, kërkonin këshillat e një personi – dhe ky person qe një grua. Qyteti i Delfit kishte një traditë të gjatë të të qënit në qendër të botës; thuhej se vetë Zeusi e quajti atë kërthiza e Gaias (botës).

Sipas legjendës, një gjarpër i madh, i quajtur Piton, ruajti vendin para se të vritej nga zoti i mitur Apolloni. Kur shigjeta e Apollonit e shpoi tejpërtej gjarprin, trupi i tij ra në një çarje dhe tymi i madh doli nga e çara teksa trupi u shpërbë. Të gjithë ata që ndaleshin para kësaj të çare, binin papritur në një gjendje të dhunshme ekstaze.

Në këtë gjendje, besohej se Apolloni …

[real3dflipbook id=”1192″]

Leave a Reply

Back to top button