HistoriMagazine

HISTORI / Një Trëndafil i Bardhë për të vrarë Hitlerin

 

Screen Shot 2015-06-05 at 13.13.48

Përçarjet e pashërueshme midis socialdemokratëve, kristiano-socialëve dhe konservatorëve, një represion i pamëshirshëm dhe bashkëfajësia e shtresave të gjera të popullsisë penguan ndërtimin e një fronti antinazist në brendësi të Rajhut të Tretë. Të paktit që ju kundërvunë e paguan me çmimin e jetës dhe me rezultate të tmerrshme. Por sakrifica e tyre nuk qe e kotë
“Kur nazistët arrestuan komunistët, nuk hapa gojë: nuk isha komunist. Kur kalbën në burg socialdemokratët, qëndrova në heshtje: nuk isha socialdemokrat. Kur arrestuan katolikët, nuk protestova: nuk isha katolik. Kur më arrestuan mua, nuk kishte mbetur më njeri që të mund të protestonte”. Kështu kleriku protestant Martin Niemöller ka revokuar me efikasitet tragjedinë e rezistencës gjermane në 12 vitet tragjike të diktaturës hitleriane.

Në fjalët e tij përmblidhet si thelbi i gjymtimit politik dhe ideal të trashëguar nga Republika e Vejmarit, ashtu dhe parashikimi i asaj që do të do të bëhej kundërvënia midis dy Gjermanive pas Luftës së Dytë Botërore. Kategoria e rezistencës me R të madhe – siç na është mësuar në këtë gjysmëshekull të fundit qysh nga bangat e shkollës, me gjithë rezultatin e saj të opozicionit politik, luftës së armatosur, sabotimeve dhe spiunazhit – nëqoftëse i aplikohet Gjermanisë hitleriane rrezikon që të jetë gënjyese (e pranuar dhe jo e lejuar mundësia për t’i lidhur lëvizjet e rezistencës evropiane në mënyrë univoke). Nëqoftëse në Francë, Itali, Jugosllavi, Poloni, Greqi dhe më në përgjithësi në të gjitha vendet e pushtuara nga Vermahti

[real3dflipbook id=”265″]

Leave a Reply

Back to top button