Histori

HISTORI / PERSIA – Një rrëfim i jashtëzakonshëm, për Perandorinë që “mbështolli” botën

* Si mundi një mbretëri, dikur e prapambetur, që të vinte nën kontroll toka që shtriheshin prej Afrikës së veriut dhe Greqisë, deri në Indi dhe në Azinë qendrore? Historia e perandorisë shumëetnike që u krijua në Lindjen e Mesme, 2500 vjet më parë

* Kiri II – njeriu që, sipas fjalëve të profetit Isaiah, “e kish bërë botën të dridhej nga njëri skaj në tjetrin” – do të mbahej mend, me një admirim pothuaj të pashoq, si arkitekti i një paqeje universale. Pas tij, suksesi i Darit do të shërbente për ta shenjuar atë si gjeniun më të madh politik në historinë e Lindjes së Mesme. Ashtu si perandori romak, Augusti, ai arriti gjëra madhështore, që do të shtrinin hijen e tyre nëpër mijëvjeçarë të tërë

Screen Shot 2016-06-15 at 10.40.00

Në një fushë të madhe, të kufizuar prej kodrave në jug të Iranit ndodhet një varr prej guri, i cili duket se sheh nga e gjithë bota. Monumenti mbresëlënës ishte tashmë 100-vjeçar kur, në vitin 640, ushtritë pushtuese të Islamit vërshuan fillimisht në Persi. Vendasit, që donin ta ruanin monumentin nga zelli shkatërrimtar i myslimanëve, informuan pushtuesit se ai ishte varri i mamasë së Solomonit. Pushtuesit, që donin të respektonin kujtesën en jë mbreti, i cili në Kur’an përmendej si profet, e ruajtën me devotshmëri. E vërteta se i kujt ishte varri monumental ishte harruar prej kohësh. As edhe vetë persët nuk kishin një koncept të vërtetë mbi të kaluarën e lashtë të vendit të tyre. Aleksandri i Madh, i cili pushtoi Azinë, pretendonte se e bënte këtë për hakmarrje. E megjithatë edhe ai, që ishte shfaqur si tmerri i perandorisë perse, mbetej i mahnitur prej arritjeve të armiqve të tij. Ashtu si pushtuesit myslimanë një mijë vite më vonë, Aleksandri vizitoi varrin në formë çadre në jug të Iranit. Ndryshe nga arabët, ai nuk kish nevojë që t’ia tregonin se i kujt ishte…

“O ju, vdekatarë”, shkruhej mbi varr…

[real3dflipbook id=”1189″]

Leave a Reply

Back to top button