Motivuese

Histori personale e trishtë: “Kur ai u largua nga kjo botë, kur ndërroi jetë, e kam ndjerë shumë boshllëkun”

“Im atë ka qenë për mua një mashkull i padukshëm, praktikisht jam rritur pa të. Herën e fundit e kam parë në burg. Luante poker, e çuan në Milano dhe aty u burgos. Ishte mjaft i dhunshëm. Një herë e pyeta mamin, nëse ishte ai që e kishte goditur kur ishte shtatzënë me mua. Ishte e vërtetë. Që nga ai moment, gjyshi më tha t’i shkëpusja raportet me atë person. Ekzistojnë femra që duan shumë dhe meshkuj që nuk dinë tëduan. Ekzistojnë edhe femra të tilla që dashurohen me meshkuj të tillë, duke menduar se mundet “t’i shërojnë”, por nuk është e vërtetë. Unë kam qenë me fat, pasi kam pasur dy dashuri tërëndësishme në jetë. Njëra, më e madhja, ka qenë për bashkëshortin tim. Kur ai u largua nga kjo botë, kur ndërroi jetë, e kam ndjerë shumë boshllëkun. Jo menjëherë. Boshllëku vjen më vonë, me kohën”. – Valeria Fabrizi

Nuk ka plagë më të madhe për një shoqëri, se sa dhuna e meshkujve ndaj femrave. Këto janë ngjarje që jo vetëm i lëndojnë femrat, por lënë gjurmë të përjetshme edhe në jetën e një fëmije që ndoshta padashur, bëhet i pranishëm në situata me dhunë. Sikurse rasti i mësipërm i Valeria Fabrizit. Ajo është njëaktore e famshme italiane, aktualisht 85 vjeçe, e cila ende e kujton traumën psikologjike që i ka shkaktuar fakti se i ati e ka goditur të ëmën e saj, gjatë kohës që ishte shtatzënë me të.

Njësoj ndodh me çdo fëmijë, imagjinoni se si ndihen ata që e shohin dhunën e babait ndaj mamasë. Mendoni se me çfarëkoncepti rriten ata, atë të dominancës dhe shfaqjes së “forcës” sëmashkullit ndaj femrës. E kështu kurrsesi nuk mund të ecëpërpara një shoqëri. Ne kemi nevojë për njerëz të emancipuar, që besojnë dhe veprojnë në kushtet e barazisë gjinore. Ne kemi nevojë për fëmijë që rriten të shëndetshëm, me konceptin e njëfamiljeje të lumtur, pasi vetëm kështu mund të përcillet njëkoncept i tillë në të ardhmen.

Back to top button