Your Life

Histori personale: ““Si keni arritur të qëndroni kaq shumë kohë bashkë?”. Tashmë e di përgjigjen”

Unë jam 72 vjeçe dhe bashkëshorti im 77 vjeç. Kemi 51 vite martese dhe ende kemi ndjenja dhe respekt të pafund për njëri-tjetrin. Ama ka diçka që më ka bërë përshtypje, sidomos kohët e fundit. Shumë shpesh çifte të reja na pyesin: “Si keni arritur të qëndroni kaq shumë kohë bashkë?”. Tashmë e di përgjigjen, ndërsa kur ma kanë bërë këtë pyetje në fillim, jam menduar gjatë përpara se të përgjigjesha.

Ne i kemi rezistuar kohës, sepse në vend që t’i bërtisnim njëri-tjetrit, ne flisnim me njëri-tjetrin. Për çdo problem në familje, apo problem që kishte të bënte me vetë ne, nuk e zgjidhnim të vetëm. Uleshim dhe diskutonim derisa të merrnim një vendim së bashku se si duhet t’ia dilnim mbanë.
N
ë vend që t’ia mbathnim, ne kërkonim zgjidhje ndaj vështirësive dhe problemeve. Nuk preferonim tëmbështeteshim tek të tjerët. Kur na mungonte diçka, punonim fort të dy për ta arritur me të ardhurat tona. Nuk kishim prona, ama punuam bashkë për t’i ndërtuar ato dhe për t’ua lënë trashëgimi fëmijëve tanë.

Kemi qeshur dhe kemi qarë bashkë, sepse kuptohet që jeta jonë në çift ka qenë njësoj si e gjithë çifteve tëtjera. Kemi pasur uljet dhe ngritjet tona në jetën në çift, ama kemi ditur t’ia dalim mbanë. Sigurisht kemi pasur momente demoralizimi, ama motivonim njëri-tjetrin, ashtu sikurse duhet motivuar personi, me tëcilin ke vendosur të ndash jetën. Ne kemi zgjatur kaq gjatë bashkë, sepse një ditë i premtuam njëri-tjetrit se do të ishim bashkë përjetë, në të mirë e në të keq, dhe e mbajtëm premtimin tonë. Dashuria që ndiejmë, është shtuar me kohën, duke u shndërruar në një dashuri që nuk vdes kurrë”. Anonim

Back to top button