“Kam nisur të punoj në kuzhinë në moshën 13 vjeçare e gjysëm. Në mbrëmje kthehesha në shtëpi me shpatullat dhe krahët ngjyrë blu, për shkak të goditjeve që më jepte një shef në atë kuzhinë. Mami im donte ta arrestonte, kurse babi thoshte: “Nëse ai e ka goditur, do të thotë që djali ynë e ka merituar”. Mëvonë atë shef e arrestuan për dhunë fizike. Unë e kam merituar çfarë më bënte.
Puna e parë që kam bërë në atë kuzhinë ka qenë të hapja vezët, t’i thyeja, të ndaja të bardhën nga e verdha dhe më pas ta përgatisja për akulloren. Hapja 800 vezë në ditë, për të përgatitur 50 tasa me akullore tëshijeve të ndryshme. Në fund duhet të pastroja kuzhinën, të laja dyshemenë, të pastroja magazinën. Mëpas më kaluan tek proshutat. Kur isha i vogël, më rritej temperatura nga lodhja dhe im atë më dërgonte tëflija në makinë. Vetëm një herë më çoi në spital, sepse i kisha këmbët të ftohta si proshutat”. – Antonino Cannavaçiuolo
Nëse ka diçka që nuk mundemi ta zgjedhim dot në jetë, është familja jonë. Lindim në një familje pa e pasur ne në dorë të zgjedhim prindërit tanë, dhe ndonjëherë nuk jemi aq fatlumë sa të kemi prindër tëmirë. Rasti i mësipërm është ai i një të riu të rritur nga prindër shumë ndryshe nga njëri-tjetri. Mamaja mirëkuptuese, babai shfrytëzues dhe neglizhent.
Raste të tilla ka plot, sidomos në Shqipëri, ku në shumë familje ende ekziston modeli patriarkal dhe konservativ. Me pak fjalë, dëgjohet ende fjala e babait, si shtylla e shtëpisë. Pasoja sigurisht përjetohet mëtepër nga fëmija, i cili rritet me ndjenjën e fajit dhe inferioritetit. “Unë e meritoja dhunën”, thotë autori i tekstit të mësipërm. Me siguri edhe juve ju ka bërë përshtypje ajo fjali. Ai është rritur me idenë se për çdo gabim duhet të ndëshkohej me dhunë, dhe kjo është totalisht diçka e gabuar.
Ne nuk kemi nevojë për të rinj që rriten me ide të tilla, ndaj ka ardhur koha të ndodhin disa ndryshime. Familja duhet të ketë barazi mes nënës dhe babait, dhe fëmija duhet të ketë liri fjale. Nëse këto nuk funksionojnë, padiskutim duhet të ketë një rol kryesor shkolla dhe mësuesit për të parandaluar fenomenet e dhunës. Denoncimet duhet të bëhen pikërisht për t’i shmangur ato dhe për të pasur një shoqëri më tëmirë në të ardhmen.