“Mami ishte ajo që më thoshte, shpesh duke qarë: “Mos u bëj si unë! Mos u bëj skllave e burrit dhe fëmijëve të tu. Studio, lëviz nëpër botë, mëso gjëra të reja”. Unë nuk doja të imitoja nënën time, doja sigurisht të bëhesha më e mirë se ajo”.
Në vitin 1977, kur Oriana Fallaci mori diplomën në“Universitetin e Kolumbisë” në Chicago, në fjalimin e falenderimit tha këto fjalë: “Ia dedikoj këtë arritje nënës sime, Tosca Fallacit, e cila nuk mundi të shkonte në universitet, sepse ishte femër dhe e varfër në një kohë kur, nëse ishe femër dhe e varfër nuk mund të studioje dot”.
Është një arritje e madhe që kohërat kanë ndryshuar dhe femrat mund të studiojnë, me po të njëjtat të drejta sikurse meshkujt.Ndoshta nuk mund të vlerësohet si një arritje e madhe, pasi çdo gjë që arrihet, me kohën fillon të konsiderohet e mirëqenë. Por mendoni pak se sa femra sot po drejtojnë pozicione tërëndësishme. Që nga vendi ynë ku shumica e ministrive drejtohen nga ministre femra, e më tej akoma në botë, kur femrat kanë pasur po të njëjtat mundësi si meshkujt për tëdrejtuar poste të rëndësishme (dhe u janë besuar këto poste nga shumica).
Një femër vlen po aq sa një mashkull. Sigurisht nuk mund tëketë forcën fizike të njëjtë (natyra i ka ndarë disa gjëra), por padyshim i ka aftësitë mendore dhe psikike për të udhëhequr vende dhe për të arritur suksese të mëdha. Gjinia dhe pasuria tashmë nuk janë më barriera drejt suksesit, dhe kjo padyshim është tepër shpresëdhënëse. Në të ardhmen është e sigurtë që do të kemi më tepër të rinj e të reja të afta, pavarësisht pasurisë sëtyre në familjet prindërore.