Enciklopedike

Histori të patreguara prapa imazheve më të famshme në botë: Fjalët e Urta Holandeze

Screen Shot 2015-07-01 at 12.56.27

Piter Brygel Plaku

Shumë artiste, përlqejnë që puna e tyre të ketë një interpretim të hapur, në mënyrë që ata të përcjellin një kuptim të ndryshëm për çdo shikues. Ky nuk ishte rasti për piktorin holandez shekullit të XVI-të Piter Brygel Plaku.

Ai ishte edhe mësues me veprat e tij, siç dëshmohet nga një prej pikturave më të famshme- Proverbat Holandeze. I pikturuar në vitin 1559, ky imazh përshkruan një skenë fshati, të mbushur me njerëzit të angazhuar në aktivitete të ndryshme. Ajo që ata bëjnë, ofron ilustrime literale për proverbat dhe shprehjet e urta holandeze. Shumë prej këyre frazave nuk janë më në përdorim, ose janë të panjohura jashtë Holandës. Megjithatë, ka edhe idioma që mbeten popullore edhe sot.

“T’i biesh murit me kokë”-, është paraqitur poshtë në këndin e majtë. “Të armatosur deri në dhëmbë”, është pranë tij. Mbi to kemi “Bota u kthye përmbys”. Ju mund të shihni, se sa shumë fraza mund të identifikoni, por merreni shtruar, ka mbi 110 proverba dhe idioma të fshehura tek kjo pikturë. Edhe një imazh i vetëm, mund të ilustrojë fjalë të shumta. Për shembull, në afërsi të këndit të sipërm në të djathtë, dy bishtat nxjerrin në pah një dritare. Vetëm ky detaj ka 3 kuptime. “Varur si një i vetmuar mbi një hendek”, do të thotë se diçka është e qartë. Dora vënë nëpër vrimë do të thotë “Çdokush mund të shohë përmes një dërrase lisi, në qoftë se ka një vrimë në të” – ose në kuptimin modern, “Faleminderit shumë, jeni shumë i qartë”. Dhe shprehja e tretë:“Ata jashtëqitin nëpër të njëjtën vrimë”-do të thotë se ata miq shumë të ngushtë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button