Enciklopedike

Histori të patreguara prapa imazheve më të famshme në botë: Portreti i Kolombit

/Sebastiano Del Piombo

Screen Shot 2015-06-25 at 17.04.09

Nëse po përpiqeni të sillni ndër mend një imazh të Kristofor Kolombit, shanset janë që ju të keni menduar për imazhin e mësipërm. Kjo është piktura më e njohur e Kristofor Kolombit, e realizua nga mjeshtri venecian Sebastiano del Piombo.

Problemi i vetëm, është se ne s’mund të themi dot me siguri, si duket aktualisht Kolombi. Ne madje nuk jemi të sigurte, sesi është në fakt menduar të jetë Kolombi. Në mbishkrimin në pikturë lexohet “liguriani Kolomb, i pari që hyri me anije në botën e Antipodeve në vitin 1519”.

Ndërkohë që mund të tingëllojë si Kolombi, të dhënat sugjerojnë se piktura është realizuar 13 vjet pas vdekjes së eksploratorit të famshëm, çka do të thotë se Piombo e pikturoi atë nga përshkrimet. Por mbishkrimi, ka të ngjarë të jetë shtuar shumë kohë pasi vepra kishte përfunduar, kështu që tek e fundit në pikturë nuk mund të jetë Kolombi.

Aktualisht nuk ka një portret përfundimtar të Kolombit. Ndërsa ekziston një legjendë, sipas së cilës Mbretëresha Isabela urdhëroi realizimin e një portreti të Kolombit, ndërsa ai ndodhej në oborrin e saj, por asnjë pikturë e tilla nuk është gjetur ndonjëherë.

Pavarësisht sesa i famshëm është në ditët tona, Kolombi u konsiderua një dështim i vërtetë në atë kohë, për shkak se nuk mbajti premtimin e tij për grumbullimin e pasurive të mëdha nga tokat e reja që zbuloi, kështu që ka mundësi që portreti i tij, edhe në qoftë se ka ekzistuar, të jetë shkatërruar apo mbi të jetë pikturuar diçka tjetër.

Së paku, ne kemi disa përshkrime të besueshme të admiralit nga burime të besueshme, si djali i tij Ferdinand si dhe historiani dhe njohësi i tij Bartolome De Las Kazas. Në total, rreth 70 piktura që pretendohet se paraqesin Kolombin janë mbledhur përgjatë viteve, dhe asnjëri prej tyre nuk do të mund të çertifikohet si autentik./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button