Histori

Historia 28-vjeçare, e murit që ndau botën

Një nga rastet më famëkeqe të një përpjekjeje të dështuar për arratisje, ndodhi më 17 gusht 1962. Në fillim të pasdites, dy 18-vjeçarë vraponin drejt Murit me qëllim kalimin e tij. I pari i të rinjve ia doli. I dyti, Peter Fechter, jo. Ndërsa po përgatitej të ngjiste Murin, një roje kufitare hapi zjarr. Fechter vazhdoi të ngjitej, por iu shuan fuqitë, sapo mbërriti në majë. Më pas, u rrëzua përsëri në anën e Gjermanisë Lindore. Për tmerrin e botës mbarë, Fechteri u la aty. Rojet e Gjermanisë Lindore nuk e qëlluan më. Por as nuk i dhanë ndihmë… Fechter thirri në agoni për gati një orë. Pasi kish vdekur, rojet e Gjermanisë lindore e morën trupin e tij. Ai u bë personi i 50-të që vdiq në Murin e Berlinit dhe një simbol i përhershëm i luftës për liri

nga Jennifer Rosenberg

I ngritur në mes të natës më 13 gusht 1961, Muri i Berlinit (i njohur si Berliner Mauer në gjermanisht) ishte një ndarje fizike midis Berlinit Perëndimor dhe Gjermanisë Lindore. Qëllimi i tij ishte të pengonte gjermanët e pakënaqur në Gjermaninë Lindore, që të arratiseshin në Perëndim.

Kur Muri i Berlinit ra më 9 nëntor 1989, shkatërrimi i tij ishte pothuaj aq i menjëhershëm, sa edhe krijimi i tij. Për 28 vjet, Muri i Berlinit ishte simbol i Luftës së Ftohtë dhe Perdes së Hekurt, ndërmjet komunizmit të udhëhequr nga sovjetikët dhe demokracive të Perëndimit.

Kur ra, u festua në të gjithë botën.

NJË GJERMANI E NDARE DHE BERLINI

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, fuqitë aleate e ndanë Gjermaninë e pushtuar në katër zona. Siç ishte rënë dakord në Konferencën e Potsdamit, secila u kontrollua nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Bashkimi Sovjetik. E njëjta gjë u bë me kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin.

Marrëdhëniet midis Bashkimit Sovjetik dhe tre fuqive të tjera aleate shpejt u përkeqësuan. Si rezultat, atmosfera bashkëpunuese e pushtimit të Gjermanisë u shndërrua në një atmosferë konkurruese dhe agresive. Një nga incidentet më të njohura ishte …

[real3dflipbook id=”1475″]

Leave a Reply

Back to top button