Your Life

Historia e dhimbshme e Angeline Jolie. Ajo është shembulli se edhe ti mund t’ia dalësh mbanë…

Kur ishte fëmijë, ajo e kalonte shumicën e kohës në një zyrë të vogël pesë kate sipër apartamentit të së ëmës. Atë e ofendonin shpesh në fëmijëri, sepse ishte shumë e dobët dhe nuk vishej aq bukur sa shoqet e saj. Kjo gjë bëri që Jolie të vendoste të largohej nga shkolla në moshën 14 vjeçare.

Teksa rritej në Los Angeles, iu desh të luftonte me anoreksinë dhe e lëndonte veten vazhdimisht, sepse vetëbesimi i saj kishte rënë përtokë që në fëmijëri. Nisi të aplikonte në agjensi të ndryshme modelingu, por shumica nuk e pranonte sepse ishte shumë e dobët dhe e zymtë në fytyrë. Ndërsa e kuptoi se nuk po ia dilte dot mbanë si modele, Jolie vendosi të përfshihej në botën e aktrimit. Filmi i saj i parë ishte një dështim i vërtetë sipas kritikave të kohës, ndaj dhe pas një pushimi të gjatë, ajo vendosi të hiqte dorë edhe nga aktrimi. Më pas, jeta e saj filloi të merrte një kthesë drastike. Nisi të përdorte drogë dhe të vuante nga depresioni. Kur ishte 19 vjeçe, tentoi dy herë të vetëvritej.

Pavarësisht gjithë këtyre sfidave në jetën e saj personale, ajo ndiente se duhet të gjente qëllimin e jetës së saj. Arriti të fitonte një rol në filmin “Girl, Interrupted”. Madje ia doli dhe të fitonte çmimin “Best Supporting Actress” në Oscar. Suksesi i saj nisi të shtohej dhe së shpejti, Jolie arriti të gjente stabilitetin në jetë. Pasi birësoi disa fëmijë, ajo i kuptoi vlerat e saj dhe gabimet e mëparshme.

Është e pabesueshme të mendosh se në sa sfida kaloi ajo për të qëndruar sot në kopertinat e revistave më të njohura. Vështirësitë e saj mund të jenë të ngjashme me ato të ndonjërit/ës prej nesh në ditët e sotme, por ajo besoi se mund të bënte më shumë me jetën e saj. Jolie i njohu vlerat e saj, teksa u shërbente njerëzve që e frymëzuan për t’u bërë një person më i mirë; për t’u vetëpërmirësuar”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button