Motivuese

Historia e dy ujqërve, një leksion i shkëlqyer se si të menaxhoni konfliktin brenda vetes tuaj

Na ishte dikur ishte një indian i moshuar. Nipi i tij i vogël shkonte shpesh në mbrëmje ta takonte. Ai ulej në gjunjë para tij, dhe i bënte shumë pyetje, nga ato që bëjnë zakonisht tëgjithë fëmijët. Një ditë nipi shkoi të takonte gjyshin shumë i zemëruar. Gjyshi e pa dhe i tha:Eja, ulu, më trego çfarë të ka ndodhur sot.

Fëmija u ul dhe e mbështeti mjekrën mbi gjurin e gjyshit të tij. Duke parë fytyrën e tij tërrudhosur ngjyrë kafe, dhe sytë e errët e të ëmbël, zemërimi i fëmijës u shndërrua në disa lot që i rrëshqitën lehtas nëpër faqe.

Djali i vogël nisi të rrëfente:“Sot shkova sot në qytet me babain, për të tregtuar peliçet që ai ka mbledhur gjatë muajve të fundit nga gjuetia e kafshëve të egra. Unë isha i lumtur që poshkoja me të, sepse babai më premtoi të më blinte diçka, meqë e kisha ndihmuar në ngritjen e grackave. Pra diçka që do e zgjidhja vetë.

Isha shumë i emocionuar kur shkova në tregun e qytetit. Nuk kisha qenë asnjëherë më parë. Pashë shumë gjëra, dhe në fund gjeta një thikë metalike! Ishte i vogël, por për mua ishte e mirë, ndaj babai ma bleu.

Këtu djali vuri sërish kokën mbi gjurin e gjyshit dhe heshti. Gjyshi vendosi me butësi dorën e tij mbi flokët e zezë nipit dhe e pyeti:Po pastaj çfarë ndodhi?”. Pa e ngritur kokën, djali vazhdoi:“Dola jashtë për të pritur babanë, dhe për të admiruar thikën time të re në rrezet e diellit. Disa djem nga qyteti m’u afruan, më rrethuan dhe nisën të thoshin gjëra të këqija.

…Më quajtën të pisët dhe budalla, dhe më thanë se nuk duhet të kisha një thikë kaq të mirë. Më i madhi prej tyre, më shtyu prapa dhe unë rashë mbi njërin nga djemtë e tjerë.

Thika më ra nga duart, dhe njëri prej tyre e rrëmbeu dhe të gjithë ikën duke qeshur”.

Këtu djalit të vogël iu rikthye zemërimi:“I urrej, i urrej që të gjithë!”. Me sytë i kishin parë shumë në jetë, gjyshi ngriti me duar fytyrën e nipit të tij. Të dy u panë sy ndër sy. I moshuari i tha: Bir, më lejo që të tregoj një histori. Edhe unë kam ndjerë ndonjëherë një urrejtje të madhe për ata që më kanë marrë kaq shumë, pa asnjë brejtje ndërgjegje. Por urrejtja të lodh dhe nuk e lëndon aspak armikun tënd.

Është si të pish helmin, dhe të urosh që të vdesë armiku. Unë jam përballur shumë herë me këto ndjenja. Duket sikur brenda meje jetojnë dy ujqër, njëri është i bardhë dhe tjetri i zi. Ujku i Bardhë është i mirë dhe nuk bën dëm. Ai jeton në harmoni me të gjithë përreth tij dhe nuk ofendohet dhe as nuk fyen të tjerët. Ai do të përleshet vetëm kur është e drejtë për ta bërë këtë, dhe në mënyrën e duhur.

Ndërkohë Ujku i Zi është plot zemërim. Gjëja më e vogël do ta tërbojë nga inati.

Ai përleshet me të gjithë, gjatë gjithë kohës, dhe pa asnjë arsye. Ai nuk mund të mendojë,sepse zemërimi dhe urrejtja e tij janë shumë të mëdha.

Është një zemërim i pafuqishëm, pasi zemërimi i tij nuk do të ndryshojë në thelb asgjë. Ndonjëherë është e vështirë të jetosh me këta dy ujqër brenda meje, sepse që të dy kërkojnë ta dominojnë shpirtin tim”. Djali e pa ngultazi në sy dhe e pyeti:Dhe cili nga 2 ujqërit fiton?”. Gjyshi buzëqeshi dhe u përgjigj:Aie ushqej unë!.

Leksioni që përçon ky tregim është i thjeshtë, por i thellë:Ujku që ju ushqeni, është ujku që do të fitojë. Pra do të triumfojnë emocionet që ju ushqeni. Sepse ujku që nuk e vdisni urienuk mund të mbijetojë, po ashtu edhe me emocionet. Prandaj kur përballeni me emocionet tuaja të brendshme, kushtojini më shumë vëmendje se cilën prej tyre po ushqeni.

A mos po ushqeni zemërimin, zilinë, pikëllimin, keqardhjen, lakminë, arrogancën, keqardhjen për veten, fajin, pakënaqësinë, inferioritetin, gënjeshtrat, krenarinë e rreme, epërsinë dhe egon? Apo po ushqeni gëzimin, paqen, dashurinë, shpresën, qetësinë, përulësinë, mirësinë, dashamirësinë, ndjeshmërinë, bujarinë, të vërtetën, dhembshurinë dhe besimin ? Sepse çdo gjë që ushqeni, është ajo që do të vazhdojë të rritet dhe të forcohet.

Back to top button