Analiza

Historia e kontrollit social përmes qethjes (edhe nga Shqipëria e Enver Hoxhës)

JAKE SCOBEY-THAL

kontrolli floketSipas Radios Azia e Lirë, qeveria e Koresë së Veriut ka nxjerrë disa udhëzime që detyrojnë të gjithë studentët meshkuj të universiteteve që të qethen sipas modelit të flokëve të Liderit Suprem Kim Jong-un. Thuhet se dekreti doli në kryeqytetin Fenian dy javë më parë dhe tani po zbatohet në të gjithë vendin.

Ashtu si shumica e lajmeve nga Mbretëria e Vetmuar, këto deklarata të fundit për modën në Korenë e Veriut vijnë me burime shumë të pakët. Lajmi mund të jetë i pavërtetë – që tani vërtetësia e saj është vënë në dyshim. Por nëse është e vërtetë, nuk do të ishte hera e parë që një qeveri është përpjekur të vendosë kufizime për modelin e flokëve. Vitin që kaloi, regjimi përshkroi 28 prerje të pranueshme – 10 për burra dhe 18 për gra – të cilat u ekpozuan në në fotografi të mëdha me kornizë në të gjithë sallonet e bukurisë në Fenian. Dhe në vitin 2005, Korea e Veriut nisi një kryqëzatë ndaj flokëve të gjatë. Një fushatë mediatike ku deklarohej “të presim flokët sipas stilit socialist” u bënte thirrje njerëzve që të qetheshin bazuar “në kërkesat e ushtrisë”. Flokët, shkruante Minju Choson, një e përditshme qeveritare, “janë një cështje shumë e rëndësishme që tregojnë standartet e popullit, si dhe gjendjen e tij morale dhe mendore”.

Për nga madhësia e depresionit dhe gjendjes së mjerueshme të të drejtave të njeriut, Korea e Veriut është unike. Por në strategjinë e saj të kontrollit social përmes qethjes, nuk është aspak. Në fakt, regjime autoritarë përreth botës përgjatë shekujve kanë imponuar vullnetin e tyre politik duke rregulluar flokët e meshkujve.

Pasi Manchu-të pushtuan Kinën në fundin e viteve 1640, sundimtarët e rinj të perandorisë nxorrën një dekret, i cili urdhëronte të gjithë meshkujt e rritur të rruanin pjesën e përparme të kokës dhe pjesën tjetër ta mblidhnin bisht prapa kokës. Nëse rregulli nuk zbatohej, dënimi ishte me vdekje. Dekreti kish qëllim t’u kujtonte kinezëve nënshtrimin e tyre ndaj sundimit të Manchu-ve. Nga këndvështrimi i pushtuesve, “urdhëri për të prerë flokët, ose përndryshe për të prerë kokën vetëm sa i solli sundimtarët dhe të sunduarit së bashku në një ngjashmëri fizike. Por u ofronte dhe një besnikëri të përsosir, vëren historiani Frederik Ueikmen në librin e tij Sipërmarrja e Madhe, që flet për pushtimet e Manchu-ve.

Pothuajse në të njëjtën kohë në Rusi, Pjetri i Madh bëri një përpjekje për heqjen e mjekrrave, të cilat i shihte si një relike të pashpresë të të kaluarës së vendit të tij. Me shpresën që të modernizonte Rusinë sipas modelit të Perëndimit, ai vendosoi një taksë mbi mjekrrën. Individëve që paguanin tarifën u jepej një xheton mbi të cilin ishte shkruajtur: “Mjekrra është një barrë e kotë”.

Disa shekuj më vonë, gjatë viteve shtatëdhjetë, diktatori shqiptar Enver Hoxha nuk është se ndoqi këto metoda prej tregu të lirë, dhe nxorri jashtë ligji të gjithë mjekrrat. Saparmurat Nijazovi, ish presidenti i Turkmenistanit, e imitoi këtë shtypje të lirisë personale kur u shfaq në televizion në shkurt të vitit 2004 për të urdhëruar që të rinjtë nuk duhej të rrisnin më flokët apo mjekrrën.

Në vende të tjerë të botës, dekrete të tillë për burrat janë nxjerrë shpesh në emër të Islamit. Pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit në vitin 1996, ata u kërkuan burrave që të mbajnë mjekërr në përputhje me interpretimin e ashpër që militantët i bëjnë Sharias. Në vitin 2010, militantët islamikë në Somali urdhëruan burrat në kryeqytetin e Mogadishut që të linin mjekrrat të paprera.

Klerikët e Iranit imponuan edhe ata modelin e tyre të kufizimeve të motivuar prej fesë në vitin 2010: nuk lejoheshin më flokët bisht, në favor të qethjeve shkurt. “Stilet e propozuar frymëzohen prej natyrës, kulturës dhe ligjit islamik”, thotë Jaleh Khodayar, drejtor i Festivalit Iranian të vellos dhe dëlirësisë. Xheli i flokëve lejohej, por vetëm në sasi modeste.

Pavarësisht nga feja, regjimet autoritarë duket se nuk kanë shumë dashuri për hipitë. Pasi rrëzoi qeverinë e zgjedhur të Greqisë në një grusht ushtarak shteti në vitin 1967, Georgios Papadopoulos ndaloi flokët e gjatë “dekadentë” për burrat dhe minifundet për gratë. Gjatë viteve shtatëdhjetë, Lee Kuan Yeu në Singapor u mohoi disa të huajve viza hyrje në vendin e tij, nëse i kishin flokët shumë të gjatë.

Pushteti: Ndonjëherë nis prej gërshërëve të berberit.

foreignpolicy.com

Leave a Reply

Back to top button