Histori

“Ujku i përhimë” / Historia e pathënë e arratisë dhe fundit të Adolf Hitlerit

hitleri

Një libër shpjegon sesi u arratis Fyhreri

Ne nuk do donim kurrë që kjo histori të ishte e vërtetë. Fillimisht u konceptua që të ishte dokumentar televiziv provokues që fliste për “teori konspirative”. Megjithatë, kërkimet e gjera në Argjentinë, Poloni, Gjermani, Britani të Madhe dhe Ishullin Fuerteventura të Kanarieve prodhuan një dosje detajesh bindëse – mbështetur nga dëshmitë e shumë dëshmitarëve okularë – që tregonte një histori krejtësisht të ndryshme nga “historia” e pranuar e Luftës së Dytë Botërore. Sipas fjalëve të Winston S. Churchill, “Historia shkruhet nga fitimtarët”.

Kurrë kjo nuk ka qenë më shumë e vërtetë se rrëfimi i patreguar i arratisjes së Hitlerit nga gërmadhat e Rajhut të Tretë në prill të 1945. Realiteti i frikshëm, besojmë ne, është se në përfundim të Luftës së Dytë Botërore njeriu më i keq në botë, Adolf Hitleri, u arratis nga Gjermania dhe e kaloi jetën e tij në Argjentinë – dhe se zëvendësi i tij, Reichsleiter Martin Bormann, bashkë me Heinrich “Gestapo” Müller, një figurë kyçe në planifikimin e “zgjidhjes finale”, i shpëtuan gjithashtu drejtësisë dhe ju bashkuan atij atje…

[real3dflipbook id=”844″]

Leave a Reply

Back to top button