Histori

Historia e rënies së “Cosa Nostra”-s (Video)

Screen Shot 2016-08-31 at 09.51.29Duke përdorur paratë e shpërblimeve që merrnin nga rrëmbimet, ‘Ndrageta nisi të investojë në biznesin e narkotikëve. Por La Cosa Nostra e Sicilisë ishte ende Mafia më e fuqishme në atë kohë. Kështu që, në fillim, ‘Ndrageta duhej ta blinte të gjithë kokainën nëpërmjet La Cosa Nostra-s. Teksa rritej dhe fuqizohej Ndraget nisi të krijojë kontaktet e veta në Kolumbi. Përfundimisht, kolumbianët preferuan më mirë ‘Ndrageta-n, se sa “kokënxehtët” e La Cosa Nostra-s.

‘Ndrageta ishte e besueshme, anëtarët e saj nuk flisnin, dhe ata paguanin në kohë. La Cosa Nostra nuk investoi aq shumë në kokainë, duke i përdorur shumicën e burimeve të veta në shitjen e heroinës. Kjo gjë pati efekt të dëmshëm mbi ta, kur tregu i heroinës “shteroi” në vitet 1980 për shkak të panikut nga AIDS. Dikur, edhe La Cosa Nostra kishte operuar me një kod të hekurt të heshtjes, Omerta-në. Por kjo ndryshoi në vitin 1959 me arrestimin e Joe Valachit. Ai ra dakord për të spiunuar organizatën e tij, në këmbim të shmangies së dënimit me vdekje. Me kodin e thyer, një numër në rritje mafiozësh u drejtuan tek autoritetet për mbrojtje. Kjo çoi në Gjiqin e famshëm të vitit 1987, i cili e dobësoi shumë La Cosa Nostra-n. ‘Ndrangheta mori tashmë, titullin e “mafias më të fuqishme në botë”. Ata kanë dëshmuar se janë shumë më të vështirë për t’u shkatërruar, se sa La Cosa Nostra. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button