Analiza

Historia e trishtë/ “Babai më rrëmbeu dhe më detyroi të martohem me kushëririn”

storiaNjë vajzë nga Australia ka rrëfyer se si është rrëmbyer, rrahur dhe më pas u detyrua të martohet me një kushëririn e saj më të madh në moshë. Të gjithë këtë tmerr ajo e ka pësuar nga duart e familjarëve të saj, kur ishte vetëm 13 vjeç. Rania Farrah ka rrëfyer për herë të parë tmerrin e përjetuar. Në atë kohë, kur ishte 13 vjeç, i kishin thënë se do përjetonte udhëtimin e jetës, pasi do shkonin për të parë piramidat në Egjipt me vëllain e saj më të madh.

Por në fakt përfundoi si grua në familjen e saj. “Isha në depresion gjithë kohës. Vetëm mendoja për Australinë,” tha Farrah. Farrah, që u rrit në Sidnei si vajza e një myslimani të Sirisë dhe një australianeje të konvertuar në myslimane, u detyrua të martohej me kushëririn e saj, të cilin nuk e kishte takuar kurrë dhe u rrah barbarisht pasi u rrëmbye nga Egjipti dhe u dërgua në Damask të Sirisë.

Pasi mbërriti në kryeqytetin sirian, ajo iu nënshtrua një testi të virgjërisë, pasi babai i saj kishte frikë se mos ajo kishte qenë nën “influenca të gabuara”. Pas testit të virgjërisë, edhe pse ai tregoi se ajo ishte e virgjër, babai dhe vëllai e rrahën atë. Duke folur në një intervistë televizive, ajo tha se babai i saj është njeriu më i keq që mund të takojë dikush. Kushëriri i saj i dytë, me të cilin u detyrua të martohej, ishte rreth 30 vjeç.

Ajo nuk kishte kurrë kontakt me sy me të dhe nuk flisnin bashkë. “Bëmë një festë fejese dhe më dhanë ar. Ma vendosën në fytyrë,” tha Farrah, duke shtuar se që prej atëherë po planifikonte arratisjen. Kur mbushi 18 vjeç, ajo mundi të arratisej me ndihmën e zyrtarëve të ambasadës britanike. Një fqinj, që ishte sa mosha e Farrah, e ndihmoi duke i dhënë një numër të ambasadës. Ajo telefonoi dhe ata i thanë se një grua do e priste tek hoteli “Katër stinët” në Damask. Pas lutjeve të mëngjesit, ajo mori një taksi, kur gjyshja e saj ishte në gjumë dhe u largua. Në hotel po e priste një zyrtar, që i dha asaj një përqafim të ngrohtë.

Më pas udhëtuan drejt kufiriy me Jordaninë. Të nesërmen ajo fluturoi drejt Sidneit. Edhe pse nuk është në Siri, ajo druhet se babai i saj do e ndjekë dhe është e terrorizuar. Nëna e saj, që ishte arratisur më parë nga i shoqi pas 20 vitesh martesë të dhunshme, e dinte për rrëmbimin e vajzës, por i kishte thënë se nuk e përballonte që ta nxirrte atë nga Siria për ta dërguar në Australi. /gazetatema.net/

Leave a Reply

Back to top button