Kinema & TVMagazine

Historia e vërtetë Ed Kempferit, një vrasës i pamëshirshëm që sot është një sukses në TV.

Mindhunter me producent David Fincher, sapo ka mbërritur në Netflix dhe konsiderohet si një nga serialet e detyrueshme për t’u parë. Bazohet tek libri “Gjuetarët e mendjeve” me 10 seri dhe ka në qendër një skuadër të FBI-së të ngritur në vitet 70 për të studiuar motivet dhe sjelljet e kriminelëve më të frikshëm. Të dy personazhet intervistojnë një sërë vrasësish të famshëm në USA për të thelluar njohuritë mbi psikikën, për të zgjidhur hetime të papërfunduara. Ky program bazohet edhe tek disa figura reale si Edmund Kempfer, i interpretuar nga Cameron Britton, i cili ndihmoi agjentët për të përvijuar profilet e vrasësve të tjerë. Po si ishte në të vërtetë ky karakter? Një qenie e vetmuar, me shumë inteligjencë, koefiçentin e kishte shumë të lartë, që i ri zhvilloi sjellje sociopatologjike, torturonte dhe vriste kafshë, zhvillonte marrëdhënie seksuale me kukullat e motrave dhe në moshën 15 vjeçare vrau me gurë të dy gjyshërit. “Doja të dija si do të ndihesha po t’u qëlloja gjyshërve,” – i tha autoriteteve dhe për këtë u dënua deri në moshën 21 vjeç. Mes viteve 1972- maj 1973 vrau 6 studentë universitarë që i haste në autostop. Më pas i çonte në apartamentin e tij, i gjymtonte dhe kryente nekrofili. Në prill të vitit 1973 vrau të ëmën, Clarnell, me një çekiç në gjumë. Pasi ia preu kokën, e përdhunoi dhe kordat e saj vokale i griu në grirësen e mishit. Kaloi 4 net bashkë më trupin dhe i kish ngrënë disa organe. Më pas thirri një shoqe të së ëmës, të cilën edhe e vrau duke e mbytur. Meqë nuk po dëgjonte asgjë në radio për krimet e tij, lajmëroi vetë policinë dhe iu dorëzua autoriteteve. Ishte aq i edukuar saqë agjentët nuk e besonin se ishte i aftë për të tilla makabritetet. Kempferit i pëlqente të fliste dhe janë të regjistruara disa intervista, ishte i dashur me policinë dhe hetuesit, por rrëfente për krimet pa asnjë shenjë empatie. Interpretimi i aktorit Bitton është brilant si dhe transformimi fizik, identik. Në skenar ka edhe disa fraza reale të vrasësit. Në atë kohë, dënimi me vrasje në Kaliforni ishte pezulluar dhe u dënua me 8 burgime të përjetshme, ku vazhdon edhe sot e vuan dënimin në burgun shtetëror të Vacaville-it. Kur agjenti i FBI-së John E. Douglas filloi ta intervistonte vite më vonë, filloi edhe të kuptonte pse e kishte vrarë të ëmën. Gjatë gjithë jetës që vazhdoi edhe në moshë të rritur kishte ndjerë një urrejtje të thellë dhe sipas ekspertëve kishte ndjerë nevojën për t’i dhënë fund jetës së gruas që e kishte nënçmuar gjithmonë. “Më dukej e natyrshme ashtu si ajo më kishte grirë e grirë gjatë gjithë viteve,” – u tha policëve pse kishte vepruar ashtu me kordat. “Kur ajo ishte e vdekur më dukej akoma se po më mallkonte. S’bëra gjë veçse ia mbylla gojën.” Në serial shfaqen edhe kriminelë të tjerë të njohur.

Monte Rissell, i interpretuar nga Sam Strike, psikopati më i ri, por jo më i lojtur. U dënua me 19 vite burg për përdhunim dhe vrasje në vitin 1976 të 5 grave, para moshës 16 vjeç ishte dënuar për vjedhje dhe dhunë. Sipas autorit të librit, mbi të cilin mbështetet ky serial, e dashura e tij e kishte tradhtuar me dikë para se të kryente vrasjet. Sot në moshën 59 vjeçare vuan dënimin në burgun e Virxhinias.

Jerry Brudos  u burgos për vrasjen e 4 grave mes viteve 1967-1968. I vriste dhe krijonte skenografi me to për t’i fotografuar më vonë. I pëlqente t’u ruante suvenire viktimave, kryesisht këpucë, plaçka. Vdiq në vitin 2006 nga kanceri i mëlçisë në një burg të Oregonit.

Richard Speck  sulmoi një shtëpi në Cikago, ku jetonin disa studente të infermierisë dhe vrau 8 nga ato. Njëra shpëtoi, pasi u fsheh poshtë krevatit. Vdiq në vitin 1999 një ditë para se të festonte 50 vjetorin në një burg të Ilinoisit.

Burri që shfaqet në pothuaj të gjitha episodet është Dennis Rader, vrau 10 persona në 20 vite dhe që u kap në vitin 2005. Raderit i pëlqente t’i dërgonte letra të kriptuara policisë dhe shtypit, korrespondencë që e mbajti deri në vitin 2005, kur u arrestua. Sot vuan dënimin në një burg të Kansasit.

 

Leave a Reply

Back to top button