Histori

Historia e vërtetë si u krijua Cosa Nostra dhe ‘Ndragheta

Fillimisht, termi “mafioz” nuk kishte konotacione kriminale. Kishte domethënien “burrëror”, duke iu referuar një të riu i cili ishte dyshues ndaj qeverisë qendrore. Ishulli i Sicilisë kishte një histori sundimesh nga pushtuesit e huaj, dhe këta mafiozë bashkoheshin pëScreen Shot 2016-08-31 at 09.38.26r të mbrojtur popullin. Në shekullin e 19, baronët feudalë në nevojë për para, shitën tokat e tyre tek qytetarët privatë. Kur Italia aneksoi Siçilinë në vitin 1860, ata i kthyen edhe më shumë tokë njerëzve.

Duke qenë se humbën pasurinë e tyre, baronët lëshuan ushtritë private. Duke qenë se shteti nuk e kishte organizuar ende forcën policore në ishull, qytetarët e bërë papritmas të pasur ranë pre e banditëve. Mafiozët ishin punësuar për të mbrojtur pronarët e tokave dhe bizneset. Shumë shpejt, ata paguheshin edhe për të mbledhur borxhet dhe për zbatimin e kontratave. Pa kaluar shumë kohë, mafiozët e kuptuan se mund të rrisnin fitimet, duke u bërë edhe banditë, edhe mbrojtës.

Ky ishte fillimi i aktivitetit të “mbrojtjes” dhe Mafias në Sicili. Ata e quanin veten “La Cosa Nostra” Hollyëood ka bërë shumë filma rreth tyre, duke përfshirë “Kumbarin”. Disa prej këtyre sicilianëve u internuan në rajonin varfër të Kalabrisë, që ndodhet në majën e këmbës së cizmes së Italisë. Ata formuan një Mafia më vete, një organizatë të fshehtë të njohur si ‘Ndrangheta. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button