Histori

Historia tragjike e motrave Mirabal, origjina e vërtetë e ditës kundër dhunës ndaj grave

“Pasi i kapëmi i çuan afër humnerës, ku urdhërova Rojas Lora që të merrte kazmën dhe të merrte një nga vajzat. E zbatoi urdhrin menjëherë dhe zgjodhi vajzën me gërsheta të gjata,Maria Terezën, Alfonso Cruz Valerio zgjodhi atë më të gjatën,Minervën, unë zgjodha atë më të shkurtrën dhe më të shëndoshën, Patria, Malleta shoferin. I urdhërova që gjithsecili të hynte në një fushë me kallamishte buzë rruge në mënyrë që viktimat të mos asistonin ekzekutimin e njëra-tjetrës.U përpoqa ta evitoja këtë krim të tmerrshëm, por s’munda sepse kisha urdhra direkte nga Trujillo dhe nga Johnny Abbes García. Në të kundërt ata do të na eliminonin ne.”

(Dëshmi e Ciriaco de la Rosa, një nga vrasësit para gjykatës, qershor 1962).

“Festa e cjapit” është libri i fundit i Mario Vargas Llosa, jo vetëm për stilin e shkëlqyer për tri historitë që përmban dhe që në fund është një e vetme, por edhe për rindërtimin, një vepër përpikmërie, e planit të rezistencës për të vrarë tiranin Rafael Leónidas Trujillo që qeverisi Republikën Domenikane që nga 16 gushti i 1930 deri në 30 maj të 1961, ku përfundoi i vrarë në rrugën që lidh Santo Domingo me San Cristóbal. E vranë tre konspiratorë Juan Tomás Díaz (gjeneral në pension) José Román Fernández, Antonio De la Maza (Truillo i kishte vrarë të vëllain) dhe Amado García, roja e tij personale. Populli domenikan që për vite e kishte thirrur kumbari thithi lirinë. Askush nuk i harroi mijëra të burgosur, të torturuar, të vrarë dhe aq më pak simbolin më të madh të rezistencës, motrat Mirabal, të ashtuquajturat  “flutrat”: María Teresa, Patria, Minerva dhe Bélgica Adela (Dedé) Mirabal Reyes, të cilat u lindën dhe u rritën një një zonë rurale me një nivel të mirë ekonomik në Ojo de Agua, bashki e Salcedos. I ati, Enrique, tregtar i futi për të studiuar në Kolegjin Inmaculada Concepción de La Vega, të drejtuar nga murgeshat spanjolle të urdhrit françeskan. Një botë e ekuilibruar dhe e lumtur. Por Trujillo duhet t’i eliminonte të gjithë. Sigurisht mes shumë pengesave edhe me pasurinë e Enrique Mirabel. Vajzat e tij me përjashtim të Dedes, nuk vonuan së kuptuari groteskun e këtij tirani të veshur me medalje të rreme që të gjithë e thërrisnin Shefi. Gjeneralizmi, cjapi (për analogji të virilitetit seksual), babai i atdheut do të ishte shkatërruesi i vendit, babai i kaosit. Ato hynë në rezistencën kundër xhuxhit kriminel ashtu siç do ta përshkruante Vargas Llosa. Grupi opozitar u quajt “14 qershor” në kujtim të një atentati të dështuar kundër tij në 1959. Por klandestinët ecnin në fije të perit. I gjithë vendi kontrollohej nga e majta SIM (shërbimi i inteligjencës ushtarake) në krye të të cilit ishte njëfarë Johnny Abbes që më vonë u zëvendësua nga marinari Cándido Torres Tejada dhe në fund nga José (Pupo) Román Fernández, të dy ushtarakë të spiunazhit dhe burgjeve të Cjapit. Në një nga ato burgje hynë disa herë motrat Mirabal: Minerva dhe María Teresa, të dyja të martuara dhe me fëmijë së bashku me bashkëshortët përkatës. Të gjithë u torturuan, madje ato edhe u dhunuan. Në 18 maj të 1960 ato së bashku me dy bashkëshortët u gjykuan për atentat kundër sigurisë së shtetit domenikan dhe u dënuan me tri vite burg, por ishte një kurth. Tre muaj më vonë në 9 gusht tirani urdhëroi që Minerva dhe Maria Teresa të liroheshin, por jo bashkëshortët e tyre. Gjithçka ishte vendosur që më parë. Trujillo urdhëroi general Roman që t’i lëvizte bashkëshortët në burgun e Salcedos, që t’u evitonte udhëtimin e largët nga shtëpia deri në burgun e Victoria-s. Togeri Víctor Alicinio Peña Rivera mori nga gjenerali Roman këto udhëzime që më vonë do t’i hidhte në kujtimet e tij: “Duhet të transferojmë bashkëshortët e motrave Mirabal në Puerto Plata, justifikimi do të jetë zbulimi i armëve klandestine të udhëhequra nga lëvizja që ato drejtojnë. Ideja është që ata të na ndihmojnë për të përcaktuar, nëse personat e arrestuar janë anëtarë të lëvizjes. Pasi të kenë mbaruar mund t”u thuash që të kthehen në Salcedo. Pasi t’i kesh transferuar do t’u ngresh një kurth në rrugë motrave Mirabal. Duhet të vdesin. Simulo një aksident automobilistik. Kjo është dëshira e shefit.” Atë ditë shefi i  policisë Ciriaco de La Rosa mbërriti në Santiago dhe kërkoi 4 agjentë dhe një mjet. Peña Rivera caktoi Alfonso Cruz Valerio, Emilio Estrada Malleta, Néstor Antonio Pérez Terrero dhe Ramón Emilio Rojas Lora. Nga data 18 dhe deri në 22 nuk guxuan të ndërmerrnin ndonjë veprim sepse motrat udhëtonin me fëmijët. Në datën 25 nëntor ishin me shoferin Rufino de la Cruz dhe motrën tjetër, Patria. Pasi kishin vizituar bashkëshortët në Puerto Plata po ktheheshin në shtëpi. Kur xhipi arriti në urën Marapica u ndalën nga një Volkswagen me 4 burra. Nën kërcënimin e armëve motrat u zbritën nga makina dhe u detyruan të hipnin në të tyren. Të dyja makinat mbërritën në oborrin e shtëpisë së Minerva dhe María Teresa, në Salcedo, Peña Rivera ndau shami mëndafshi të tre shokëve për t’i mbytur. Britmat e tyre nuk u dëgjuan, shtëpia ishte ndërtuar prej tullash dhe e veshur me dru moganoje. Më vonë, akoma në agoni u qëlluan me shkopinj. Trupat e tyre si dhe të shoferit në makinë u hodhën në një greminë për të simuluar një aksident. Kjo ndodhi në 25 nëntor të 1960. Minerva ishte 26 vjeçe, Patria 30 dhe Maria Teresa 36 dhe të trija kishin së bashku 5 fëmijë. Fundi nuk i çuditi ato, gjithmonë kishin dyshuar se do të dënoheshin me vdekje. Minerva thirri: “Nëse më vrasin do të nxjerr krahët nga varri dhe do të jem më e fortë!” Nuk u gabua. Rafael Leónidas Trujillo u vra nga rezistenca 6 muaj më vonë. Ashtu siç e përshkruan Mario Vargas Llosa në romanin e tij, vrasja e fluturave nxiti një ciklon mërie dhe urrejtje dhe gëzimi para kufomës së tiranit. Ai vdiq në moshën 70 vjeçare, i parapriu vdekjes së të birit në moshën 40 vjeçare në një aksident rruge në Burgos, në Spanjë. Martiret Mirabal nuk u harruan. Data e vdekjes së tyre u shpall si dita ndërkombëtare e eliminimit të dhunës kundër gruas. Një provincë, një rrugë, një stacion metroje, një monument, një biletë dhe deri një bimë, Salcedoa mirabaliarum, i kujtojnë ato. Muzeu Mirabal u ruan rrobat dhe vendbanimet ashtu siç ishin para se të vdisnin. Janë realizuar 5 filma dhe dhjetra libra, përpos qindra statujave dhe busteve apo pllakave. Nga llumi i historisë nuk mbeti më asgjë. Dënimi i vrasësve mbeti një farsë. Ekzekutuesit materialë të vrasjes u dënuan me 30 vjet burg, por kryen vetëm 2 për shkak të një revolte ushtarake, një shef  ushtarak hapi dyert e burgut Fortaleza Ozama dhe u zhdukën përgjithmonë.  / Burimi: “Noticiaaldia” / f.a. Bota.al

Materiali nuk mund te kopjohet

Leave a Reply

Back to top button