Magazine

Historiani që u shpëtoi nazistëve: Pse duhet lexuar Hitleri

Edicioni i parë gjerman i “Mein Kampf” do të publikohet për herë të parë këtë muaj, që nga viti 1945. Historiani Gerhard Veinberg, i cili u largua nga Gjermania naziste që kur ishte fëmijë, shpjegon pse është koha dhe çfarë dobie nxjerrim nga leximi i librit të Adolf Hitlerit, që përbën edhe boshtin kryesor të ideologjisë naziste 

Nga Daniel A. Gross

“The New Yorker”

mein kampf

Kur Gerhard Veinberg u rrikthye në Gjermani në vitin 1962, ai nuk e kishte parë qytetin e tij të lindjes, Hanover, prej më shumë se 20 vjetësh. Ndërtesat në lagjen e tij të vjetër, të rindërtuara pas bombardimeve të pamëshirshme gjatë luftës, dukeshin krejtësisht të reja. Ai u ndal para ndërtesës së vjetër, ku familja e tij kishte patur apartamentin. “U shkriva së qeshuri”,- kujton ai. Historiani mendoi me vete se bombarduesit britanikë, duhet të kenë patur qëllime shumë të mira. “Të vetmen godinë që ata nuk kishin goditur, ishte ajo ku kishte banuar familja ime”…

[real3dflipbook id=”795″]

Leave a Reply

Back to top button