Histori

Hitleri i panjohur: Rrënjët okulte të nazizmit

Screen Shot 2016-04-23 at 11.40.32

Në 6 prill 1919, në Bavari të Gjermanisë, socialistët e krahut të majtë dhe anarkistët shpallën Republikanë Bavariane Sovjetike. Truri i revolucionit qenë një grup shkrimtarësh, të cilët kishin pak ide mbi administratatën shtetërore. Jeta në Mynih u bë gjithnjë e më shumë kaotike. Forcat kundër-revolucionare, të bardhët, të përbërë nga grupe të ndryshme ushtarakësh në lirim të njohur si “Frei Corps”, të pajisur dhe të financuar nga misteriozja Shoqëria Thule, e rrëzuan në pak javë Bavarinë Sovjetike.

Shumë ushtarë të tjerë të liruar i pritën trazirat në kapanone, mes tyre edhe Adolf Hitleri. Pasi Republika Bavarez u rrëzua nga ‘të bardhët’ në maj të vitit 1919, eprorët e caktuan Hitlerin të angazhohet në një komision hetimor mbi revolucionin. Akuzat e tij u dëshmuan efikase e të pamëshirshme në gjykata, ku u dërguan qindra oficerë dhe nënoficerë, të cilët kishin simpatizuar lëvizjen e komunistëve dhe anarkistëve.

Ai u dërgua më pas në kurse të veçanta trajnimi anti-komunist dhe seminare në universitet, të cilat financoheshin nga administrata e Rajshsvehr dhe nga donatorë privatë të Shoqërisë Thule. Kjo çoi në një ndarjen e inteligjencës të ushtrisë gjermane të pasluftës, për të depërtuar tek grupet që mund të organizonin klasat punëtore, teksa komunistët qenë të dobët.

Në një mbrëmje të shtatorit 1919, Hitleri u rrikthye në birrarinë ‘Sternecker‘, ku qenë mbledhur anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Punëtorëve…

[real3dflipbook id=”1096″]

Screen Shot 2016-04-23 at 11.40.10

Leave a Reply

Back to top button