Enciklopedike

Hollywood, misteri i mallkimit të Atukut

Janë një numër jo shumë i madh produksionesh të kinemasë që kanë fituar një reputacion sikur janë të nëmur. Shembuj të mirënjohur përfshijnë Poltergeist, apo Rosemary’s baby, ku aktorë apo regjisorë të lidhur me të dy këta filma, shkuan më pas drejt vdekjes. Një shembull më pak i njohur është një film, i cili nuk e kaloi asnjëherë ferrin e produksionit, një skenar i përshtatur nga romani i vitit 1963 “Atuku i pakrahasueshëm”.  Atuk është një komedi që flet për një peshk që del nga uji, ku spikat një Inuit që zhvendoset në një qytet të madh. Skenari ishte vërtitur nëpër Hollywood për 30 vjet me radhë. Shumë aktorë u lidhën pas projektit, dhe secili prej tyre ka pësuar fatin e keq. Në fillim të viteve 1980, John Belushi u përzgjodh të luante Atukun, por ai vdiq nga një mbidozë droge në vitin 1982, kur ishte vetëm 33 vjec. Më pask, komiku i njohur Sam Kinison mori një ofertë për të luajtur rolin, por ai gjeti vdekjen pasi makina e tij u përplas me atë të një shoferi të dehur në moshën 38 vjec. Roli iu ofrua edhe John Candyt, deri kur ky ndërroi jetë nga një atak në zemër në moshën 43 vjec. Ylli lunatik i SNL, Chir Farley ishte aktori i radhës, deri kur edhe ai vdiq nga një mbidozë droge në moshën 33 vjec, një pasqyrim i zymtë i vdekjes së idhullit të tij, John Belushi.

Influenca e Atukut mendohej të ishte kaq e ligë, saqë thuhet se ka prekur edhe njerëz që vetëm e kanë lexuar skenarin, duke përfshirë skenaristin e Saturday Night Live, Michael O’Donoghue i cili vdiq nga një hemorragji ceebrale në moshën 54 vjec dhe aktori Phil Hartman, i cili në moshën 49 vjec u vra nga bashkëshortja e tij Brynn. A ka Atuku ndonjë forcë vdekjeprurëse? Eshtë një mister të cilit nuk do ia dimë asnjëherë përgjigjen, pasi edhe sot, tre dekada më vonë, nuk bëhet fjalë aspak në prag të realizimit.

Leave a Reply

Back to top button