Analiza

Hong Kongu dhe Makao, sfida e ish-kolonive ndaj “Mëmëdheut”

Ten Hsiaopoini hapi periudhën e reformave dhe të hapjes, që e bëri Kinën të jetë ajo që është sot: lërini të pasurohen disa njerëz më parë. Në po ata vite, Teni takoi Zonjën e Hekurt, Margaret Thatcher për të diskutuar fatin e Hong Kongut. Ajo kërcënoi: “Ata që kanë para dhe kapacitete do të largohen nga vendi menjëherë dhe rënia ekonomike do të jetë e pakthyeshme.”
Por historia ka provuar se gabohej

Pavarësisht se Zona e re Ekonomike Speciale e Shangait është duke u përgatitur për të konkurruar, nëse sot Hong Kongut do t’i duhej të humbte reputacionin e tij si një qendër e financave globale, monedha kineze mund të humbte çdo shpresë për të konkurruar drejtpërdrejt me dollarin. Për këtë arsye, Kina është e frikësuar. Dhe përtej kërkesës për demokraci, manifestimet e ditëve të fundit kanë bllokuar në fakt qytetin. Edhe ekonomikisht. Kaq shumë sa që autoriteti monetar i Hong Kongut, në fakt banka e tij qendrore, ka deklaruar gatishmërinë e saj “për të injektuar likuiditet në sistemin bankar, nëse është e nevojshme”

Hong KOnguCorriere della Sera
Lëreni Hong Kongun të demokratizohet më parë. “Ja një nga tëeet-et që qarkullonin dje në intranetin e Kinës. Bën jehonë motoja historike me të cilën Ten Hsiaopoini hapi periudhën e reformave dhe të hapjes, që e bëri Kinën të jetë ajo që është sot: lërini të pasurohen disa njerëz më parë. Në po ata vite, Teni takoi Zonjën e Hekurt, Margaret Thatcher për të diskutuar fatin e Hong Kongut. Ajo kërcënoi: “Ata që kanë para dhe kapacitete do të largohen nga vendi menjëherë dhe rënia ekonomike do të jetë e pakthyeshme.”
Por historia ka provuar se gabohej. Nëse Shanghai në vitet tridhjetë u konsiderua “Parisi i Lindjes”, Hong Kongu në duart e anglezëve ishte bërë “Shanghai i vogël”. Një strehë e “armiqve të popullit”, që në vitet pesëdhjetë u larguan nga Kina Maoiste dhe sollën me vete kapitalet, zanatet dhe kulturën. Në vitet gjashtëdhjetë, ai ishte bërë një qendër e prodhimit të tekstilit në ekonominë botërore, dhe që atëherë nuk ka bërë gjë tjetër, veçse të rritet. Në vitin 1997, GDP ishte tashmë 180 herë më i lartë se në vitin 1961 dhe në vitin 2011, GDP për frymë ka qenë më i lartë se ajo e Shteteve të Bashkuara, renditur i gjashti në nivel botëror. Ndërkohë, porti i tij u bë një nga më aktivët ndërsa bursa një nga më të lulëzuarat.
Pavarësisht gjithë kësaj, Republika e Kinës ka rimarrë koloninë britanike në vitin 1997. Marrëveshja është nënshkruar në vitin 1984. Në Deklaratën e përbashkët kino-britanike u ra dakord për Hong Kongun statusi i Rajonit Special Administrativ, “në të gjitha sektorët me përjashtim të mbrojtjes dhe politikës së jashtme”. U vendos se zona do të mbante sistemin e saj ekonomik kapitalist dhe do të garantonte të drejtat dhe liritë e qytetarëve të saj, edhe për pesëdhjetë vjet. Domethënë deri në vitin 2047. Këto garanci janë sanksionuar në kushtetutë, Ligji themelor i Hong Kongut, i cili u formulua në bazë të ligjit britanik. Megjithatë, marrëveshja përcakton gjithashtu, se ky i fundit do të jetë subjekt i interpretimit të Komitetit të Përhershëm të Kongresit Kombëtar të Popullit.
E njëjta Asamble që vendosi në korrik se Hong Kongu do të kishte mbajtur të parat zgjedhje me votim të përgjithshëm në vitin 2017, por që mund të kandidonte vetëm “ai që e donte atdheun”, domethënë Republikën Popullore. Ky është fitili i protestave në këto ditë. Gjithashtu, tjetër shkak është se 17 vjet nuk kanë mjaftuar që hong-kongezët të braktisin krenarinë e të qënurit ndryshe, në një farë mënyre superiorë nga Kina. Në vitet e fundit, ka patur nga ata që edhe kanë blerë faqet e gazetave për të nisur fushatën kundër “karkalecave” kinezë që tani, të armatosur me një pasuri të pamendueshme vetëm pak vite më parë, vijnë “në tufa” për të bërë pazar në ish-koloni.
“Një vend, dy sisteme” është zgjidhja që ka mundësuar Republikën të vazhdojë të qeverisë zonat e “veçanta” si Hong Kongu dhe Makau (një ish-koloni portugeze), pavarësisht që këto u adaptuan, për shkak të historisë së tyre të kohëve të fundit, me sisteme politike dhe ekonomike të ndryshme. Të dy në fakt kanë një lloj Parlamenti të veçantë dhe një guvernator që e quajnë zëvendës administrator. Dhe të dyja janë midis ekonomive më liberale në botë, pavarësisht se de jure janë pjesë e “socializmit të tregut” të Kinës. Përkundrazi. Tani ato janë të lidhura ngushtë. Makau jeton nga turizmi dhe kumari duke tërhequr miliona kinezë. Dhe Hong Kongu është “mbreti” i financave. Dhe tani rreth 60 për qind e vlerës së bursës së Hong Kongut varet nga ndërmarrjet kineze. Sot, Hong Kongu është në të vërtetë një urë midis Kinës dhe pjesës tjetër të botës në lidhje me tregtinë, dhe më e rëndësishmja, financat.
Pavarësisht se Zona e re Ekonomike Speciale e Shangait është duke u përgatitur për të konkurruar, nëse sot Hong Kongut do t’i duhej të humbte reputacionin e tij si një qendër e financave globale, monedha kineze mund të humbte çdo shpresë për të konkurruar drejtpërdrejt me dollarin. Për këtë arsye, Kina është e frikësuar. Dhe përtej kërkesës për demokraci, manifestimet e ditëve të fundit kanë bllokuar në fakt qytetin. Edhe ekonomikisht. Kaq shumë sa që autoriteti monetar i Hong Kongut, në fakt banka e tij qendrore, ka deklaruar gatishmërinë e saj “për të injektuar likuiditet në sistemin bankar, nëse është e nevojshme”.
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button