Horizonti.al

Hong Xiukuan u sëmur, edhe pse e mendonte veten si vëllai i Jezusit, dhe 20 milionë njerëz vdiqën

screen-shot-2016-10-21-at-09-32-52

Hong Xiukuan nuk është i njohur në SHBA, por ai filloi një luftë civile që vrau më shumë njerëz se sa versioni amerikan. Në fakt, të dyja ndodhën në të njëjtën kohë – përveçse variant kinez zgjati 3 herë më shumë dhe mori 20 herë herë më shumë jetë. Ai ishte gjithashtu i rëndësishëm në rrëzimin e dinastisë Qin. Gjithcka filloi për shkak se një nëpunës civil i pakënaqur kishte ethe. Hong Xiukuan qe i hipnotizuar nga misionarët protestantë në Kinë.

Gjatë leximit të mësimeve të tyre, ai u godit papritur nga sëmundja dhe mbeti pa ndjenja për rreth 4 ditë. Gjatë kohës që ndodhej në koma, Xiukuan pati një vizion sikur ishte vëllai i vogël i Jezusit dhe qe dërguar në Parajsë për të parë atë. Hong pa ndërkohë një njeri me mjekër, që i tha të vrasë të gjithë demonët. Ashtu si biri tjetër i Zotit, edhe kulti i tij fitoi shumë mbështetje. Mësimet e “Mbretërisë Qiellore” qenë të frymëzuara edhe nga ethet për të vrarë demonët. Në fakt, fjala “demon” u bë sinonim i cilitdo që dyshonte mbi mësimet e Hong. Këtij njeriu të çmendur i mori koka erë, dhe rebelimi i Taipingut rrënoi një perandori të tërë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button