Psikologji

Hormoni magjik, që ndihmon burrat që futen shumë në siklet me gratë

Eshtë si një Viagra mendore

Nëse në artin e lojës së joshjes nuk jeni kampionë, dhe thjesht mendimi që do të dilni  me një grua ju fut shumë në ankth, ja një lajm i mirë: Studiuesit kanë zbuluar përdorime të reja të kisspeptinës, një molekulë me bazë hormoni, që e merr emrin nga një ëmbëlsirë tipike në qytetin e Hersheyt (Pensilvani) – “puthjet e çokollatës” – ku edhe u zbulua kisspeptina.

EKSPERIMENTET E REJA. Studimet e mëparshme kanë treguar tashmë se kisspeptina është në gjendje që të aktivizojë qarqe neuronale, të lidhura me zgjimit seksual, duke punuar në hipotalamusin (strukturën e sistemit nervor qendror) dhe duke mbërritur deri tek testikujt dhe vezoret, për të stimuluar prodhimin e hormoneve të riprodhimit seksual. Eksperimentet e reja kanë zbuluar diçka më shumë.

Në fakt, kjo molekulë mund të aktivizojë receptorët në amigdalë, në sistemin e përgjithshëm limbik (depozita jonë emocionale), duke reduktuar ankthin dhe nxitur inisiativën. Me fjalë të tjera, duke e thjeshtuar një grimë, ata që supozojnë se janë pak të ngathët me femrat, nëse e marrin do të shfaqen më të guximshëm përballë seksit të butë.

Lajmi doli pas një testimi me disa minj meshkuj, kryer nga Doktor Adekunbi dhe nga kolegët e King’s College në Londër. Eksperimenti dha rezultate të mira: minjtë që morën kisspeptinë u bënë shumë më të prirur drejt femrave, dhe për periudha të gjata kohe, edhe më pak në ankth.

LAMTUMIRE VIAGRA?

Sipas studiuesve, në të ardhmen hormoni mund të jetë i rëndësishëm për të zgjidhur problemet e mosfunksionimit të ereksionit – në disa raste të shkaktuar pikërisht nga stresi – duke i zënë vendin të famshmes pilula blu. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button