Zodiak

Horoskopi, 12 shenjat dhe familja

Yjet na ftojnë të pyesim veten për marrëdhënien tonë me familjen

Afrimi i Ditës së Nënës na fton të pyesim veten: çfarë marrëdhënie kemi me familjen tonë? Sa jemi të gatshëm të ndajmë jetën tonë private me të afërmit? Jo të gjithë funksionojmë në të njëjtën mënyrë dhe të gjithë sillen ndryshe me të dashurit e tyre, veçanërisht me nënën e tyre. Horoskopi dhe yjet na udhëheqin për të zbuluar veten dhe marrëdhënien tonë me familjen tonë, bazuar në shenjën tonë ose në shenjën e tyre të zodiakut.

DASHI – Ushqeni një dashuri të thellë për familjen tuaj, edhe pse ndonjëherë humbni durimin, keni një qëndrim shumë mbrojtës ndaj të dashurve tuaj. Ju pëlqen t’i përfshini ata në jetën tuaj private, ju shpesh i ftoni ata në shtëpinë tuaj dhe i vizitoni shpesh, por nuk ju pëlqen të përzieni jetën familjare me punën ose me miqtë tuaj. Në marrëdhënien me nënën tuaj, gjithmonë jeni ju që dominoni dhe ajo, duke ju njohur mirë, e shmang të folurën me ju kur jeni viktimë e nervozizmit dhe zemërimit.

DEMI – Në familjen tuaj ju keni një qëndrim mjaft të butë dhe shpesh kënaqeni duke gatuar pjatat tuaja të shijshme për të dashurit tuaj, duke i bërë ata më të lumtur dhe më të sjellshëm ndaj jush. Kur keni nevojë për para, nuk hezitoni t’u kërkoni prindërve tuaj. Por, nuk je aq i disponueshëm, nëse dikush u kërkon juve. Megjithatë, mbetet një pikë fikse për të gjithë: mirëprisni dhe falni edhe ata që bëjnë gabime. Nga nëna juaj adhuroni instinktin e nënës dhe të mbrojtjes, gjë që është shumë e dukshme edhe te ju.

BINJAKËT – Ju jeni personi tipik i cili i zbulon ditëlindjet e të dashurve të tij vetëm një ditë pas, kur nëna, halla ose motra ju thërrasin për të treguar zhgënjimin e tyre për sjelljen tuaj. Për ju nuk ka asgjë të keqe dhe, në tërësi, kënaqeni që bëni pjesë tek ata që nuk e respektojnë kodin e familjes. Marrëdhënia me nënën tënde është shumë zbavitëse, sepse ajo është e bindur se ju nuk do të rriteni dhe ju përfitoni për ta pyetur për zgjidhjen e problemeve që shkaktoni herë pas here.

GAFORRJA – Për ju familja juaj është e shenjtë dhe, pikërisht me të dashurit tuaj, hapeni për pandjeshmërinë e atyre që ju lëndojnë dhe ju bëjnë të qani. Shpesh keni nostalgji për fëmijërinë tuaj dhe ju pëlqen të shfletoni albumet e vjetra të fotografive për të përjetuar momente shumë emocionale. Për ju nëna është ilaçi kundër të gjitha sëmundjeve të botës. Ndonjëherë e keni të vështirë të merrni vendime të rëndësishme pa ditur mendimin e saj dhe, ndryshe nga shenjat e tjera, për ju është “normale” që të ndani jetën tuaj private me të.

LUANI – Në familje ju pëlqen të diktoni ligjin dhe, kur dikush kundërshton vullnetin tuaj, ju tregoni një intolerancë të fortë. Nuk më pëlqen të vini në pah atë nuk funksionon në jetën familjare dhe gjithmonë përpiqeni të theksoni dashurinë dhe harmoninë që në të vërtetë jetoni në shumë momente. Bujaria juaj vihet re shumë mirë nga prindërit. Marrëdhënia me nënën tënde është e qetë, edhe pse ndonjëherë ju tentoni ta vendosni atë në hije për të dalë me cilësitë tuaja të jashtëzakonshme (të trashëguara prej saj).

VIRGJËRESHA – Ju jeni gjithmonë shumë të disponueshëm dhe u kushtoni vëmendje nevojave të familjes, shpesh duke sakrifikuar veten dhe duke i vënë ato përpara angazhimeve tuaja shoqërore dhe sentimentale. Por ju nuk mund ta mbani nën kontroll tensionin tuaj kur fëmijët në familje po shkatërrojnë shtëpinë tuaj, duke shndërruar rendin që keni krijuar në trazirë. Nuk mungojnë kritikat ndaj prindërve të tyre (që zakonisht janë vëllezërit, motrat ose kushërinjtë tuaj). Dhe nuk ka mungesë kritikash edhe ndaj nënës suaj, e cila shpesh ju përsërit që të jeni më të ëmbël.

PESHORJA – Vëllezërit, motrat dhe kushërinjtë shpesh habiten nga qëndrimi juaj i qetë dhe i patëmetë, edhe gjatë përleshjeve më të nxehta familjare. Kjo sjellje e juaja nuk është vetëm tolerancë ndaj prindërve, por ndër të tjera është një mënyrë të jetuari, duke mos u shqetësuar për problemet që nuk lidhen drejtpërdrejt me ju. Duke u përpjekur të bëni paqe me të gjithë, ndonjëherë jep efekt të kundërt. Siç duket shkoni shumë mirë me nënën tuaj dhe e konsideroni atësi një këshilluese fantastike për pamjen tuaj.

AKREPI – Keni një lidhej shumë të fortë me familjen tuaj: prindërit tuaj e njohin atë anë tuajën që qëndron në hije dhe e dinë se kur duhet të heshtin (d.m.th. për pjesën më të madhe të ditës). Është shumë argëtuese t’ju shohësh në aksion me nipërit tuaj dhe kushërinjtë e vegjël, veçanërisht nëse ju shqetësojnë kur jeni duke fjetur, duke punuar ose duke studiuar. Ju shpesh i shpërbleheni dhe i ftoni të shikojnë një film me ju, si “IT – Il clown”. Me nënën tuaj ju keni një marrëdhënie të veçantë dhe madje e lejoni t’ju bëjë edhe pyetje personale.

SHIGJETARI – Juve ju pëlqen të flisni dhe kështu, kur gjithçka shkon mirë me familjen tuaj, ju jeni krenar për sukseset e të dashurve tuaj. Por kur diçka shkon keq, përpiqeni t’i mbani bashkëbiseduesit tuaj duke folur për diçka tjetër, sepse dikush ju ka mësuar se “rrobat e pista lahen në shtëpi”. Dashuria juaj për familjen nuk është e sëmurë dhe shpesh ndodh që ju hiqni dorë nga tubimet familjare për të udhëtuar nëpër botë. Mamaja jote është e lumtur që gjithmonë ju sheh duke buzëqeshur, por nganjëherë lodhet kur ju dëgjon duke folur.

BRICJAPI – Një nga gjërat që ju pëlqen më shumë të bëni në familje tuja është të flisni për trashëgiminë dhe të bini dakord me prindërit se si ta ndani pasurinë. Por një detaj i vogël ju ka shpëtuar: njerëzit që ju duhet të trashëgoni diçka, jetojnë akoma dhe mungesa e diskrecionit ju bën të dukeni të pandjeshëm në sy të të tjerëve. Nëna juaj, si shumica e njerëzve që ju njohin, gjithmonë përpiqet të kuptojnë emocionet tuaja. T’i thuash “Të dua” mund të jetë një hap i vërtetë evolucionar për ju.

UJORI – Ju dhe familja juaj keni një marrëdhënie shumë të lirë dhe të hapur. Nuk ju intereson nëse prindërit tuaj vendosin të lëvizin në Australi ose motra juaj ka vendosur të marrë zotimet ose që halla e juaj ka dëshirë t’iu prezantojë djalin e saj të ri lodër. Gjëja e rëndësishme për ju është se ata nuk sulmojnë hapësirën dhe privatësinë tuaj. Ju keni një marrëdhënie miqësore me nënën tuaj. Ndonjëherë ajo nuk i kupton fjalët tuaja, por duke menduar mirë, ju mund t’i keni trashëguar pikërisht nga ajo.

PESHQIT – Kur dikush në familjen tuaj ka nevojë për ndihmë, ju jeni gjithmonë aty në rreshtin e parë. Dikush shpesh përfiton nga disponueshmëria juaj dhe ju, pavarësisht nga ankesat e vazhdueshme, nuk mund t’i thoni jo “gjakut të gjakut tënd”. Gjithmonë futni një prekje magjike në jetën e të tjerëve dhe të afërmit tuaj janë shumë të lumtur sa herë që ju takojnë. Nëna juaj mund të vazhdojë t’ju qortojë për rrëmujën tuaj për gjithë jetën, por zemra juaj e mirë kapërcen dëshirën për të qortuar gabimet e saj.

gazeta-Shqip.com

Leave a Reply

Back to top button