Zodiak MeB

Horoskopi ditor për sot, e martë 19 mars 2019

Dashi

Ky ka për të qenë një ditë përgjithësisht pozitive dhe pa probleme për ju. Do jeni gjithmonë optimiste dhe entuziaste. Do lundroni në një det të qetë dhe të ngrohtë nëse jeni në një lidhje. Venusi do iu nxitë të jeni më tolerante dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj. Tensioni nuk do mbizotërojë në asnjë moment. Për sa iu përket ju beqarëve, është Hëna ajo që do sjellë surpriza mjaft të këndshme. Përfitoni sa të mundni. Në punë duhet të jeni dyfish të matur këtë javë sepse po filluan problemet nuk keni për ta mbaruar në kohë një projekt të dhënë. Urani do iu ndihmojë të përmirësoni ekuilibrin financiar. Gjithsesi mirë do jetë mos shpenzoni pa limit.

Demi

Gjatë kësaj dite Dielli do e ngrohë jetën tuaj dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Do jeni tolerante, të kuptueshëm dhe bashkëpunues me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje qetësia do mbizotërojë në lidhjen tuaj. Nuk do ketë shumë pasion, por as zënka nuk do ketë. Thjesht një e përditshme pa ndonjë histori të veçantë. Sipas Dritare.net, ju beqarët nga ana tjetër do jeni joshës dhe mjaft të kërkuar nga seksi tjetër. Takimet që do bëni do jenë mjaft premtuese. Në punë do ecni para me hapa më të shpejta. Të gjithë do mahniten me ato që do arrini. Edhe pse do keni shumë dëshire për shpenzime nuk duhet të abuzoni. Buxheti do jetë i trazuar.

Binjakët

Kjo do jetë një ditë goxha e ngarkuar me punë dhe angazhime të tjera, megjithatë ju do arrini ta menaxhoni kohën dhe nuk do i lini asnjë çast pas dore ata që keni në zemër.  Jeta në çift do jetë e qetë dhe e kënaqshme. Nëse më parë keni pasur vështirësi do keni mundësi të pajtohen dhe t’i rregulloni problemet. Beqarët, falë Venusit do shkëlqejnë dhe vështirë se do kalojnë diku pa tërhequr vëmendjen. Në punë duhet të keni më tepër besim tek vetja dhe duhet të tentoni të provoni fusha të reja. Mos e lini veten të rrezoheni nga një problem financiar që mund t’iu dalë para. Luftoni fort me dëshirën për shpenzime.

Gaforrja

Nuk do jeni gjithë kohës realistë gjatë kësaj dite dhe kjo mund të shkaktojë probleme të vogla. Ju që keni një lidhje do e filloni ditën me debate për paratë e përbashkëta. Pranojini gabimet sa më parë nëse doni që marrëdhënia të mos përkeqësohet. Ju beqarët nuk do jeni me këmbë në tokë dhe kjo ka për t’iu sjellë probleme në të ardhmen. Për fatin e mirë në punë do jeni disi më kreativë nga dje. Do ju vihen më në pah meritat. Nga ana tjetër do e shihni të udhës edhe shmangien e debateve me kolegët. Gjendja financiare do jetë shumë më e qetë se disa ditë më parë.

Luani

Sot do reflektoni gjatë para se të veproni dhe vetëm pasdite mund të merrni vendime në çdo fushë. Ju të dashuruarit mund të keni në mëngjes disa konflikte shumë të vogla, por që do kalojnë pa probleme serioze. Pas mesditës do pajtoheni e do dashuroheni marrëzisht. Për beqarët do paraqiten mundësi shumë herë më të mira nga më parë, mjafton që t’i shfrytëzoni sa më shumë. Në punë mos keni frikë për asgjë sepse gjithçka do ju ecë sipas parashikimeve që keni bërë. Për ju nuk ka pengesa të pakalueshme. Paratë do jenë në një gjendje të kënaqshme

Virgjëresha

Mërkuri do e favorizojë  qëndrueshmërinë gjatë kësaj dite dhe do ju nxitë të jeni edhe më eksperimentues. Nëse keni një lidhje mos i shkoni kot së koti kundër atij që keni në krah, por reflektoni pak dhe do e kuptoni se në fakt keni të njëjtat ide dhe mendime. Ju beqarët do keni takime të përshpejtuara dhe as vetë nuk do e kuptoni sesi do ju ndryshojë rrjedha e jetës. Në punë aftësia që keni për t’u përshtatur e për të folur hapur do ju ndihmojë të ecni akoma më përpara. Sektori i financave do jetë më delikat dhe do gjendeni herë pas here në vështirësi.

Peshorja

Turbullirat yjore do ju pengojnë sot të ecni përpara. Nga ana tjetër as ju nuk do jeni luftarakë.  Nëse keni një lidhje do debatoni dhe do keni probleme të vazhdueshme me atë që keni në krah. Edhe pse do e kuptoni që i keni ju gabimet më të mëdha nuk do e ulni hundët aspak. Ju beqarëve as nuk do ju shkojë nëpër mend të kërkoni dashurinë sot dhe do ju pëlqejë jeta që bëni. Sipas Dritare.net, në punë do i ngatërroni të gjitha gjërat dhe në vend që të hidhni hapa para do ktheheni mbrapsht. Financat do kenë vështirësi serioze. Mos merrni hua, por kërkoni ndihmë për t’ia dalë me aq para sa do keni nëpër duar.

LEXO DHE :  Këto 10 ushqime parandalojnë kancerin e gjirit!

Akrepi

Vendosmëria juaj as nuk lëkundet aspak sot. Do jeni të bindur për çdo hap dhe nuk do ju trembet syri aspak. Ju të dashuruarit do qëndroni edhe më shumë kohë me atë që doni dhe do përjetoni vetëm emocione pozitive. Sot do ndiheni gati edhe për të marrë disa vendime përfundimtare për të cilat më parë nuk keni mundur dot. Ju beqarët do preferoni të njihni sa më shumë persona e më pas të vendosni çfarë do bëni. Në punë do jeni profesionistë dhe do ua mbushni mendjen eprorëve për t’iu vendosur në një post të ri. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem sepse dini gjithmonë si të veproni.

Shigjetari

Do jeni edhe më të zgjuar gjatë kësaj dite dhe do dini përherë si të veproni në çdo lloj rasti. Ju të dashuruarit do jeni romantikë pafund dhe do krijoni një ambient si në përralla. Partneri do magjepset edhe njëherë pas jush dhe do ju dashurojë pa kushte. Ju beqarët do jeni më entuziastë dhe të gatshëm për të njohur sa më shumë persona. Sot do mjaftoheni me kaq dhe nuk do hidhni hapa më tej. Në punë mund të bëheni paksa xhelozë për arritjet e kolegëve dhe do guxoni diçka gjigande. Paratë do i keni më shumë nën kujdes dhe situata nuk do ketë probleme.

Bricjapi

Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë mjaft pozitiv për ju. Do arrini te përmbushni një pjesë të objektivave dhe do ndiheni më të qetë. Lidhja me partnerin do jetë më e këndshme. Do i kuptoni më mirë ndjenjat dhe synimet që ka ai për të ardhmen. Kjo do iu ndihmoje të merrni edhe vendime për të cilat keni kohë që mendoheni. Ju beqarët duhet të kërkoni në çdo cep për të gjetur personin e duhur. Mos filloni asgjë pa qenë të sigurtë. Në punë nuk duhet të ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha vetëm që të arrini atje ku doni. Bëjeni çdo gjë në kohën e duhur. Mos e teproni me shpenzimet dhe nuk do keni asnjë surprizë të keqe me financat.

Ujori

Sot do kaloni edhe momente pozitive, por edhe nga ato negativat. Mundohuni që në çdo moment të qëndroni të qetë dhe të mos nxitoheni për asgjë. Në jetën tuaj në çift do të mbizotërojë rutina dhe e zakonshmja. Klima e paqëndrueshme dhe mos kuptimi me njeri-tjetrin do iu trishtojë shpesh. Ju beqarët do keni dëshirë të keni vetëm aventura dhe jo dashuri afatgjata. Planetët do jenë në anën tuaj, por dijeni se kënaqësia nuk do jetë aq e madhe sa ju e prisnit. Në punë do merrni frytet e një lodhjeje të gjatë dhe do e kuptoni se gjithçka që keni bërë ja ka vlejtur.  Do kujdeseni më tepër për financat dhe Neptuni do ua shpërblejë gjithë punën që keni bërë.

Peshqit

Sot duhet patjetër të shmangni çdo lloj debati apo mosmarrëveshjeje me ata që keni në krah ose me të afërmit sepse do ju turbullohet gjithë jeta. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të ndërmerrni rreziqe sepse dita do jetë paksa delikate. Tregohuni më tolerante dhe nuk do keni surpriza të këqija. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë në mënyrë të papritur. Studiojini mirë personat pastaj vendosni për të ardhmen. Në punë do ju konkretizohen të gjitha planet dhe do merrni edhe disa shpërblime. Më të privilegjuar do jeni nëse ushtroni profesionin e ekonomistit apo arkitektit. Financat do përmirësohen. Do ketë hyrje të papritura parash në arkën tuaj, por mos i harxhoni ato pa masë. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button