Zodiak Ditor

Horoskopi i astrologut Branko për ditën e mërkurë, 27 tetor 2021

Si do të evoluojnë fatet e Dashit, Luanit, Shigjetarit dhe shenjave të tjera të zodiakut? Nëse jeni të etur për ta zbuluar, hidhini një sy parashikimeve të mëposhtme nga horoskopi i Brankos për ditën e sotme.

Dashi

Sipas horoskopit të Brankos, kjo do të jetë një ditë për t’u përballur me shumë vëmendje. Gjatë 24 orëve të ardhshme mund të përjetoni ndryshime të papritura të humorit: bëni një përpjekje për t’i mbajtur ato nën kontroll! Mos e shkarkoni acarimin tuaj, ndoshta për shkak të problemeve të punës, tek njerëzit e afërt.

Demi

Sot mund të lindë një dyshim në dashuri që do t’ju fusë në humor të keq. Nëse po, duhet të qëndroni të qetë, por sqaroni, flisni për këtë sa më shpejt që të jetë e mundur. Përdorini këto ditë për të diskutuar me partnerin tuaj në mënyrë të sinqertë dhe të qetë.

Binjakët

Sot pritet një tjetër ditë mjaft e frytshme, e mbështetur nga një Mërkur i shkëlqyer. Në veçanti, tregtia do të favorizohet, ndaj nëse po mendoni të shisni ose blini diçka, duhet të filloni të lëvizni në orët në vijim.

Gaforrja

Ashtu siç e parashikon horoskopi i Brankos, sot do të nisë një rikuperim i rëndësishëm, sidomos në planin sentimental. Do të kuptoni se keni qenë gjithmonë të dashur, edhe kur keni parë gjithçka të zezë. Pas disa javësh shumë të rënda, më në fund do të jeni në gjendje të gjeni një vizion më rozë për të ardhmen tuaj.

Luani

Sot do të duhet shumë kujdes, si në dashuri ashtu edhe në punë. Një person që ju besoni se ishte mik mund të ndryshojë papritur qëndrimin e vet, aq sa ju dyshoni në miqësinë. Në fund do të pyesni veten nëse është mik apo armik…

Virgjëresha

Sot klima në punë do të përmirësohet shumë, bashkëpunimi me kolegët dhe brenda ekipit do jetë aq i mirë sa do arrini të keni rezultate fituese. Me fillimin e sezonit të Akrepit në datën 23, qielli është bërë më bujar edhe ndaj jush.

Peshorja

Sipas parashikimeve të Brankos, do të jetë një ditë për t’u marrë me pak rezerva. Do të jetë më mirë për ju të bëni atë që është rreptësisht e nevojshme dhe kaq, mos u lodhni shumë dhe mbi të gjitha shmangni teprimet në tavolinë dhe në pije. Edhe më mirë nëse bëni një dietë të vogël detoksifikimi për të ndihmuar trupin tuaj të rifitojë formën e mirë fizike.

Akrepi

Dita e sotme do të jetë veçanërisht e frytshme. Do të keni një ngarkesë të mirë energjie dhe do të gjeni motivimin. Të rinjtë, që kërkojnë rrugën e tyre të karrierës, mund të konsiderojnë studimin e gjuhëve të huaja. Kush e di se ju nuk mund të gjeni një të ardhme premtuese jashtë vendit …

Shigjetari

Sot planetët do të jenë një ndihmë e madhe, veçanërisht në planin praktik. Nëse prej disa kohësh keni menduar mundësinë për të aplikuar për kredi, për të marrë një hipotekë, duhet të përfitoni nga kjo ditë për të filluar të informoheni. Mund të hasni në personin e duhur.

Bricjapi

Siç e parashikon horoskopi i Brankos, sot një ish mund të shfaqet pa probleme në jetën tuaj për të bërë disa pretendime. Mundohuni të jeni të qetë dhe të ftohtë, mos reagoni me stomak, por mendoni me qetësi. Me shumë mundësi do të ndjeni nevojën për t’u larguar nga gjithçka dhe nga të gjithë, për të reflektuar.

Ujori

Sot do të ngriheni nga shtrati me një dozë të mirë shtesë energjie dhe vitaliteti. Do të dëshironi të lëvizni, të argëtoheni: pse të mos merrni kohë për të luajtur sport? Do të jetë një mënyrë efektive për të shkarkuar energjinë e tepërt, në mënyrë që të mos kthehet në acarim.

Peshqit

Sot do të jetë një ditë dashurie. Një Hënë e bukur do t’ju gudulis dëshirën për të dashuruar, për të përjetuar emocione që nuk i keni ndjerë për një kohë të gjatë. Dhe do të jetë vetëm një shije e parë e asaj që ju pret. Rilindja juaj e vërtetë do të fillojë në nëntor!

Back to top button