Zodiak MeB

Horoskopi i ditës së sotme, 29 mars 2019

Dashi

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë aspak ambicia dhe do bëni edhe gjëra që më parë nuk keni mundur. Ju të dashuruarit do jeni akoma më të hapur me partnerin dhe do mendoni të bëni ndonjë çmenduri ndryshe nga më parë. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të pandalshme. Ju beqarët do jeni këmbëngulës dhe nuk do ndaleni derisa ta bëjnë për vete personin që pëlqeni. Jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Në punë çdo përpjekje e bërë do japë rezultatet e pritshme. Nuk do keni frikë as të guxoni diçka të re pavarësisht lodhjes dhe sakrificave që do ju duhet të bëni. Në planin financiar nuk do ketë probleme sepse do dini t’i menaxhoni me kujdes paratë që do keni nëpër duar.

Demi

Gjatë kësaj dite nuk do keni aspak kundërshtime me ata që keni pranë  dhe qetësia do mbizotërojë gjithë kohës.  Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë tejet e animuar dhe kënaqësitë do jenë të forta gjithmonë. Do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni. Ju beqarët nga ana tjetër duhet të reflektoni gjatë para se të hidhni hapa, pasi disa mund t’iu gënjejnë dhe në të vërtetë personat janë ndryshe nga sa thonë. Në punë do jeni shumë të vëmendshëm ndaj këshillave të kolegëve tuaj dhe do filloni të aplikoni metoda të reja që do ju cojnë akoma më larg. Sipas Dritare.net, shpenzimet duhet t’i keni gjithë kohës nën kontroll sepse në të kundërt mund t’iu dalin probleme.

Binjakët

Mos refuzoni t’i dëgjoni ata që ju duan të mirën dhe hiqni dorë nga disa zakone të këqija sepse mund të nxitin reagime të ashpra. Nëse keni një lidhje Saturni do ndikojë së tepërmi në jetën tuaj sentimentale. Mundohuni sa të mundni të shmangni mosmarrëveshjet me të sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë edhe jashtë kontrollit. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri kështu që duhet të bëni edhe pak durim. Në planin profesional do jeni të hapur dhe nuk do ju trembë aspak ngarkesa. Pozitivizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës dhe do dini t’i bëni kritika edhe vetes. Buxheti me shumë gjasë do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Do keni mundësi të bëni edhe investime më të mëdha.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite Dielli do ju bëjë më optimist për të ardhmen dhe më në fund do hiqni dorë nga disa zakone të këqija. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Të dy palët do i shprehni edhe më tepër ndjenjat dhe do bëni çdo gjë për të mirën e njëri-tjetrit. Ju beqarët nuk duhet të dëshpëroheni që nuk do e gjejnë sot shpirtin binjak, pasi kjo gjë do ndodhë të ditët në vijim. Në punë do ju bëhet një propozim i ri për një post ndryshe nga deri më sot. Kjo do ju pëlqejë sepse keni kohë që keni kërkuar ndryshime. Në planin financiar do jeni me shumë fat kështu që gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Luani

Më në fund konfliktet dhe mërzitjet e kohëve të fundit do marrin fund gjatë kësaj dite. Nuk do hezitoni më të thoni atë që mendoni dhe do ndiheni më të qetë. Nëse keni një lidhje dhe marrëdhënia juaj është e fortë keni për të kaluar momente fantastike pranë partnerit. Do dini si ta bëni të lumtur tjetrin dhe do ndiheni edhe vetë shumë mirë. Edhe ju beqarët do jeni me fat dhe do arrini ta tërhiqni pas vetes personin që keni pëlqyer prej kohësh. Në punë rivaliteti do jetë i fortë, por me përpjekje mund të arrini çdo qëllim. Shefat do ju përgëzojnë gjithë kohës dhe mund t’iu japin shpërblimet që as nuk i kishit menduar. Buxheti nuk do jetë i mirë. Do kryeni shpenzime të pamenduara për të cilat do pendoheni shpejt.

Virgjëresha

Edhe pse do gjendeni shpesh në situata të sikletshme gjatë kësaj dite keni për t’i kaluar me qetësi të plotë. Nëse keni një lidhje, përfitoni nga klima e qetë që do mbizotërojë në jetën tuaj për të folur me partnerin për gjithçka pa pasur druajtje. Po i shtytë gjërat për më vonë do keni probleme. Ju beqarët do kaloni një ditë interesante dhe plot njohje të reja. Do e keni vetë në dore se çfarë hapash të hedhin më pas. Në punë do jeni shumë të kujdesshëm me pamjen dhe në këtë mënyrë do keni më shumë klientë. Edhe sjellja juaj do jetë mjaft e vlerësuar. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sepse gjendja nuk do jetë e kënaqshme.

Peshorja

Në disa momente reagimet që do bëni nuk do jenë të duhurat megjithatë në moment do ndryshoni mendim dhe do ndreqni gjithçka. Ju të dashuruarit, të nxitur nga Mërkuri, do bëni të gjitha përpjekjet e mundshme për ta përmirësuar jetën tuaj në çift. Do e kuptoni edhe se keni gabuar rëndë me ato që keni thënë kohët e fundit. Ju beqarët do kënaqeni pafund me miqtë e ngushtë dhe nuk do e keni shumë mendjen për të joshur dikë. Në punë mos bëni shumë zhurmë, por vazhdoni me qetësi detyrat që iu janë dhënë. Kështu aq ziliqarët nuk do e marrin vesh kur dhe si do veproni. Sipas Dritare.net, në planin financiar kujdes nga Neptuni që do ju nxitë të kryeni shpenzime të ekzagjeruara.

Akrepi

Gjatë kësaj dite yjet do ju ndihmojnë t’i thelloni edhe më shumë marrëdhëniet mes familjarëve dhe kolegëve të dashur. Çdo moment për ju ka për të qenë i bukur. Për ju të dashuruarit do ketë çaste të ngrohta dhe harmonike Do përjetoni emocione nga më të ndryshmet dhe nuk do doni të shkëputeni për asnjë moment nga partneri. Ju beqarët nuk duhet të kërkoni asgjë me ngulm, por do bëni mirë t’ia lënë gjërat kohës. Në punë  nuk do i bëni gjërat me nxitim dhe kjo do ju lejojë të kapni edhe detajet më të vogla. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Financat do jenë shumë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot as të kryeni shpenzimet më të nevojshme.

Shigjetari

Shumë njerëz nga jashtë do ndikojnë negativisht në jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe kanë për t’iu sjellë probleme shumë të mëdha. Për ju të dashuruarit yjet do nxisin debatet dhe konfliktet. Në disa momente do ndiheni aq keq saqë mezi do prisni të mbarojë dita. Ju beqarët do jeni nostalgjikë dhe do mendoni për të shkuarën duke refuzuar çdo ftesë që do ju bëhet. Në punë do jeni shumë të shpërqendruar  dhe të lodhur. Sado të mundoheni nuk do i arrini dot qëllimet që i kishit vënë vetes. Në planin financiar do gjeni mënyrat e duhura për ta stabilizuar situatën. Do arrini te kryeni shpenzimet më të domosdoshme dhe do ju mbeten edhe para mënjanë.

Bricjapi

Çdo gjë që do ju ndodhë gjatë kësaj dite do e jetë e merituar. Nuk jeni sjellë si duhet dhe keni lënduar edhe të tjerët. Ju të dashuruarit do jeni të paduruar dhe ka rrezik të bëni gjëra të pamenduara mirë. Ky në fakt do jetë një gabim që mund të sjellë pasoja edhe për të ardhmen. Ju beqarët do keni një ditë interesante edhe pse nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin tuaj. Në punë shefi do ju bëjë një propozim për një pozicion të ri shumë të rëndësishëm. Mendohuni mirë para se të jepni përgjigje sepse do jetë mundësi e shkëlqyer, por nga rezultati që do arrin i do varet e ardhmja. Buxheti do jetë në gjendje të mirë kështu që përfitoni për të bërë disa shpenzime të domosdoshme për shtëpinë apo veten.

Ujori

Gjatë kësaj dite do e lini pas të shkuarën dhe do mendoni me pozitivizëm vetëm drejt së ardhmes. Yjet do ju favorizojnë. Ju që keni një lidhje do bashkëpunoni pafundësisht me atë që keni në krah. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse partneri do kujdeset edhe për detajet më të vogla. Lum si ju për fatin që ju ka rënë. Ju beqarët do keni një ditë pozitive dhe të mbushur me takime. Në punë do merrni mbështetje të patjetërsueshme nga disa kolegë dhe do ndiheni më të gatshëm për sfida më tej. Probleme nuk kanë për t’iu ndodhur aspak. Gjendja financiare ka për të qenë shumë herë më e mire se disa kohë më parë kështu që mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.

Peshqit

Humori juaj nuk do jetë shumë i mirë gjatë kësaj dite dhe herë pas here do ju duket sikur nuk do keni rrugëdalje. Ju të dashuruarit, edhe pse do jeni të zënë me punë, nuk duhet ta lini pas dore personin që keni në krah. Në rastin më të keq, shpjegojani atij situatën në mënyrë që të mos mërzitet. Ju beqarët do fillojnë një lidhje aq pasionante dhe të bukur saqë nuk e kishit ëndërruar asnjëherë më parë. Në punë do jeni autonomë dhe do keni çelësat për të arritur suksesin që keni ëndërruar. Të gjithë do ju kenë zili dhe disa do mundohen t’iu bëhen aleatë për të përfituar nesër. Financat do jenë shumë të paqëndrueshme kështu që shmangni çdo lloj shpenzimi. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button