Zodiak

HOROSKOPI I JAVËS / Parashikimi juaj për periudhën 09-15 DHJETOR 2019

DASHI

Dashuria dhe të tjerat: së bashku me miqësinë e re të Mërkurit, ju rikthehen fort idetë, mendimet dhe fjalët, dhe ju gjeni dëshirën dhe nevojën për të thënë, për të shkëmbyer ide dhe ëndrra, për gjëra të reja (falë edhe Hënës së plotë në mesjavë) një periudhë kur dini dialogoni në një mënyrë të lehtë dhe intensive. Fokusohuni pikërisht tek kjo aftësi dialoguese nëse doni ta bëni për vete. Puna dhe Karriera: ditën e Mërkurë Venusi dhe Saturni do të jenë shumë afër, diçka që duket se e bën të veçantë mënyrën e veprimeve të një kolegu. Kini besim tek ata që sot do të jenë në gjendje të demonstrojnë cilësi të veçanta, sepse do t’ju ndihmojnë edhe ju. Këshilla e javës: Të premten, Neptuni mund t’ju bëjë që të shpërqendroheni, domethënë jo tërësisht të përqendruar në një të tashme e cila meriton vëmendje.

DEMI

Dashuria dhe të tjerat: Të hënën do të viheni në lëvizje nga një Hënë që do t’ju bëjë shumë zemërgjerë me të, por të mërkurën do të preferoni të dëgjoni një Saturn serioz dhe rigoroz, një planet i cili do të lërë pak hapësirë për ndjenjat. Pastaj, në pragun e fundjavës, Plutoni do t’ju kthejë me një pasion të ri, dëshirën për të bërë, gjëra për të kujtuar, gjër të rëndësishme. Puna dhe Karriera: Saturni ju bën shumë të veçantë për mënyrën sesi do të dini dhe mund të trajtoni detyrat tuaja, gjërat që duhet të bëni. Ndoshta sepse ata që punojnë me ju tregojnë shumë më pak vëmendje, dhe ju ndiheni përgjegjës për mbrojtjen e gjithçkaje. Këshilla e javës: Jupiteri ditën e diel do t’ju japë ndjenjën e çuditshme (por të bukur) të të qenit në gjendje të përballoni gjëra të mëdha, sikur asgjë, ose pothuajse, nuk është e ndaluar për ju. A duhet të besoni?

BINJAKET

Dashuria dhe të tjerat: nga e hëna Mërkuri do të shkëlqejë para jush, diçka që mund t’ju shtyjë të jetoni lidhjen tuaj shumë ngushtë. Sidoqoftë, ditën e enjte, Hëna do të shkëlqejë menjëherë në shenjën juaj, duke ju lënë të vendosni, duke zgjedhur tonin dhe drejtimin e marrëdhënieve. Mos kini frikë nga humbja e kontrollit, nuk do të ndodhë. Puna dhe Karriera: ju filloni të perceptoni një lehtësi të re dhe konkrete, diçka që do t’ju bëjë të ndiheni të ndihmuar, më pak të detyruar të siguroni e parashikoni gjithçka, për çdo pyetje. Lërini të tjerët të japin më të mirën, ju tashmë e keni bërë atë. Këshilla e javës: të dielën Jupiteri do të jetë në pozicion të mirë tek Urani. Me pak fjalë, nuk do t’ju mungojë një guxim i caktuar, dëshira dhe aftësia për të imagjinuar veten ndryshe, më mirë. Keni dëshirë për lajme të vogla.

GAFORRJA

Dashuria dhe të tjerat: Marsi mbetet vërtet një burim i çmuar, një aleat i rëndësishëm që ju ndihmon të vendosni kënaqësi dhe ngrohtësi në një të tashme, ku keni të pranishme vetëm sfida, shumë baste. Të mërkurën dëgjoni Venusin dhe vishuni me një ëmbëlsi e gjallëri, duke e ditur që të premten do të duhet të jeni gati për të ndjekur Marsin me pasionet e tij shumë të shfrenuara. Puna dhe Karriera: të angazhuar deri të enjten, domethënë deri kur situata do t’ju kërkojë të bëni gjithçka ashtu siç duhet, siç duhet që të jetë. Nga e premtja fundjava do të fillojë, me një ditë të parë të kërkuar nga ai Neptun shumë i bukur për të punuar. Këshilla e javës: të premten, Venusi dhe Plutoni do të jenë shumë afër, një mundësi e rrallë dhe e çmuar që do të keni, për të bërë llogaritë me diçka tënden, të brendshme, rreptësisht personale.

LUANI

Dashuria dhe të tjerat: Mërkuri bëhet mik i Luanit, një planet i formuar nga zjarri ashtu si ju. Së bashku me të (dhe Diellin) ju në fakt mund të jetoni ide dhe fantazi, por në një mënyrë të lehtë, të plotë, pa frikë se mos bëni gabime. Të mërkurën ndoshta do të keni nevojë për përkëdhelira, një dozë shtesë ëmbëlsie, diçka që nuk do ta lini kurrë të humbasë. Puna dhe Karriera: Venusi bën mënyrën tuaj të të bërit të gjërave, të shpejtë dhe praktike, mbase sepse akoma jeni të përqendruar në pyetje të paqarta por të rëndësishme, sepse jeni duke përgatitur diçka. Dhe nëse nuk jeni të ngazëllyer për këtë, atëherë mendoni për vlerën e gjërave që bëni. Këshilla e javës: falë Hënës së plotë të enjten, Luani mund të vendosë të krijojë eksperienca të reja, të takojë njerëz të ndryshëm, të marrë pjesë në diçka ose të takohet me dikë tjetër.

VIRGJERESHA

Dashuria dhe të tjerat: nëse Mërkuri tani rrethon shenjën tuaj, duke u përpjekur kështu t’ju shpërqëndrojë me barra dhe përgjegjësi që lidhen me shtëpinë, ju do të përgjigjeni me atë Jupiterin e bukur që jua bën zemrën, çdo situatë të lidhur me ndjenjat, të lehtë dhe të rëndësishme. Asgjë nuk do të jetë në gjendje t’ju shpërqëndrojë, sepse gjithçka ka një forcë dhe rëndësi të veçantë. Puna dhe Karriera: mjaft e dukshme (dhe e çmuar) Hëna e plotë që do të shkëlqejë të enjten. Një premtim guximi dhe dëshire për të bërë gjëra, që do ju shpjerë larg, që do t’ju bëjë të ndiheni protagonistë të momentit. Këshilla e javës: Të dielën dikush afër jush do të përpiqet t’ju bindë se dëshironi të ndryshoni, që dini të jeni ndryshe. Por mbase ai mbivlerëson mundësitë e tij, ju nuk keni pse e besoni domosdoshmërisht atë.

PESHORJA

Dashuria dhe të tjerat: Venusi do të lëvizë shumë javën tuaj. Do ta bëjë këtë duke u bashkuar me planetë të tjerë, duke kthyer tek ju dëshirën për të qenë seriozë edhe në dashuri (të mërkurën), por edhe nevojën për të çliruar pasionet tuaja pa kufizime (të premten dhe të shtunën). Dhe çfarë mendoni? Vështirë të thuhet, sepse Neptuni do ta bëjë të paqartë, asnjëherë shumë të qartë. Puna dhe Karriera: Të hënën dhe të martën lini një koleg ose bashkëpunëtor që të zgjidhë probleme, që të përveshin mëngët. Por nga e mërkura do të jeni ju që mund të bëni ndryshimin, atë të mjaftueshëm të fortë e të vendosur për të zgjidhur çdo situatë. Këshilla e javës: Hëna e plotë e së enjtes do të shpallë zyrtarisht nevojën tuaj për pushime, për t’u larguar nga gjithçka. Filloni të mendoni si ta bëni.

AKREPI

Dashuria dhe të tjerat: Marsi ju bën të qëndrueshëm dhe të padurueshëm përballë një njeriu që ndryshon shpesh, i cili lëkundet midis angazhimit dhe një ndjenje të përgjegjësisë, por që pastaj kthehet në pasion. Ndiqni instinktin tuaj, atë që nuk do t’ju tradhtojë, atë që do t’ju bindë se mund të filloni fundjavën tuaj në një mënyrë të lirë, të lehtë dhe plot imagjinatë. Ju gjithmonë do të jeni në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Puna dhe Karriera: fakti që Mërkuri ndalon së shkëlqyeri në shenjën tuaj (pas shumë javësh) tregon për një mendje jo shumë aktive, për ide më pak efektive. Me pak fjalë, duhet të përpiqeni të mos jeni aq kërkues me veten, duke i dhënë vetes kohën që ju nevojitet për të kuptuar më mirë çdo situatë. Këshilla e javës: Jupiteri të dielën do t’ju bëjë mjaft mbështetës për ata që do t’ju ofrojnë gjëra të çuditshme, të ndryshme, origjinale. Me sa duket do të jeni të hapur për çdo propozim, por përpara se ta pranoni do të mendoni shumë mirë.

SHIGJETARI

Dashuria dhe të tjerat: vetëm të hënën, mërkuri do të vijë në shenjën tuaj për të vulosur fatin e ri në dashuri, me një njeri që tani ju duket shumë më i afërt dhe më i disponueshëm, më në fund i aftë të bëjë që të ndiheni të dashur. Diçka që do t’ju japë optimizëm dhe besim në të tashmen, e që do t’ju bëjë të filloni përsëri nga e para. Puna dhe Karriera: për ju Mërkuri dhe kalimi i tij tek Shigjetari premton një përmirësim të qartë me çështjet e punës. Shumë më i lehtë dhe më i butë do të jetë çdo bashkëpunim, çdo mundësi për të dhënë një dorë. Këshilla e javës: Jupiteri të dielën do t’ju bëjë pak të padurueshëm, në nevojë për një ndryshim që nuk është shumë i qartë për ju. Vendosni të bëni gjëra të ndryshme, për të mos rënë pre e zakoneve.

BRICJAPI

Dashuria dhe të tjerat: Venusi (një planet i cili nga punët e zemrës merr vesh, dhe shumë madje) në ditët në vijim do të vihet në lëvizje në shenjën tuaj për të ndezur dhe lëvizur dinamikën afektive, ndjenjat. Të mërkurën do të duhet të dorëzoheni në ëmbëlsinë më të mirë, të premten dhe në fundjavë në një energji të re që do ta bëjë pasionin të menjëhershëm. Puna dhe Karriera: marrëdhënia juaj me angazhimet është spektakolare, dhe kjo falë (përsëri) atij Venusi që do të ndizet çdo moment, në çdo cep të së tashmes tuaj. Gjëra të mëdha priten rreth mesit të javës, aq shumë dritë e re do të hyjë, e që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Këshilla e javës: në fundjavë Jupiteri – planeti me të cilin ende jeni duke u njohur – do t’ju bëjë të ndiheni ndryshe, të veçantë, pothuajse eksentrikë. Por tani ju mund ta lejoni këtë gjë.

UJORI

Dashuria dhe të tjerat: përpara një partneri shumë solar, mënyra juaj e trajtimit të ndjenjave do të shfaqet më e izoluar, më pak e dukshme dhe e zhurmshme. Por jo më pak intensive se partneri. Thjesht Venusi dhe Saturni do ju bëjnë të doni, por lehtë, si ju pëlqen, pa e vendosur veten kurrë në qendër të gjithçkaje. Puna dhe Karriera: Mërkuri bëhet aleati juaj i shkëlqyeshëm, një energji idesh që vërtet mund të sugjerojnë se çfarë të bëni, si të zgjidhni bllokime dhe probleme që jetoni në punë. Do të jetë më e lehtë për ju të matni distancën që ju ndan nga një rezultat, nga një qëllim. Këshilla e javës: mbani një sy nga Hëna e plotë e së enjtes, sepse ajo mund t’ju ndihmojë të përjetoni fundjavën tuaj në një mënyrë të veçantë. Shumë mundësi për t’u ndier mirë, varet vetëm nga ju nëse do të pranoni apo jo.

PESHQIT

Dashuria dhe të tjerat: kini kujdes nga Mërkuri, planeti që përfaqëson ata që i do dhe që tani bëhet një energji që ju sfidon, që nuk të ju indiferentë por që kërkon vëmendje, kujdes. Me pak fjalë, ju do të duhet ta bëni atë të ndjehet i dashur, dhe do e bëni këtë nën shoqërinë e një Jupiteri që ju bën të hapur për të tjerët. Puna dhe Karriera: do të keni mundësi të perceptoni forcën e Hënës së plotë që do të shkëlqejë brenda jush të enjten, duke ju bindur që ka ardhur koha për të marrë vendime të vogla, për të vendosur disponibilitetin tuaj të vërtetë ndaj profesionit që keni. Gjatë fundjavës, duke përfituar nga qetësia, mund të keni një pasqyrë që do t’ju ndihmojë të përmirësoni marrëdhëniet tuaja në zyrë. Këshilla e javës: fjalët më të mira, ato që nuk janë të gabuara dhe që shkojnë drejt e në temë? Janë ato fjalë që do të shqiptoni të mërkurën. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button