Zodiak

Horoskopi i muajit mars 2019

Dashi

Këtë muaj do të mbizotërojë një klimë e tensionuar dhe problemet mund të jenë të vazhdueshme. Nëse jeni në një lidhje do keni here pas here debate me partnerin dhe nuk do hapin rrugë lehtësisht. Të dy palët në fakt do jeni kokëfortë dhe ky do jetë një problem i madh. Ju beqarët do keni takime të paparashikuara dhe të veçanta, por do keni frikë të hidhni hapa. Po i latë shumë pas dore do i humbni ata përgjithmonë. Për fat të mire shëndeti nuk do jetë shumë problematik. Përveç shqetësimeve të vogla e kalimtare nuk do ketë asgjë për t’u alarmuar. Financat do vazhdojnë të mbeten delikate. Me zor do i kryeni edhe shpenzimet më të domosdoshme. Në punë duhet të bëni të pamundurën për t’i mbrojtur idetë tuaja sepse shumë kolegë do mundohen t’iu prishin planet.

Demi

Këtë muaj do keni goxha probleme në familje dhe nuk do ndiheni shumë të qetë. Në përgjithësi do jeni me humor të keq. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni as kohë dhe as nerva t’i përkushtoheni si më parë partnerit dhe kjo mund të sjellë probleme. Më e mira do jetë të flisni hapur me partnerin dhe t’ia tregoni situatën në te cilën ndodheni. Ju beqarët do keni surpriza të mira dhe të këqija. Mirë është t’i bëni sytë katër në çdo moment që të mos lëndoheni ose mos i lini mundësitë e mira t’iu ikin nga duart. Shëndeti do jetë shumë herë më i mirë se kohët e fundit, kështu që nuk do keni për çfarë të qaheni. Sipas Dritare.net, financat serish do jenë të pakta, por do ju mbështesin disa miq të ngushte. Në punë do jeni gjithë kohës në stres sepse nuk do mundni dot t’i çoni në drejtimin e duhur paratë që keni.

Binjakët

Muaj më pozitiv do jete ky për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do përkujdeseni më tepër për atë që keni në krah dhe nuk do doni të bëni ndryshime të mëdha. Ndjenjat do jenë reciproke. Ju beqarët do keni njohje të reja të cilat do fillojnë si miqësi dhe brenda pak javëve do shndërrohen në dashuri emocionuese. Mos kini frike të bëni ndryshime statusi. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Nuk do jeni në formën më të mirë edhe sepse nuk do ushqeheni si duhet. Kujdes sepse temperaturat e ngrohta do ju bëjnë ta humbisni tërësisht fuqinë. Buxhetin do e keni në vëmendje dhe do mundoheni ta riorganizoni me kujdes. Pas javës së dytë mund të ketë stabilizim të situatës. Në punë do dini çfarë përpjekjesh të bëni që gjërat të ecin si duhet. Për çdo gjë do reflektoni me kujdes.

Gaforrja

Nëse në fillim të muajit do ju dalin goxha probleme, mos u mërzitni sepse situata do qetësohet menjëherë pas javës së pare. Nëse keni një lidhje do jetoni në një ambient të animuar dhe të mbushur me momente të lumtura. Partneri do ju surprizojë me disa propozime dhe disa dhurata. Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe duhet të dëgjoni zemrën tuaj. Gjithçka do ecë si e keni ëndërruar. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, kështu që për çdo shqetësim duhet të merrni masa sa më parë. Në planin financiar do jeni më të logjikshëm dhe më të kujdesshëm. Do i kryeni me kujdes shpenzimet. Në punë do jeni mjaft kreative dhe do keni ide brilante. Gjithçka do ecë ashtu si e keni ëndërruar prej kohësh dhe do ndiheni të plotësuar tërësisht.

Luani

Ky muaj do jete shumë më i qetë se ai që kaluat. Do ndalni çdo lloj “luftimi” dhe do i përkushtoheni më tepër jetës familjare dhe asaj sentimentale. Nëse keni një lidhje do dini ta ndani kohën ndërmjet personave në krah dhe familjareve. Gjithçka do ecë si duhet. Ju beqarët do flirtoni gjatë gjithë kohës, por as vetë nuk do mendoni për gjëra serioze. Me shumë gjasë nuk do e ndryshoni dot statusin. Shëndeti do jetë më i mirë nga sa ka qenë më parë. Do keni energjinë që keni ëndërruar. Financat do jenë shumë të mira dhe nuk do e privoni veten nga asgjë. Mundohuni që mos jepni hua të mëdha. Në punë nuk do jeni luftarakë, përkundrazi do ja lini çdo gjë kohës. Për fat të mire yjet do jenë në anën tuaj dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur. Do jeni të vlerësuar për durimin.

Virgjëresha

Muaj i qetë dhe pa probleme pritet të vijë. Do jeni të lirë të shprehni idetë e mendimet tuaja dhe do merrni goxha vlerësime. Ju të dashuruarit do keni disa mosmarrëveshje të vogla dhe pa pasoja vetëm gjatë javës së parë. Dielli do dalë sërish pas datës 9 dhe emocionet do shtohen. Mirë do jetë që sido që të vijnë punët mos e humbisni komunikimin në çift dhe mos e lini pas dore partnerin. Për ju beqarët do jetë muaj i begatë dhe i mbushur me emocione. Shumë gjera do ndryshojnë përfundimisht. Shëndetin duhet ta keni më tepër në vëmendje sepse po filluan shqetësimet situata mund të rendohet më tepër. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe situata ka për të mbetur gjithë kohës e mirë. Në pune vërtet do lodheni pak, por rezultatet që do arrini do iu çlodhin menjëherë. Bravo për gjithë guximin dhe këmbënguljen.

Peshorja

Muaj i kënaqshëm ka për të qenë ky që do vijë. Do jeni më të logjikshëm dhe do hidhni hapat e duhura. Ju që keni një lidhje do iu karakterizojë dinamizmi. Si ju ashtu edhe partneri do jeni si një ekip i fortë që do bëni çdo gjë bashkë dhe askush nuk do mund t’iu pengojë. Po ecët gjithë kohës në këtë rrugë do arrini shpejt majën. Ju beqarët duhet të bëni atë që do ju thotë zemra dhe nuk duhet të ndikoheni aspak nga të tjerët. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do jetë i qëndrueshëm. Në disa momente do ndiheni të pafuqishëm dhe në disa të tjera do jeni në formë të shkëlqyer. Financat sado që t’i kujdesni nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme. Pranojeni ndihmën e familjareve nëse do ua ofrojnë. Në punë nuk duhet të prisni që gjërat të përmirësohen vetë, por duhet të veproni. Kolegëve mos ju besoni aspak.

Akrepi

Fillimi i muajit do jetë paksa i ndërlikuar sidomos në marrëdhënien me të afërmit. Për fat të mirë pas datës 10 gjithçka do fillojë të përmirësohet. Nëse jeni në një lidhje duhet të reflektoni gjerë e gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të mos gaboni. Gjithsesi në pjesën më të madhe të muajit do jetë dialogu ai që do mbizotërojë. Ju beqarët nuk duhet të refuzoni asnjë ftesë që do ju bëhet, por nga ana tjetër nuk duhet të pranojnë menjëherë të hidhni hapa. Çdo gjë duhet të ndodhe në kohën e vet. Shëndeti mund të ketë disa tronditje të vogla. Mund të ndiheni nervoze në disa momente. Financat do kenë goxha vështirësi dhe gjithçka për shkak të shpenzimeve të ekzagjeruara të kohëve të fundit. Në punë nuk do ju mungojnë idetë për të arritur atje ku doni, por nuk do keni durim dhe do përtoni të veproni.

Shigjetari

Javën e parë të këtij muaji duhet të jeni më të kujdesshëm dhe duhet të mblidhni forcat pasi do iu jepen më tepër përgjegjësi. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni aspak probleme, përkundrazi mund të bëni dhe mund të merrni deklarata të forta dashurie. Ju beqarët do i jepni prioritet absolut miqësisë dhe do i refuzoni ftesat për takime. Do mendoheni shumë shpejt, por do jetë vonë. Gjendja shëndetësore do varet nga përkujdes që ju do keni për veten, nga mënyra e të ushqyerit dhe praktikimi apo jo i aktiviteteve fizike. Financat do jenë delikate. Mundohuni të mos e teproni me shpenzimet dhe të mendoni më tepër për të ardhmen. Në punë do jeni profesionistë dhe nuk do ju duket asgjë e vështirë për t’u arritur. Do jeni të matur dhe nuk do bëni asnjë gabim. Të gjithë do ju kenë zili.

Bricjapi

Këtë muaj do jeni shumë me pozitive se një muaj më parë dhe do e keni më të lehtë komunikimin. Për ju çiftet atmosfera do jetë gjatë gjithë kohës e kënaqshme. Do ndani çdo ide dhe mendim me atë që keni në krah dhe mund të merrni vendime të rëndësishme. Secili prej jush do i dijë pikat e dobëta të partnerit dhe do ja plotësojë dëshirat. Ju beqarët do keni një muaj të mbushur me risi. Nëse takoni persona që do ju tërheqin që me shikim të pare, mos i lini t’iu ikin nga duart. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq, përkundrazi pas javës së parë do jeni edhe më energjikë dhe në formë të shkëlqyer. Financat do dini gjithë kohës si t’i menaxhoni dhe nuk do ju dalin të papritura. Në punë do keni ide brilante dhe do i mahnitni të gjithë. As vetë nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë suksesin që do arrini.

Ujori

Këtë muaj do jeni shumë të përgjegjshëm dhe do ju ndodhin gjëra vërtet interesante në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë e qetë dhe dialogu do mbizotërojë në çdo moment. Do jeni të hapur dhe do i respektoni mendimet e tjetrit. Ju beqarët do keni takime interesante dhe do kaloni momente të bukura pranë disa personave. Mund të mendoni për lidhje ose mund të mjaftoheni thjesht me takime dhe argëtim pa filluar angazhime. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë duhet pasur gjithmonë kujdes me ushqimet sidomos me ato që përmbajnë vezë. Financat nuk do jenë aspak ashtu si ju do kishit dashur, por kjo nuk do të thotë që ta lëshoni veten dhe të mos bëni përpjekje për t’i përmirësuar. Në punë duhet të mendoheni disa herë para se të veproni sepse po gabuat nuk do ju falin. Gjithsesi në tërësi do jetë një periudhe e begatë dhe pa vështirësi të mëdha.

Peshqit

Në përgjithësi do jeni në humor të mirë gjatë këtij muaji dhe do ecni në rrugën e duhur. Nëse keni një lidhje do kaloni momente të këndshme me partnerin, por nga ana tjetër në disa momente mund të bëheni edhe shumë xhelozë. Mos e teproni sepse do e mërzitni dhe do e largoni nga vetja atë që dashuroni. Mos mendoni keq për të pasi ai ju dashuron me gjithë zemër. Ju beqarët do keni plot takime, por nuk do ndihen gati për të filluar lidhje serioze. Nëse nuk hidhni hapa të paktën mos i lini pas dore disa persona interesantë. Shëndeti do jetë më i mirë se më parë. Do keni energjinë dhe dinamizmin e duhur. Financat do dini si t’i organizoni dhe nuk do ju dalë asnjë lloj problemi në këtë sektor. Në punë do ju duhet më shumë mund dhe sakrifica për të arritur majat e suksesit. / dritare.net

Leave a Reply

Back to top button