♈ Dashi
Një valë energjie të pushton sot. Hëna është në shenjën tënde dhe, e bashkuar me Venusin, të dhuron forcë dhe pasion në dashuri. Nëse gushti solli largësi me partnerin, kjo është dita e duhur për të sqaruar gjithçka. Në punë, megjithatë, ndikimi i Jupiterit sjell një ndjenjë ankthi: rezultatet që kërkon ende nuk duken, por mos e humb besimin.
♉ Demi
Ditët e ardhshme mbartin premtime të bukura, veçanërisht për punën: që nga 11 shtatori priten zhvillime të rëndësishme. Në dashuri, megjithatë, tregohuni të kujdesshëm — nëse marrëdhënia është e brishtë, më mirë shmangini debatet, sidomos para datës 19. Durimi juaj do të shpërblehet.
♊ Binjakët
Mendja juaj është e mbushur me mendime dhe përgjigjet që pret vonojnë të vijnë. Disa projekte janë ende pezull dhe kjo ju bën nervozë. Megjithatë, fundjava sjell lajme më të mira: Hëna në shenjën tuaj do të të dhurojë qartësi dhe një hov të ri, sidomos në dashuri.
♋ Gaforrja
Jeta ju vendos përpara zgjedhjesh të mëdha. Keni nevojë të ndjeni se po ecni përpara, si në punë, ashtu edhe në marrëdhënie. Fundjava premton më shumë qartësi. Edhe ata që janë vetëm mund të përjetojnë një emocion të papritur.
♌ Luani
Sot është dita juaj për të ndriçuar. Në dashuri, jeni gati për një hap të ri ose për të rizgjuar një pasion të vjetër. Në punë, projektet që keni mbjellë kohët e fundit fillojnë të japin frytet e para. Është koha për të treguar sa vleni.
♍ Virgjëresha
Pas një periudhe lodhjeje, më në fund ndjeni një farë lehtësimi. Në dashuri, marrëdhëniet bëhen më të qarta, ndërsa beqarët mund të gjejnë një mundësi të bukur. Në punë, ju vjen një mbështetje që ju jep siguri. Një ditë që ju fton të besoni më shumë te vetja.
♎ Peshorja
Venusi është me ju dhe ju dhuron harmoni. Është një ditë e mirë për të sqaruar marrëdhënie të ndërlikuara ose për të gjetur një kompromis në punë. Në dashuri, zemra gjen qetësi dhe mendja sheh më kthjellët. Një nga ditët më të bukura të muajit për ju.
♏ Akrepi
Sot mund të ndjeni një pakënaqësi të brendshme, por mos u shqetësoni: nga data 19 gjërat do të ndryshojnë. Në dashuri, situata është delikate, prandaj tregohuni të kujdesshëm. Në punë, jeni pranë një zbulimi apo një mundësie që mund të hapë dyer të reja.
♐ Shigjetari
Zemra juaj është e hapur për aventura të reja. Sot mund të shfaqen njohje të këndshme ose emocione të papritura. Në punë, jeni në pritje të një përgjigjeje apo të një zhvillimi që do të përcaktojë hapat e ardhshëm. Mbani gjallë optimizmin tuaj: rruga është e hapur.
♑ Bricjapi
Qielli ju kërkon të mendoni strategjikisht. Edhe pse zakonisht jeni të drejtpërdrejtë, sot është mirë të mendoni më gjatë para se të veproni. Merkuri ju ndihmon të gjeni zgjidhje praktike. Në dashuri, nëse nuk jeni në një lidhje të fortë, më mirë prisni: hapat e mëdhenj kanë nevojë për kohën e tyre.
♒ Ujori
Në dashuri, rutina ose dyshimet mund të bëhen të dukshme. Nëse lidhja është e gjatë, mund të ndjeni mungesë lirie; nëse është e re, pasiguritë dalin më kollaj në dukje. Në punë dita ecën mirë, por kujdes: nesër mund të lindin pengesa të reja. Sot gjeni një ekuilibër mes pavarësisë dhe bashkëpunimit.
♓ Peshqit
Pas një fillimi jave të vrullshëm, tani është koha të vendosni rregull. Projektet e lëna pezull kërkojnë vëmendje, dhe deri më 19 shtator do të bëhen më të qarta. Në dashuri, gjithçka varet nga ju: nëse keni ndjerë largësi, fundjava është momenti ideal për të folur dhe për të rikthyer qetësinë. / bota.al