Zodiak

HOROSKOPI I PAOLO FOX, e diel 25 nëntor 2018

DASHI:

Këtë të Dielë arsyet e vetme për acarim do të jepen nga gjendja juaj fizike. Disa nuk mund të ndihen më në simbiozë të përsosur me mjedisin e jashtëm, veçanërisht nëse kanë bërë më shumë se sa duhet në dy ditët e fundit. Ne duhet të vazhdojmë me kujdes, edhe nëse periudha karakterizohet ende me energji të madhe. Ndonjëherë është më mirë të bësh vetë një hap përpara. Nga pikëpamja emocionale keni për të zgjidhur një problem të vogël, por në çdo rast nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Duhet thënë se do ju kthehet edhe vullneti.

DEMI:

Ju jeni një shenjë e vendosur dhe kokëfortë dhe kjo veçori ju bën një pikë referimi për të tjerët. Nëse ka pasur ndonjë transformim, mundet që t’i shkaktojë bezdi ndokujt, veçanërisht nëse keni vendosur të ndryshoni jetën tuaj dhe nuk e mbuloni më rolin tuaj. Për një kohë ka lindur një frymë rebele tek ju, doni të bëni gjëra të reja dhe më të rëndësishme. Hëna kthehet pozitive dhe e diela do të jetë thelbësore për kontaktet.

BINJAKET:

Të lindurit në shenjën e Binjakëve kanë dëshirë të udhëtojnë dhe të bëjnë shumë gjëra të reja. Përpiquni të jeni të qetë, nëse në periudhën e fundit ka patur ndonjë tension në punë. Të dielën dhe të hënën mund t’ju ndodhë që të shpenzoni pak si shumë. Nëse keni patur ndonjë problem ligjor, përpiquni për një ndërmjetësim, përndryshe gjërat mund të shkojnë pak si shumë larg.

GAFORRJA:

Edhe historitë e lindura prej pak kohësh kanë pasiguri, por kjo nuk do të thotë se është një problem. Disa kanë dëshirë të vazhdojnë një marrëdhënie pa bërë shumë projekte për të ardhmen. Pa dashur ndoshta, keni zgjedhur persona që nuk japin shumë siguri. E diela do të jetë dita e duhur për të qartësuar gjërat që nuk shkojnë, si në familje edhe në fushën sentimentale.

LUANI:

E diela do të jetë e dobishme nga pikëpamja psikofizike. Dielli, Mërkuri dhe Jupiteri janë në anën tuaj. Është momenti i duhur për t’i dhënë frymë krijimtarisë suaj. Ata me fat që kanë gjetur personin e duhur tani mund të vendosin të bëjnë projekte të rëndësishme në çift, duke përfshirë edhe lindjen e një fëmije. Kohë e mirë për udhëtime. SHpejt do të keni lajme.

VIRGJERESHA:

Vjen në kohën e duhur kjo e dielë, e cila duhet të sjellë relaksim, pas dy ditëve mjaft të rënda. Këto ditë ju keni patur shumë nervozizëm, edhe për shkak të njerëzve që janë pak larg nga shijet tuaja. Ju jeni shumë ironikë dhe ju pëlqen të luani, por mos ekzagjeroni. Kujdes nga disa provokime që mund të vijnë nga shenjat e Binjakëve dhe Shigjetarit.

PESHORJA:

Do të jetë një ditë më shumë për reflektim se sa për lëvizje. DUke parë situatën e veçantë në punë, mund të ndiheni më pak në formë se sa zakonisht. Këtë ditë do të doni të rrini për hesapin tuaj. Nëse ju bëjnë ndonjë provokim, do ju duhet maturi e dyfishtë. Këshilla është të shmangni sforcimet e tepruara dhe të kota.

AKREPI:

Ndiheni më të lirë dhe kjo ju ndihmon që të jetoni një të diel të bukur. Do të jetë shumë e rëndësishme të përjetoni të reja të bukura. Yjet ju ndihmojnë të gjeni pak qetësi, si në nivel personal, edhe ekonomik. Ata që kanë marrëdhënie me një Gaforre, Peshq apo Akrep do të jenë të favorizuar. Kush ka mundësi të udhëtojë mund të marrë ndonjë propozim interesant. Nëse keni patur ndonjë krizë në dashuri mund të përpiqeni të rekuperoni.

SHIGJETARI:

Më në fund erdhi e diela për t’u rigjeneruar pak! Pozicion i shkëlqyeshëm i Diellit në shenjën tuaj, ashtu si do jetë shumë shpejt edhe ai i Jupiterit. Javën e ardhshme ju do të përpiqeni të frenoni, nuk do të jeni në gjendje të qëndroni të mbyllur në gardh dhe do të tundoheni nga dëshira për të kapërcyer gardhin! Dashurat që lindin midis nëntorit dhe janarit, ose që janë të lindura dhe duhet të përsosen, në javët e ardhshme do të jenë më të ngrohta! Deri në fillim të vitit 2019 do të bëni një zgjedhje përfundimtare.

BRICJAPI:

Planetët në këtë ditë do të ndihmojnë të gjithë ata që kanë një marrëdhënie me shenja të tokës (Bricjapi, Demi dhe Virgjëresha) për të fituar para të dobishme për projektet e vitit 2019. E ardhmja do të jetë një vit i rëndësishëm për dashurinë dhe nga dhjetori për ju nis një rrugëtim suksesi! Kush ka pasur një histori të gjatë dhe ka kaluar një nëntor të vështirë, do të japë më të mirën në dhjetor. Një ditë pak e lodhshme në marrëdhëniet me të tjerët.

UJORI:

Do të jetë ditë me motivime të forta! Por kujdes sepse kur ndjeni që jeni në anën e arsyes bëhen pak si shumë polemizues. Nëse dikush është kundër jush, dhe mes të martës dhe të enjtes keni përjetuar momente krize apo vështirësish, jeni në kërkim të zgjidhjeve. Në dashuri, dhjetori do të jetë muaji i të vërtetave të fshehura, që do të dalin në dritë.

PESHQIT:

Ditë relaksi, në të cilën mund të gjejnë kënaqësi të gjithë ata që nga e enjtja po përpiqen të ruajnë kontrollin e të gjitha situatave, ndoshta duke mos ia dalë dot. Përpiquni të ndaleni e të mos kërkoni gjithçka, menjëherë. Priten debate. Nga dhjetori disa rrugëtime dashurie mund të bëhen protagonistë dhe kush është vetëm do të ketë disa përgjigje në xhep. Do të keni mosmarrëveshje të vjetra për para. Në dhjetor planetët do ju shtyjnë drejt ndryshimeve të forta ekzistenciale.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button