Zodiak

HOROSKOPI I PAOLO FOX, e enjte 13 DHJETOR 2018

DASHI:

Pjesa e dytë e javës është shumë interesante. Do keni mundësinë të përfundoni një projekt të madh, bashkë me shenjat e Virgjëreshës, Gaforres dhe Bricjapit. Duhet të sistemoni ndonjë situatë, por këtë e dini tashmë. Konfuzioni që lidhet me dashurinë në muajin nëntor ende nuk është zhdukur. Kush është vetëm, në janar mund të ketë mundësinë të lidhet sërish. Këshilla për të arritur objektivin është që të filloni të shihni përreth.

DEMI:

Keni një karakter të durueshëm dhe jeni të gatshëm të prisni edhe me muaj, para se të merrni një përgjigje. Por duhet thënë se kur humbni durimin bëheni të pamenaxhueshëm. Keni aftësinë të mbani larg gjithë emocionet negative. Në këtë fazë jeni të mbrojtur nga yjet. Nëse keni ndjesinë që disa gjëra nuk shkojnë mirë apo që dikush është kundër jush, qëndroni larg.

BINJAKET:

Po vijnë ditë të vështira dhe pak nervoze. Nga e enjtja deri të shtunën mund të kthehen edhe disa tensione në dashuri. Dikush do të ketë shumë për të thënë, apo për të ankuar. Nëse po përjetoni një marrëdhënie të gjatë, këto ditë do të duhet më shumë angazhim se zakonisht. Mund t’ju akuzojnë se keni bërë diçka gabim. Duhet të bëni kujdes me xhelozitë dhe keqkuptimet.

GAFORRJA:

Nga e enjtja në të shtunë ditët do të jenë të forta sa i përket ndjenjave dhe do të jenë të dobishme për të kuptuar se çfarë dëshiron zemra juaj. Ndonjëherë keni nevojë të hiqeni mënjanë për të kuptuar cilat janë nevojat tuaja. Disa e dinë mirë se çfarë duan por kanë frikë të lëvizin. Do të keni pak acarim për çështjet e zemrës dhe emocionet në përgjithësi, një sinjal ndryshimi.

LUANI:

Pjesa e dytë e javës do të jetë më bindëse dhe të dielën do të ketë kulmin, me përjashtim të dashurisë që është ende e pazhbllokuar. Pjesa e parë e dhjetorit ishte e rëndë mes atyre që nuk po shohin partnerin dhe atyre në krizë dhe duhet të zgjedhin midis dy historive. Dita e diel do jetë ditë ideale për ata që duhet të bëjnë zgjedhje për të ardhmen: analizoni të gjitha situatat shumë mirë përpara se të vendosni!

VIRGJERESHA:

Në këtë javë jeni me të vërtetë të puthur nga fati! Bëni kujdes me polemikat, të paktën deri të shtunën, pasi mund të krijojnë konflikte në dashuri dhe në punë, në veçanti me Binjakët, Shigjetarët dhe Peshqit. Një person i Gaforres i lidhur me të kaluarën është akoma i pranishëm në jetën tuaj, veproni me kujdes! Është koha për të kontrolluar financat dhe rishikuar disa shpenzime.

PESHORJA:

Kush ka një aktivitet të vetin mund të fitojë ndonjë para më shumë, por bëni kujdes me lodhjen. Dashuria vazhdon në mënyrë neutrale: kush ka një histori e çon përpara, por pa shumë ethe. Përballuni menjëherë me polemikat në shtëpi dhe nëse ju pëlqen një person, bëni kujdes nga paqartësitë e tij, duke qenë se një ditë është në anën tuaj dhe një ditë jo!

AKREPI:

Këto janë ditë rekuperimi të ngadaltë por konstant, që ju çliron nga një farë acarimi që vazhdon prej ditësh. Të shtunën dhe të dielën do të përqafoni një person që ju intereson apo do ia dilni në diçka të rëndësishme. Interesante edhe perspektiva për të ardhmen e afërt: në këtë fundjavë mund të vendosni të bëni një udhëtim të vogël me personin që doni, dhe të vizitoni vende të reja. Fundjava me rekuperim të mirë fizik.

SHIGJETARI:

Këto janë ditë të veçanta, kur ju duhet të ndaleni dhe reflektoni për zgjedhjet që duhet të bëni. Të dielën do të keni shansin që të zhvilloni një miqësi të re apo një pasion. Pjesa e dytë e javës është shumë e vlefshme. Do keni forcë të madhe në nivel sentimental. Nëse jeni vetëm, shihni përreth dhe përfitoni nga momenti.

BRICJAPI:

Në ditët e enjte dhe të premte mund të vijë pak fat edhe në dashuri. Nëse dëshironi të harroni dikë, tani ju mund ta bëni më lehtë. Nuk duhet përjashtuar që një person i ri të hyjë në jetën tuaj. Shpesh në dashuri mendoni për menaxhimin e ndjenjave me mendjen tuaj, jo duke dëgjuar zemrën, dhe kjo mund të jetë gjithashtu një problem. Dhjetori është një muaj në të cilin dashuria mund të kthehet.

UJORI:

Në nëntor dhe në fillim të dhjetorit kishte pak hidhërim, prandaj ndjenjat duhen menaxhuar me mençuri. Duket se tensionet e përjetuara në dashuri në kohët e fundit janë ende të pranishme. Mundohuni të bini dakord me veten: nëse doni të qëndroni në çift, duhet të hiqni dorë nga diçka, si për shembull liria. Kush nuk ndihet i lirë dëshiron të kthehet e të jetë i tillë.

PESHQIT:

Keni ende pak lodhje. Hëna në shenjë sjell emocione por edhe pak turbullirë të brendshme. Punoni me keqardhje sepse keni shumë angazhime dhe ndiheni nën presion. Dikush është në fazë rekuperimi, gjë që do ju mundësojë të ndjeheni mirë në fund të vitit. Në këto 48 orë në fakt do të ndjeni pak lodhje.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button