Zodiak

Horoskopi i PAOLO FOX, E ENJTE 15 NËNTOR 2018

DASHI:

Në këtë fazë ju rizbuloni dëshirën për të jetuar dhe luftuar dhe kjo është shumë e rëndësishme. E diela dhe e hëna do të jenë ditë të përshtatshme për ata që duan të rekuperojnë, ndoshta pasi kanë pasur probleme ose kriza gjatë verës. Nëse keni pasur ndonjë mosmarrëveshje me një person, ju mund të vendosni nëse do të vazhdoni apo jo. Ju jeni bërë më selektivë në zgjedhje.

DEMI:

Po përjetoni një periudhë stresi, për shkak të shumë tensioneve që do të duhet të përpiqeni të menaxhoni me mençuri më të madhe. Marsi do të kthehet të enjten. E premtja, e shtuna dhe e diela do të jenë ditë të forta. Ka pasur ndryshime në punë dhe disa kanë modifikuar disa projekte ose janë gati ta bëjnë këtë. Në fushën sentimentale nuk jeni ende gati për një marrëdhënie të re.

BINJAKET:

Tranziti i Marsit ju bën më të fortë por edhe më nervozë. E gjithë kjo energji ju shërben edhe për të kuptuar se cilat janë gjërat që ju shkojnë mirë dhe ato që duhet të eleminoni nga jeta juaj. Në këtë periudhë, siç është theksuar në raste të tjera, duhet të rishikoni një marrëveshje apo një kontratë. Bëni kujdes me çështjet burokratike.

GAFORRJA

Marsi në shenjë ju jep forcë dhe një avantazh të madh. Duhet të sistemoni ndonjë mosmarrëveshje apo çështje të punës që kanë mbetur hapur. E premtja dhe e shtuna do të jenë më interesante. Në dashuri keni nevojë për një kontakt më të drejtpërdrejtë me personin që ju intereson. Kush është vetëm prej pak kohësh ndoshta mund të nisë një marrëdhënie. Kush ka një histori të gjatë ka nevojë të gjejë stimuj të rinj.

LUANI:

Marsi nuk është kundër, ndaj do të jetë një ditë e favorshme për këtë shenjë. Mund të vijnë lajme të mira dhe shihni me pozitivitet të ardhmen. E diela do jetë një ditë me shumë forcë. Hëna është kundër dhe mund të shkaktojë disa vonesa. Duhet thënë se shumë prej jush mbrëmja do i gjejë tejet të lodhur.

VIRGJERESHA:

Kjo e enjte është ditë e rëndësishme, por edhe shumë e lodhshme. Po jetoni një periudhë të veçantë, mund të ndiheni më të lodhur dhe nervozë, se sa zakonisht. Në këtë fazë keni vënë në provë fizikun tuaj, me stomakun dhe zorrët mes pikave të dobëta. Dikush duhet të kalojë një problem fizik serioz, por kështu mund të mendoheni dhe të ktheheni të respektoni organizmin.

PESHORJA:

Yjet janë të mirë, po vjen një fazë ku jeni të fortë, sidomos për ata që kanë një veprimtari të tyren. Përmirësime edhe pse më të avashta, do të ketë në çështjet financiare dhe marrëdhëniet me të tjerët. Mes të enjtes dhe të shtunës do të ketë të ardhura. Mund të shfaqen shanse të mira për më të rinjtë në këtë periudhë.

AKREPI:

Hëna nuk është në një fazë pozitive, por ju jeni shenjë e fortë, me shumë ide për të shfrytëzuar. Marsi kthehet i favorshëm, mes të enjtes dhe të shtunës mund të merrni një telefonatë nga një person që ka rëndësi, apo një lajm të mirë. Dashuria rikthehet protagoniste dhe nëse ka një person që ju intereson, përpiquni ta takoni deri të shtunën.

SHIGJETARI:

Fillon periudha e rebelimit që është diskutuar në ditët e fundit. Kalimi i Marsit në shenjën tuaj kërkon veprim dhe kjo simptomë agjitimi shtrihet në mjedisin rreth jush. Dikush do të ngrejë zërin, të tjerët do të duhet të përballen me disa ditë të vështira në marrëdhëniet në të cilat nuk ka kuptim të përsosur. Ju do të keni nevojë për bashkëpunëtorë e jo kundërshtarë. Kushdo që e vendos veten kundër idesë apo projektit tuaj mund të largohet.

Bricjapi:

Ka ardhur koha të përvishni mëngët në përpjekje për të jetuar diçka të bukur dhe të re. Kjo ditë sjell më shumë zgjidhje: kush ka një aktivitet ose një dyqan, por edhe një zejtar, mund të marrë një konfirmim të vogël ose disa para. Orë të mira për të folur për dashurinë dhe, në çiftet në vështirësi, të reflektojnë mbi zgjedhjet që duhet të bëhen, pas një farë ftohjeje kohët e fundit.

UJORI:

Ka të reja në dashuri, por gjithmonë me kohë të pjesshme. Këto ditë po mendoni mbi të gjitha për punën dhe zhvillimin e situatave të tjera, duke parë që kohët e fundit keni patur shpenzime. Kjo periudhë, më shumë se sa risi, ju ndihmon të zgjidhni situata të lindura në të shkuarën. Kush ka marrë një akuzë duhet të mbrohet dhe nëse një çështje ligjore/financiare ka shkuar keq, tani mund të rekuperoni. Por duhet të luftoni shumë.

PESHQIT:

Në dashuri vini nga një periudhë perpleksiteti. Shumë prej jush po ngrejnë zërin sepse duan që disa të drejta të tyre të respektohen. GJithmonë në fushën sentimentale keni bërë që dikush të ngrejë vetullat, ndërsa në punë po prisni një ndihmë. Mos u dëshpëroni: po vijnë ditë aktive që do ju japin kënaqësi, edhe pse të vogla.

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button