Zodiak

Horoskopi i PAOLO FOX, e enjte 18 TETOR 2018

Binjakët, 5 yje: 

Në punë mos hezitoni të parashtroni pretendimet tuaja. Nëse ka lajme interesante, konfirmime të mira, ato do të vijnë deri në fund të tetorit. Gjatë muajve të ardhshëm do të jetë më e vështirë të arrihen rezultate të caktuara. Në dashuri ka pak lajme, ndoshta sepse jeni shumë të zënë me punë dhe studim dhe keni pak kohë për t’i kushtuar ndjenjave.

Gaforrja, me 5 yje: 

Tani ka një gjendje të ndryshme astrologjike. Ka një Jupiter të mirë dhe me Saturnin kundër, mund të ketë vështirësi, por në fund ju mund të arrini një rezultat të mirë. Prandaj duhet të përpiqeni të bëni zgjedhje efektive dhe të vlerësoni pasojat e çdo mendimi. Paolo Fox ju fton të jeni të kujdesshëm sepse mund t’i besoni një personi që nuk e meriton besimin tuaj.

Akrepi, 5 yje: 

Horoskop i mirë të enjten, 18 tetor, ka një gjendje shumë interesante astrologjike, sidomos ndjenjat janë të favorizuara. Ju mund të penalizoheni vetëm nëse insistoni në një dashuri të së kaluarës. Tani është koha për të studiuar strategji të reja. Ka lidhje të mira me Peshqit, Gaforren, Bricjapin. Kjo është gjithashtu koha e duhur për të përcaktuar miqësi të caktuara. Ju jeni shumë selektivë, dhe tani është e rëndësishme të bëni miq të rinj. Ju keni mundësinë për të dalë më shumë në pah, dhe ndoshta të jetoni miqësi të reja në një mënyrë më serioze.

Peshorja, 4 yje: 

Ju është dashur të bëni shumë sakrifica, por katër javët e ardhshme do të jenë shumë interesante. Në përgjithësi ju jeni një shenjë shumë e ekuilibruar, por jeni lodhur duke justifikuar ata që janë pranë jush. Tani mos hezitoni të thoni atë që mendoni, dhe mos toleroni më që dikush të përfitojë nga disponueshmëria juaj.

Dashi, 4 yje:

Jeni një shenjë shumë pragmatiste dhe e drejtpërdrejtë, nuk hezitoni të thoni atë që mendoni. Nga nëntori do të keni një Jupiter shumë të mirë në favor. Për momentin duhet të bëni llogaritë me një Saturn pakëz nervoz. Emocione të reja lindin nga pikëpamja sentimentale. Kush ka një histori prej shumë kohësh, duhet të përpiqet ta forcojë. Vera ka qenë e rëndë për ndjenjat. Nëse keni mbyllur një histori në gusht, në dashuri ka ardhur momenti të përpiqeni të rekuperoni.

Virgjëresha, 4 yje:

Tani ka ardhur momenti që të arkivoni çështje që nuk shkojnë mirë për t’iu futur projekteve të reja në punë. Nëse keni diçka për të riparë, është shumë e rëndësishme në këtë periudhë që të prisni dhe të mos jeni shumë të nxituar. Eshtë periudhë e mirë për ata që kanë nevojë për mirëkuptim. Horoskopi i të enjtes këshillon që të bëni kërkesa. Përpiquni të keni një sjellje pozitive, është një periudhë interesante edhe për takimet dhe ndoshta për të çimentuar diçka të re.

Peshqit, 4 yje: 

Nganjëherë jeni shumë të disponueshëm dhe dikush mund të përfitojë nga dashamirësia juaj. Kushtojini vëmendje atyre që mund të përpiqen t’ju fusin në vështirësi, atyre që mbajnë mëri dhe përpiqen ta pengojnë suksesin tuaj sepse janë ziliqarë. Kjo është një periudhë e fuqisë së madhe, por përpiquni të përfundoni gjithçka deri në nëntor, sepse gjatë muajve të ardhshëm do të jetë më e vështirë për të  patur të njëjtat kushte të përparësisë, apo edhe mundësitë që mund të përfitoni gjatë kësaj periudhe.

Shigjetari, 3 yje: 

Kushtojini vëmendje asaj që thoni, sepse edhe nëse ju thoni gënjeshtra për një qëllim të mirë, mund të zbuloheni. Ju keni mundësinë të sqaroni shumë gjëra, në dashuri keni mundësinë të jeni pak më seriozë. Kjo është një periudhë që ju përgatit për një moment më të mirë dhe në të cilin do të ketë më shumë mundësi për sukses.

Demi, 3 yje: 

Në nëntor ju nuk do të keni Jupiterin në opozitë, por për momentin ka vështirësi. Do të dëshironit të arrinit shumë gjëra, por tani ju duhet të kënaqeni me atë që keni. Sot dhe nesër ju duhet të merreni me një Hënë paksa të çuditshme, t’i kushtoni vëmendje dikujt që dëshiron t’ju përfshijë në diçka që nuk ju bind dhe kjo mund t’ju bëjë të ziheni ngushtë. Mundohuni të flisni qartë.

Bricjapi, 3 yje: 

Këto ditë ju nuk doni t’i jepni askujt asgjë, në këtë periudhë ju nuk pranoni kompromise. Kjo është për shkak se ju keni shpresa të mëdha. Nëse diçka ka rënë, nëse diçka është mbyllur me të kaluarën, tani është koha për të lindur diçka të re. Paolo Fox ju fton të shkruani atë që dëshironi e zeza mbi të bardhë.

Luani, 2 yje: 

Ju jeni duke u përgatitur për një periudhë revanshi, por për momentin jeni në gjendje statike. Fundi i vitit dhe fillimi i vitit të ardhshëm do të jetë më i mirë. Nga nëntori do të ketë një evolucion, por tani ju duhet të prishni urat me të kaluarën ose të krijoni kontakte të reja dhe lidhje të reja me njerëz që mund t’ju ndihmojnë. Kushtojini vëmendje çështjeve të punës, ku është e këshillueshme që të jeni të kujdesshëm me menaxhimin e parave.

Ujori, 2 yje: 

Ka të ngjarë që të bëni disa sakrifica. Ka disa sakrifica dhe shqetësime që për momentin jeni të detyruar të vuani. Nga Nëntori me ndryshimet e Jupiterit, do të ketë lajme edhe për ju. Ju jeni penalizuar mbi të gjitha nga këndvështrimi financiar. Për momentin duhet të jeni të kujdesshëm. Gjithashtu, nga pikëpamja sentimentale, marrëdhëniet ndërpersonale vazhdojnë dhe është e këshillueshme që të jeni të kujdesshëm sepse kohët e fundit jeni shpesh të shqetësuar dhe të acaruar.

Leave a Reply

Back to top button