Zodiak

Horoskopi i PAOLO FOX, E ENJTE 22 NËNTOR 2018

DASHI

Dielli është në anën tuaj dhe kjo do të thotë se do të jetë një ditë e rëndësishme. Planetet e favorshme janë gjithsej 4: Dielli, Urani, Mërkuri dhe Jupiteri. Në këto ditë ju doni të sqaroni disa situata të pazgjidhura. Edhe nëse disa rrugë janë të vështira, problemet mund të zgjidhen. Në dashuri, fazë pozitive deri të shtunën. Do të ketë mundësi të jeni afër një personi të këndshëm ose të verifikoni forcën e një marrëdhënieje.

DEMI:

Kush në këtë periudhë ka gjetur veten duke vuajtur për dashurinë ose është afër një personi që ende nuk vendos, mund të ketë një sqarim deri në fund të muajit. Në dhjetor nuk do mund të ktheheni më pas. Ju jeni duke pritur ose ju duhet të jepni një përgjigje. Muaji i ardhshëm do të mbyllë të gjitha ato situata që nuk kanë më vlerë. Dikush tashmë ka përjetuar një fazë gjatë verës, të mbushur me paragjykime në dashuri.

BINJAKET:

Falë një pozicioni të veçantë të Diellit, mund të sqarohen disa situata që kohët e fundit kanë mbetur pezull. Kush ka probleme me një ortak, ose një bashkëpunëtor, do të gjejë mënyrën të shprehë idetë e veta. Mes të enjtes dhe të shtunës do keni mundësinë të flisni shumë dhe mund të ndodhë që edhe të shani dikë. Ka më shumë qetësi në dashuri, por sidoqoftë ende keni nevojë për siguri.

GAFORRJA:

Eshtë fazë delikate në dashuri, ka pak qartësi, edhe në idetë tuaja. Disa janë të pavendosur mes dy historish dhe ende nuk kanë kuptuar tek cila duhet të këmbëngulin. Ka dhe nga ata çifte që janë bashkë prej vitesh dhe ndokush dëshiron të gjejë ndoshta pak entuziasëm. Këto ditë jeni shumë polemizues dhe kjo nuk ndodh rastësisht. E diela do jetë ditë e rëndësishme.

LUANI:

Hëna disonante për fat të mirë nuk ndikon shumë në horoskopin tuaj, pasi ka shumë planete që ndikojnë pozitivisht. Kush ka pasur disa probleme në punë do të ketë mundësinë për të filluar përsëri dhe gjithashtu për të planifikuar të ardhmen. Në këtë fazë jeni ende nën presion, por ju e meritoni pak inkurajimin, madje edhe të kapërceni ndonjë problem të vogël.

VIRGJERESHA:

Ata që kanë lindur nën shenjën e Virgjëreshës kanë nevojë për konfirmim dhe siguri dhe në këtë fazë këto karakteristika bëhen një domosdoshmëri. Nga kjo mbrëmje deri të shtunën do të ketë një moment tensioni dhe gjithashtu një rënie fizike. Që nga pasdita është më mirë të shmangni zemërimin. Nëse vini re se diçka nuk është e drejtë, shtyjeni gjithçka për të dielën. Me një person të shenjës së Peshores ose Demit mund të ketë pak fërkime.

PESHORJA:

Gjendeni në një situatë ku siguritë nuk janë të shumta. Ka një mosmarrëveshje të vjetër për të zgjidhur. Kush ka ndryshuar punë gjatë verës po bën një gjë për të cilën nuk është i bindur. Në fushën profesionale po i jepni hapësirë personave që nuk vlerësojnë karakteristikat tuaja. Kujdes anën ekonomike, mund të ketë ndonjë problem edhe në dashuri. Në çiftet ku mungon energjia dhe siguria mund të lindë ndonjë debat.

AKREPI:

Në këtë ditë të enjte nuk ndiheni mirë në formë. Ndoshta ka patur ndonjë sinjal që nga mbrëmja e të mërkurës dhe tani po vuani pasojat. Dita më e mirë e javës për të zgjidhur ndonjë problem do jetë e diela, por më herët është më mirë të shmangni sforcimet që vetëm mund ta rrisin lodhjen. Ka nervozizëm.

SHIGJETARI:

Problemet dhe çështjet në pritje duhet të zgjidhen menjëherë, mos veproni midis të premtes dhe të shtunës sepse mund të keni disa probleme. Ju jeni në një periudhë disi të trazuar dhe madje edhe në dashuri keni disa ngatërresa. Fundjavë e zjarrtë për ata që kanë një marrëdhënie të vështirë. Përfitoni nga kjo ditë për të shmangur zvarritjen në kohë, të situatave që nuk shkojnë.

BRICJAPI:

Kjo e enjte ka një përmirësim të vogël në krahasim me fillimin e javës. Shumë prej jush, mes të hënës dhe të mërkurës, kanë pasur probleme. Shmangni polemikat me çdo kusht: nëse veproni gjithmonë për hesapin tuaj, duhet të kërkoni më shumë zgjidhje. Ky qiell ju shtyn drejt projekteve afatgjata. Marrëdhënie të rëndësishme që nga dhjetori, duhet vetëm të prisni edhe disa ditë.

UJORI:

Ditë stresuese, keni aq shumë gjëra për të bërë dhe thënë në këtë periudhë. Dikush nuk gjen fjalët apo ndihet i lodhur dhe jo i motivuar. Këtë javë, për të shpresuar tek një e ardhme më e mirë, duhet të bëni llogaritë me gjithçka që ka lindur keq në të shkuarën. Tani është pak vonë që të rekuperoni, pavarësisht qiellit të mirë këto ditë, por duhet të jeni pak më të qetë.

PESHQIT:

Nëse shpreheni në mënyrë shumë luftarake do të përfundoni në anën e kujt e ka gabim, kështu që lini mënjanë prepotencën! Deri të shtunën do të keni ndonjë dyshim, pikërisht për shkak të një sjelljeje jo të mësuar me diskutime paqësore. Dikush mund të ndihet i përfshirë në një debat, por bëni kujdes dhe mbani nën kontroll emocionet tuaja.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button