Zodiak

HOROSKOPI I PAOLO FOX, e hënë 10 dhjetor 2018

DASHI:

Që ju jeni në vijën e frontit është tashmë e qartë. Këtë ditë, përkundër Hënës disonante, do të jeni shumë aktivë. Shumë prej jush duan të rifitojnë kohën e humbur në vitet e fundit, në të vërtetë për një vit e gjysmë jeni duke kërkuar zgjidhje që nuk kanë ardhur kurrë. Edhe në punë keni dashur të përshtateni, por tani do të keni disa alternativa të tjera. Dashuria kthehet të jetë protagoniste në jetën tuaj.

DEMI:

Mund t’ju duhet të rrokni në ajër një shans. Ende nuk keni stabilitetin që do të ekzistojë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Dikush mund të ndryshojë vendndodhjen, ose do të duhet të përballet me një riakomodim. Në dashuri do të duhet të jeni të kujdesshëm, pasi ju duhet të përpiqeni të jeni të matur edhe në anën ekonomike, duke shmangur shpenzimet e tepërta.

BINJAKET:

Po nis një javë shumë më intriguese në krahasim me të kaluarat. NUk do të jetë e lehtë të ruani qetësinë. Mund t’ju kapë një formë agjitimi që nesër do jetë sigurisht më e ulët. Në këtë moment është kritike marrëdhënia me të tjerët. Ndoshta po përplaseni me një shef apo një ortak. Në dashuri bëni kujdes dhe zbusni fjalët. Fundjava do jetë shumë interesante.

GAFORRJA:

Me Hënën kundër mund t’ju ndodh të keni tension në mëngjes që lidhet me mosmarrëveshje familjare. Duhet të justifikoheni për gjëra që nuk i keni bërë ju. Mund të ketë nyje të pazgjidhura që mund t’jua vështirësojnë jetën. Dhjetori flet për dashurinë. Një dashuri që mund të mos ketë kundërvënie nga dëshira juaj për të dashur dhe nga vështirësi objektive. Mbi të gjitha duhet të bëjnë kujdes ata që jetojnë dy histori paralele, por edhe ata që janë vetëm dhe që kanë frikë të rifuten në lojë.

LUANI:

Ju do të jetoni një sezon të madh, në fakt shumë prej jush do të kthehen për të fituar. Është një periudhë kur nuk do të humbisni sfidat që duhen fituar. Në përgjithësi, horoskopi është një burim këshillimi që mund të zbatohet ose jo, por në këtë periudhë mund të vijnë propozime, por do t’ju takojë të vendosni nëse do të vazhdoni në rrugën tuaj ose do të ndryshoni rrugën. Mundohuni të jeni të qetë kur keni një shpirt të prirur për të luftuar, nuk është e lehtë. Dashuria për disa ditë është konfliktuale, kini kujdes.

VIRGJERESHA:

Së fundi jeni gati të filloni një javë në të cilën mund të keni një shërim të ngadaltë pas një periudhe të vështirë. Midis fundit të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit ju është dashur të hasni probleme burokratike ose financiare. Ju është dashur të shkoni tek ekspertët për të zgjidhur problemet dhe kjo ju kushton stres dhe madje edhe para. Në këtë fazë ju mund të sqaroni zonat me hije të jetës suaj.

PESHORJA:

Rifilloni me një gjendje të qetë pavarësisht se në mëngjes mund të keni ndonjë vonesë, apo ndonjë harresë, mbase edhe banale por e sikletshme. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me forcë të madhe. Nëse keni takime pune apo duhet të flisni me një person, do jetë më mirë të shtyni gjithçka për nesër.

AKREPI:

Yjet lajmërojnë një moment vërtet të rëndësishëm për të lindurit në shenjën e Akrepit. Tranziti pozitiv i Venusit do të flasë për dashuri konkrete. Në këtë moment po përpiqeni të ndiheni të angazhuar edhe se në krah mbase nuk keni njeriun e duhur. Një prej ditëve më të rëndësishme të javës që do të nisë, është e premtja.

SHIGJETARI:

NIs një javë e mirë. Ndoshta do ju duhet të bëni diçka të re dhe që mund të sjellë ndryshim të rutinës. Prej pak kohësh yjet tregojnë qëllimet tuaja për të ndryshuar jetën. Në këtë optikë, shanset për ta bërë do të jenë gjithnjë e më të shpeshtë, mbi të gjitha për ata që kanë një aktivitet të vetin. Niseni drejt një qielli të ri dhe drejt një momenti force. Edhe në dashuri kjo është periudha kur mund të keni rezultatet më të mira.

BRICJAPI:

Hëna ende në shenjë do të sjellë shqetësime të mëdha të brendshme, por yjet e ditës janë interesante. Nëse keni pasur një krizë me një person të Akrepit ose Peshqve, mund ta gjeni veten duke debatuar me të shumë herë. Krahasuar me periudhën e nëntorit dhe disa prej qëndrimeve paragjykuese të supozuara në muajt e fundit, tani është më mirë të ndërmerrni një hap prapa dhe të rishikoni vendimet tuaja. Edhe nën aspektin e shëndetit dhe trupit, ju nevojitet pak më shumë vëmendje dhe kujdes.

UJORI:

Fillim i matur i javës, ndonëse ju dilni nga një periudhë mjaft e komplikuar, e karakterizuar nga konflikte të ndryshme. Muaji nëntor u karakterizua gjithashtu nga problemet ekonomike dhe / ose në vendin e punës. Një kontratë mund të anashkalohet ose duhet të rinovohet. Ndoshta ju nuk keni marrë më të mirën prej vetes. Kur, për shkak të lodhjes së madhe, ju humbni ndjeshmërinë që të tjerët presin nga ju, duhet të pranoni kufijtë tuaj. Tani për tani është e rëndësishme të rimëkëmbeni gjatë kësaj dite, pavarësisht se mbrëmja do të sjellë pak acarim.

PESHQIT:

Në këtë moment situata është e çuditshme dhe ju ndjeni një nevojë të madhe për dashuri në familje, në shtëpi. Edhe ata që janë shumë të zënë me punë dhe nuk mund të kenë pushim, po mendojnë se si të organizohen për fundin e vitit. Tani jeni zhytur në një rrjet diskutimesh dhe tensionesh që sjellin sërish stres. Pavarësisht se sforcoheni për të bërë sikur nuk është kështu, kohët e fundit edhe nga pikëpamja fizike jeni shumë mirë. Në 48 orët e ardhshme ju duhet maturi.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button