Zodiak

HOROSKOPI i PAOLO FOX, E HËNË 3 DHJETOR 2018

DASHI:

Hëna është në opozitë dhe gjeneron një lloj kontrasti që pasqyron atë që ndodhi në nëntor, një muaj jo i lehtë për ndjenjat. Por tani mjaft me debate! Nga e diela pritet një ndryshim i madh, me Venusin që nuk është më kundër. Në këto ditë shumë do të jenë në gjendje të rrahin grushtat e tyre mbi tavolinë ose të fillojnë të hyjnë në optikën e harresës së një historie dashurie që përfundoi keq dhe që nga viti 2019 do të keni një mori mundësish të tjera!

DEMI:

Dhjetori është muaji i familjes dhe i dashurisë, gjëra me të cilat jeni shumë të lidhur. Në fakt, shumë njerëz duan të kenë më shumë intimitet dhe të gëzojnë festat. Java fillon me yje të mirë për ata që duhet të bëjnë kërkesa dhe të fillojnë planifikimin për një të ardhme më të mirë. Por kujdes financat: përpiquni të ruani diçka nga perspektiva e këtij transformimi. Dikush po mendon për një punë të re ose, nëse është në të vetën, një zyrë të re.

BINJAKET:

Java nis në një mënyrë pakëz devijuese duke qenë që jeni mendueshëm prej pak kohësh. Disa gjenden përballë situatash ndryshimi dhe ka një gjë që ju fut pak në siklet: referojani atë që po bëni personave të rinj, të cilët duhet t’ju kuptojnë. Ruani qetësinë në dashuri, mbi të gjitha këtë javë, sepse mund të ketë tensione, keqkuptime apo debate.

GAFORRJA:

Dhjetori mund të jetë për ju muaji i dashurisë apo pasionit, por mund të tregojë edhe shqetësim. Fillim jave interesant, me të martën dhe të premten ku do të keni Venusin dhe Hënën në favor. Në këtë rast kush ka një dashuri mund ta çojë përpara qetësisht, bashkë me ndjenjat që lidhen me persona që kanë një moshë të ndryshme. Kujdes sepse këtë periudhë është e vështirë të kënaqni zemrën tuaj dhe mund të bini në kurthe të rrezikshme.

LUANI:

Horizonte të rëndësishme në aspektin e studimit dhe punës! Dhe nga janari, një fazë shumë pozitive edhe në lidhje me ndjenjat. Disa prej jush po përjetojnë një revolucion në jetën e tyre dhe, në këto raste, ka edhe ditë me humor më pak të mirë. 2019 do të jetë vit i rëndësishëm, por të paktën deri të mërkurën këtë javë ju do të duhet të sqaroni disa çështje dhe vendosni kartat mbi tryezë. Edhe me koston e futjes në debate, në dashuri ose në punë.

VIRGJERESHA:

Yjet ende paksa të acaruar. Kush ka një problem duhet të përpiqet ta zgjidhë atë “me të mirë” dhe pa polemika. Të këmbëngulësh për fitimin e menjëhershëm nuk është e këshillueshme, veçanërisht në lidhje me çështjet kontraktuale. Ju jeni duke këmbëngulur në një proces të zbatimit të ideve tuaja që për momentin nuk duket i vlefshëm, por ju mund të kërkoni këshilla nga një i dashur për të kuptuar se ku jeni. Situatë rimëkëmbjeje në dashuri nga sonte!

PESHORJA:

Ditë e veçantë që ju jep një forcë të jashtëzakonshme. Por kujdes sepse do të zgjasë vetëm 24 orë, koha për të gjetur kurajë dhe për të thënë gjithçka që mendoni, pa e tepruar. Pra kujdes me fjalët, përndryshe mund të pendoheni për atë që thoni! Grumbulloni energjitë emocionale dhe dashurore për të enjten dhe të premten, kur mund të keni përgjigje të mira.

AKREPI:

KA ardhur momenti të thoni “të dua”. Shenjat e planetëve janë të gjitha: Venusi dhe Jupiteri janë në pozicion të mirë, Saturni forcon idetë tuaja dhe Mërkuri shtë në shenjën tuaj! DO jetë e pamundur t’i shpëtoni një ndjenje, duhet të përfitoni absolutisht! Kush e ka tashmë një dashuri do të zbulojë këto ditë vlerën e familjes. Në fushën e punës, mund të bëni zgjedhje që do ju shpien larg.

SHIGJETARI:

Ju duhet të filloni të mendoni për zhvillime të ndryshme në muajt e ardhshëm. Të martën do të keni një rënie të lehtë të energjisë: nëse duhet të merrni disa vendime në peshë, shtyjini ato të mërkurën ose, edhe më mirë, të enjten dhe të premten, ditë kur do të kënaqeni me Hënën në shenjë. Shpresa të reja priten në punë: nëse keni bërë gjëra të mira në të kaluarën, do të thirreni për të udhëhequr diçka të rëndësishme ose, deri në shkurt, të filloni një rrugë të re.

BRICJAPI:

Në këtë ditë ju jeni të vendosur, proaktivë dhe ambiciozë, por edhe të lodhur për shkak të Hënës disonante. Deri të mërkurën mund të shtyni një çështje pune ose të keni një përgjigje për diçka. Të shtunën dhe të dielën Hëna do të hyjë në këtë shenjë dhe në dhjetor mund të gjeni dashuri të vjetra ose të përfshiheni me të njohur të rinj.

UJORI:

Hapet një javë më e mirë se paraardhësja, edhe pse këtë periudhë keni shumë tensione. Në punë ka patur situata jo të mira dhe një shpresë që dukej se do ju ndryshonte jetën është fikur. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më interesante të javës. E kotë të ndiqni rrugë të ndjekura nga të tjerët, fitorja juaj është origjinaliteti. Mund të ketë tensione në familje, bëni kujdes.

PESHQIT:

Në dhjetor keni një mision për të përmbushur, të rigjeni dashurinë dhe harmoninë në familje. Disa miq që nuk shihnit prej kohësh më në fund janë rikthyer! Kush është transferuar duhet të bëjë zgjedhje të rëndësishme që i përkasin të ardhmes, ndërkohë që kush punon shumë duhet të rrijë pak më shumë kohë në shtëpi, apo në kontakt me persona që e bëjnë të ndjehet mirë. Javë gjithësesi interesante me kulmin mes të mërkurës dhe të enjtes.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button