Zodiak

HOROSKOPI I PAOLO FOX, e mërkurë 12 dhjetor 2018

DASHI:

Nëse e krahasojmë muajin dhjetor dhe muajin e kaluar, nuk mund të mos vërejmë se tani ka më shumë energji dhe forcë më të madhe. Nëntori ju ka shkaktuar shumë dhimbje koke, por tani do të gjeni zgjidhje shumë më të lehta. Edhe çiftet në krizë, tani dinë se si të sillen dhe si të zgjidhin disa probleme. E diela mund të jetë një ditë me emocione.

DEMI:

Evolucioni juaj nga këndvështrimi i punës është konfirmuar nga aspekti i shkëlqyer i Saturnit që do t’ju shoqërojë vitin e ardhshëm. Nëse do të duhej të ndryshonit biznesin tuaj ose duhet të përballeni me më shumë shpenzime biznesi, tani do të duhet të kontrolloni që gjithçka po funksionon siç duhet. Është një periudhë e ndryshimeve të mëdha që do të përsosen në prill 2019. Dashuria, në këtë moment, merr vendin e dytë dhe ky mund të jetë një problem.

BINJAKET:

Në këto ditë keni një tension të madh. Kjo është një e mërkurë që ju ndihmon të sqaroni. Nëse duhet të flisni apo të përballeni me një çështje të rëndësishme, do të jetë mirë të sqaroheni tani dhe të mos prisni më shumë. Dikush mund të ketë qortuar partnerin se e ka lënë mënjanë. E enjtja, e premtja dhe e shtuna do të jenë tre ditë të së vërtetës.

GAFORRJA:

Nuk duhet të lejoni t’ju shpëtojnë rastet. Shenja e Gaforres, kur dashuria nuk është e dëshiron dhe mendon se nuk ka qenë me fat që nuk e ka gjetur. Pastaj kur vjen dashuria, ka mijëra vështirësi që të lëshohet tërësisht. E megjithatë horoskopi juaj premton propozime, disa prej tyre shumë interesante. Nga e enjtja deri të shtunën do të jetoni tri ditë të rëndësishme për ndjenjat.

LUANI:

Në këtë periudhë problemet e vetme që mund të ndodhin janë ato në të cilat ekziston një konflikt më i madh për t’u kapërcyer. Momenti që dy njerëz fillojnë të debatojnë, është për shkak se ata kanë ide krejtësisht të ndryshme dhe për këtë arsye bien ndesh. Ky është një problem shumë i madh. Në fushën sentimentale, për momentin, jo të gjithë kanë fatin që të kenë personin e duhur në anën e vet. Ose e doni dikë aq shumë sa ai këmbëngul që të jesh pak kaustik ndaj jush.

VIRGJERESHA:

Eshtë i qartë qëndrimi për t’i bërë gjërat të qarta për të tjerët dhe është i njohur vullneti juaj për të vënë rregull në jetën tuaj, dhe gjithashtu në atë të njerëzve rreth jush. Nëse në këto ditë, pavarësisht angazhimit tuaj për të punuar, dikush nuk ju ofron atë që dëshironi dhe nuk ju falënderon, mund të jeni shumë të zemëruar. Kjo është një javë e rëndësishme, por përkundër kësaj nuk është e mundur të përjashtoni që mes ditëve të së enjtes dhe të shtunës mund të ketë disa polemika të vogla për t’u eliminuar.

PESHORJA:

Mërkuri gjendet në një tranzit të favorshëm që ndihmon të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë, shkruajnë apo të bëjnë një hap përpara. Sa më shumë që shkohet përpara në dhjetor, aq më shumë shpërblime do të keni. Vetëm të dielën do të ketë tension. Duhet të nënvizohet se favorizohen takimet dhe ky do të jetë një element i favorshëm, për ata që janë vetëm. Shenja juaj është ajo e çiftit, keni mirëkuptim me të gjithë. Për këtë arsye, dëshira e shumë prej jush është ajo e realizimit të një aktiviteti me njeriun që doni.

AKREPI:

Në periudhëne  fundit disa prej jush nuk kanë qenë mirë dhe u është dashur të kapërcejnë vështirësi. Edhe dita e mërkurë nuk do të jetë më pak. Mund të keni ndonjë gjendje të pakëndshme stinore, konflikte që duhet të lihen pas. E premtja dhe e shtuna, do të jenë ndryshe. Këshilla është që të mos përballeni me problemet në mënyrë të nxituar. Në fushën sentimentale shtë e çuditshme që nuk ekziston diçka e rëndësishme, nëse nuk jeni ju që jetoni në një vend ku është e ndërlikuar të bëni takime. Eshtë një moment kur shumë njerëz do të përqëndrohen tek ju.

SHIGJETARI:

Ata që kanë dashuri në sirtar ose që pas ndarjes duan të kthehen në lojë, duhet të shmangin vendosjen në një cep duke pritur për ngjarje. Ditët e enjte dhe të premte do të jenë shumë të zhytura në mendime. Për ata që kanë biznesin e tyre ose që duan të përjetojnë atë ndjesi aventure që është e lindur tek ju, kjo është një periudhë shumë e rëndësishme për të zhvilluar ide të reja.

BRICJAPI:

Kjo është një fazë e jetës suaj pak e lodhshme. Fillimi i javës ishte i rëndë. Bricjapit në përgjithësi i pëlqen të komandojë, por shpesh nuk arrin ta bëjë siç dëshiron. Çdokush që ka parë diçka të bjerë gjatë pranverës, tani është duke kërkuar siguri të reja dhe të rindërtojë. Prej të enjtes fillon një fazë e rimëkëmbjes emocionale.

UJORI:

Do të jetë një e mërkurë rekuperimi për të lindurit në shenjën e Ujorit. Eshtë e mundur që dikush është përballur me turne të lodhshme në punë dhe këto tre ditë ndoshta do të gjejë qetësi. Nuk ka qenë një nëntor i lehtë dhe nuk do të jetë as dhjetori. Kujdes rikthimit të historive që nuk janë të vlefshme. Venusi mund të shkaktojë kontraste apo mund të vërë në provë ndjenjat.

PESHQIT:

Duhet të bëni kujdes sot për polemikat e vogla që lindin prej lodhjes. Kjo nuk do jetë javë e lehtë dhe do të ketë kontraste. Pavarësisht se Venusi është në anën tuaj, këto ditë do ju shqoërojnë shumë dyshime mbi të gjitha nëse ka dy persona në jetën tuaj, apo nëse doni dikë që nuk arrini ta takoni sa doni. Jini shumë të matur.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button