Zodiak

Horoskopi i PAOLO FOX, e premte 30 DHJETOR 2018

DASHI:

Të premten, yjet do të rreshtohen në anën tuaj, për t’ju ndihmuar të kuptoni se çfarë nuk po funksionon në jetën tuaj dhe të përpiqeni të zgjidhni problemet që kanë ndodhur kohët e fundit në marrëdhëniet në çift. Nuk është e thënë që të gjithë kanë përjetuar një fazë krize, por shumëkujt do i ndodh të mos jenë të kënaqur. Në këtë periudhë, perspektiva interesante do të hapet, si në punë edhe në fushën sentimentale. Për këtë arsye, ata që janë në krizë mund të mendojnë që të hedhin edhe ndonjë sy rretherrotull.

DEMI:

Një person i dashur që nuk ju bën të ndiheni mirë ju shqetëson dhe madje ju shkaktont ension. Ndonjë problem lind edhe për shkak të mungesës së një përgjigjeje në dashuri. Në këto kushte marrëdhëniet me të tjerët mund të kushtëzohen nga stresi. Nuk jeni të qetë dhe kjo ndonjëherë ju bën edhe polemizues, por në fundjavë gjërat do të përmirësohen.

BINJAKET:

Në këto ditë ka konflikte por mos u jepni peshë emocioneve negative. Mbulohuni pak tani që po vjen i ftohti. Nga e enjtja në mbrëmje ndokush mund të dnihet jo mirë, por të shtunën dhe të dielën gjërat do të përmirësohen. Në 2019 do ia dilni të mbyllni gjithë marrëdhëniet që nuk i konsideroni të dobishme. Janari do të jetë një muaj prove, si për marrëdhëniet në dashuri, edhe për ato profesionale.

GAFORRJA:

Gjendja e acarimit që keni ju trazon edhe stomakun. Nga e enjtja në mbrëmje bëni kujdes për ndonjë problem familjar apo në punë. E shtuna dhe e diela nuk do jenë ditë shumë interesante. Duhet të kuptoni nëse gjatë fundjavës doni të rrini me dikë, por në fakt takoni dikë tjetër, dhe kjo është për ata që kanë në mendje dy marrëdhënie. Kush është vetëm mund të përfitojë për të bërë njohje të reja dhe dhjetori do jetë favorizues.

LUANI:

Do të jetë një fundjavë e rimëkëmbjes së madhe për ata që kanë lindur nën shenjën e Demit. Rigjallërimi juaj  juaj do të jetë i papritur aq sa mund t’ju befasojë, sepse vuani shumë nga stresi. Ju do të bëni të flitet për ju edhe nga njerëz që janë larg. Me pak fjalë, do të ktheheni në qendër të vëmendjes ashtu siç është e përshtatshme. Do të jetë një fundjavë vërtet e rëndësishme kjo që po vjen.

VIRGJERESHA:

Për ju është themelore të flisni me të tjerët, sepse ju intereson shumë të nuhasni se si e mendojnë njerëzit. Duke u përballur me personat që ju rrethojnë do të arrini edhe të fortifikoheni. Duhet të mbani mend se dhjetori do të jetë një muaj rekuperimi. Mbi të gjitha në marrëdhëniet me të tjerët dhe me familjarët do të keni pika për të luajtur në dobinë tuaj.

PESHORJA:

Fundjava do të sjellë rekuperim energjish, ndaj deri të dielën do të keni ditë force mbi të gjitha sa i përket marëdhënieve. Nuk duhet të nënvlerësoni takimet që do të bëni me personat e Shigjetarit dhe Demit. Peshorja është shenja e martesës dhe bashkëjetesës. Shumë prej jush arrijnë maksimumin kur arrijnë të përfshijnë njeriun që duan në interesat e tyre të punës.

AKREPI:

Fundi i javës do të karakterizohet nga një forcë e madhe. Po jetoni një fazë rebelimi të brendshëm. Duhet kujtuar se ata që kanë një aktivitet të tyrin, pavarësisht krizave të së shkuarës, tani mund të gjejnë një zgjidhje të re. Dikush mund të çlirohet nga një peshë dhe të jetojë më mirë. Rritet disponueshmëria në familje dhe në marrëdhëniet me të tjerët. Në këtë fundjavë duhet të përpiqeni të rekuperoni një ndjenjë të vërtetë.

SHIGJETARI:

Nuk mund të thuhet se kjo fundjavë nis mirë, por gjithësesi do të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndoshta e premtja nuk do të jetë e shkëlqyer, por më pas do të keni mundësi të rekuperoni. Ndoshta do të keni lodhje dhe stres në marrëdhëniet me të tjerët, por është normale duke parë që nuk ndaleni kurrë. Debatet në shtëpi më mirë shtyjini për në fundjavë.

BRICJAPI:

Muaji i nëntorit la shumë për të dëshiruar në lidhje me ndjenjat. Në rastin më të, gjithçka ka mbetur si më parë. Nëse jeni gjithmonë me të njëjtin person, mund të keni pasur ndonjë problem për të zgjidhur, ndoshta të ngritur nga ju vetë. Këshilla është që të kaloni në heshtje ditët e fundjavës.

UJORI:

Do të jetë një fundjavë e rëndësishme, në sajë të yjeve që po rriten. E gjithë ajo që nuk shkoi mirë gjatë javës mund të zgjidhet. E mërkura ishte dita më e rëndë. Problemi i shumë prej jush është stresi, për shkak të faktit që ju gjithmonë rendni sa në një anë në tjetrën. Në fund, megjithatë, vini re se e gjithë kjo nuk është e mirë për arkat, sepse shpenzimet janë më të larta se të ardhurat.

PESHQIT:

Të lindurit në shenjën e Peshqve janë të famshëm për akumulim emocionesh: nëse janë pozitive jeni njeriu më i mirë në botë, nëse janë negative bëheni menjëherë të dyshueshëm. Nuk ju mungon kurajo t’i tregoni vendin kujt nuk ka qenë i mirë me ju. Këshilla megjithatë është që të mos humbni kohë me hakmarrje të kota. Nëse keni probleme me një person përpiquni t’i zgjidhni pa polemika. Fundjava do jetë interesante për takimet.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button